U arrestuan për 54 kg kokainë, shqiptarët blejnë lirinë në Spanjë duke paguar miliona euro

Në javët e fundit shqiptarët kanë qenë në qendër të medieve spanjolle për trafikun e kokainës. Pak ditë më parë u arrestuan dy shqiptarë për një ton kokainë që u trafikua nga Kolumbia në Madrid me avionë të vegjël.

Ndërsa ditët e fundit prokuroria në Pontevedra ka dërguar dosjen në gjykatë për një tjetër grup shqiptarësh që trafikonin kokainë nga Europa Lindore në Spanjë. Banda ishte vendosur në hetim nga 2016, ndërsa lideri i saj që është shqiptar është ende në kërkim.

Herën e fundit, sipas spanjollëve ai ishte lokalizuar në Valencia, por autoritetet nuk arritën që ta arrestonin. Megjithatë të arrestuar janë dy shqiptarë të tjerë, shpërndarës të kokainës në Spanjë.

Ata janë Sokol R. dhe Rinush G. mes  6 të pandehurve, që iu sekuestruan 54 kg kokainë në vitin 2016. Për Rinush G. u kërkuan 18 vite burg, ndërsa për Sokol R. 11 vite burg. Por ajo që ka habitur spanjollët lidhet me fuqinë ekonomike të organizatës kriminale për faktin se Sokol R. ka dalë nga burgu me kusht duke paguar garanci 1 milion euro.

Të frikësuar se edhe personat e tjerë që janë të arrestuar mund të kërkojnë lirinë në të njëjtën mënyrë, prokurori ka kërkuar që ndaj të pandehurve të tjerë të kërkohet garanci 7.5 deri në 9.5 milionë Euro.


Shkrimi ne mediat spanjolle per shqiptaret

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë