POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Turqi, dasmorët u nisën për dasmë, përplasen në autostradë, plagosen 14 prej tyre (FOTO)

Fota nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, pasi një minibus me 16 dasmorë është përplasur me barrierat në një autostradë, duke lënë të plagosur 14 prej tyre.

Bëhet e ditur se automjeti është përplasur me barrierat dhe më pas u përmbys në mes të rrugës pasi i plasi një prej gomave. Raportohet nga mediat lokale se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën që lidh Stambollin me Bursën. Dasmorët ishin nisur nga Arnavutkoy (Fshati shqiptar) për në Bursa, ku do të merrnin pjesë në dasmën e një të afërmit të tyre.

Mirëpo në vendngjarje mbërritën menjëherë disa ambulanca ku dhanë ndihmën e par, e më pas të plagosurit i transportuan në spitalet më të afërta. Fatmirësisht bëhet e ditur se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.

a.de.
Komento