U shfaq në krah të Ramës, Zamira Rami mesazh LSI: Mbi interesat partiake kam vendosur ...
Kryebashkiakja e LSI në Gjirokastër, Zamira Rami, ka sqaruar pozicionin e saj, pasi u shfaq ditën e djeshme në krah të kryeministrit Edi Rama. Rami pyet se çfarë të mire do kishte vendi po të sillej ndryshe.
Zamira Rami me Edi Ramën
Kryebashkiakja e LSI në Gjirokastër, Zamira Rami, ka sqaruar pozicionin e saj, pasi u shfaq ditën e djeshme në krah të kryeministrit Edi Rama.
Kryebashkiakja Rami shkruan në ‘Facebook’ se e quan tepër të rëndësishme vëmendjen e Ramës dhe qeverisë ndaj bashkisë së Gjirokastrës, duke shtuar se bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij vendor është vendimtar për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së komunitetit.
Të dashur bashkëqytetarë. Këto ditë kemi mysafir në Gjirokastër Kryeministrin e Shqipërisë dhe kabinetin e tij. Personalisht e quaj tepër të rëndësishme vëmendjen e tyre ndaj Bashkisë tonë pasi jo vetëm në kushtet e sotme, por gjithmonë, bashkëpunimi midis pushtetit qëndror dhe atij vendor, është vendimtar për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së komunitetit.
Personalisht kam ardhur në postin e Kryetares së Bashkisë si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe politikisht jam dhe do të jem pjesë e kësaj force, por mbi interesat politike unë kam marrë përsipër për të drejtuar Bashkinë, mbi interesat partiake unë kam vendosur dashurinë dhe përgjegjësinë për Gjirokastrën. Nga ana tjetër mendoj se nuk ka asgjë të keqe të përballesh me problemet e njerëzve dhe kur këtë e bëjnë bashkë, njëkohësisht të dy pushtetet nuk lënë vend për hamendje tek njerëzit, prandaj për këtë e falënderoj Kryeministrin që më ftoi të jem pjesë e panelit të llogaridhënies.
Çfarë të mire do të kishte Bashkia dhe komuniteti i saj nëse unë do të sillesha ndryshe? Unë jam e qartë në veprimet e mia prandaj për të shuar të gjitha hamendjet e ngritura në disa media mbi takimet dhe të gjithë qëndrimin tim gjatë turit të Kryeministrit dhe Kabinetit Qeveritar, sqaroj se ato kanë të bëjnë, së pari me mikpritjen Gjirokastrite ku mysafiri nderohet dhe nuk i kthehen krahët dhe së dyti sepse vlerësoj se nuk ka më të rëndësishme se vëmendja e Qeverisë ndaj Gjirokastrës. Të gjitha hamendjet e tjera nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin tim. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë!
Zamira Rami, kryebashkiake e Gjirokastrës
(Reagimi i Zamira Ramit)
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.3%
-
Keq
63.1%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 632
Lajme të tjera
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
Spitali i Gjirokastrës fluks pacientësh nga alergjitë e stinës! Mjekja: Mos neglizhoni, kalon në astmë bronikale
24 Prill, 15:30
Shume e drejte, mbi interesat e partise me duhet te shikoj interesat e MIJA PERSONALE........ Ju lumte pushka juve, por me teper atyre qe ju votojne edhe besojne tek ju.
Përgjigju