POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Uellsi fiton derbin kundër Irlandës, Gjermania dhe Franca ndahen pa gola

Gareth Bale duke festuar golin

Kombëtarja e Francës dhe Gjermanisë janë ndarë me nga një pikë në sfidën e zhvilluar në Allianz Arena të vlefshme për Ligën e Kombeve. Edhe pas shumë goditjeve të mira drejt portës asnjë nga lojtarët nuk ia doli që të zhbllokonte rezultatin.

Në ndeshjen tjetër, Uellsi i Ryan Giggs mundi me lehtësi Irlandën në derbin britanik me rezultatin e thellë 4-1. Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë me Lawrence dhe më pas Gareth Bale dyfishoi rezultatin.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë ishte Ramsey ai që mbylli ndeshjen. Në pjesën e dytë Roberts katërfishoi rezultatin, ndërsa Williams shënoi golin e nderit për irlandezët.

Në ndeshjet e tjera, Republika Çeke barazoi ndaj Ukrainës, ndërsa Norvegjia mposhti me rezultatin 2-0 Qipron me dy golat e Johansen. Bullgaria fitoi 2-1 ndaj Sllovenisë duke fituar 2-1 falë golave të Kraev, Gjibraltari është mposhtur 2-0 nga Maqedonia ndërsa Letonia dhe Andorra janë mjaftuar me një barazim.

ke.mu.
Komento