POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Sfoliatë me patate dhe Supë magjerica

Receta e parë : Sfoliatë me patate ( byreçka)

Përbërësit :

1 petë sfoliatë

2 patate

100 gr proshutë coto ose spek

100 gr djath i tymosur

Rozmarinë

Përgatitja :

Fillimisht hapim sfoliatën dhe e ndajmë atë në 6 pjesë, të cilat i shpojmë me ndihmën e një piruni.

Në secilën prej copave vendosim horizontalisht një copë proshutë coto ose spek. Mbi të vendosim 4 copa shumë të holla patate dhe një copë djath. Mbledhim anët e proshutës deh e palosim në dysh secilën nga copat e sfoliatës. Fiksojmë anët me majat e pirunit  , dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 º C për 30 minuta.

Receta e dytë : Supë magjerica

Përbërësit :

300 – 400 gr të brendshme qengji

40 gr gjalp

4 qepë të njoma, (pjesa e bardhë)

40 gr oriz

1 kokërr vezë

½ lëng limoni

Kopër

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Lajmë mirë të brendshmet e qengjit dhe i lëmë të ziejnë në ujë të valuar. Më pas i nxjerrim nga vala , i lëmë të ftohen dhe i presim në kubikë të vegjël.Lajmë qepën dhe pjesën e bardhë të saj e presim në rrathë të hollë.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdism qepën sat ë zbutet pak ( jo të marrë ngjyrë). Shtojmë të brendshmet dhe i kaurdisim së bashku me qepën. Shtojmë lëngun e tyre, ose lëng mishi nëse kemi dhe i lëmë të ziejnë.

Në momentin që merr valë shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. E lëmë të bjerë vala për 2- 3 minuta. Ndërkohë rrgullojmë shijen me kripë . rrahim vezën dhe shtojmë në të 2 lugë gjelle ujë të ftohtë dhe lëngun e limonit. Shtojmë pak nga pak lëng supe dhe më pas e trazojmë së bashku me supën. Në fund shtojmë kopër të grirë hollë e piper të zi. E shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

a.ko./al.sp.
Komento