Universiteti i Korçës/ Administrata vjedh paratë, naftën e librat, abuzim me dietat

Universiteti i Korçës/ Administrata vjedh paratë, naftën e librat, abuzim me dietat

Universiteti i Korçës

Administrata e Universitetit të Korçës “Fan S. Noli” ka bërë ‘rrush e kumbulla’ paratë e studentëve gjatë viteve 2016-2017. Anëtarët e Bordit të Administrimit të Universitetit të Korçës, në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, kanë shpërblyer veten me dieta dhe paga mujore. Ky është një ndër konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në raportin e auditimit të veprimtarisë financiare të këtij universiteti. Raporti është miratuar në vitin 2018, ndërsa periudha e auditimit përfshin vitet 2016-2017. “Me vendimin e Bordit të Administrimit (BA) nr. 16, datë 27.07.2017, është përcaktuar masa mujore e shpërblimit për anëtarët e Bordit të Administrimit me nga 35 mijë lekë dhe kryetari i tij me 40 mijë lekë. Këtu përfshihet dhe rimbursimi i shpenzimeve dhe trajtimi financiar me dieta, duke i shtrirë efektet nga muaji dhjetor 2016. Kjo vendimmarrje përbën edhe konflikti interesi, pasi Bordi i Administrimit nuk ka tagër ligjor të përcaktojë tarifat e shpërblimit për vetveten. Anëtarët e Bordit të Administrimit kanë përfituar padrejtësisht më tepër sesa përcaktimet ligjore dhe shpërblimi për Bordin e Administrimit është në konflikt interesi, me dëm në shumën 1,182,631 lekë”, thuhet në raportin e KLSH.

100 mijë litra karburant
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se administrata e universitetit ka blerë 99,984 litra karburant pa dokumentacion justifikues. “U konstatua se, gjatë periudhës objekt auditimi (2016, 2017), janë kryer shpenzime dhe janë bërë dalje karburante për gjithë veprimtarinë mësimore dhe ndihmëse, në sasinë 99,984 litra dhe në vlerën 15,059,295 lekë pa asnjë dokumentacion justifikimi të këtyre shpenzimeve. Sa sipër, është vepruar në shkelje të parimeve dhe kërkesave të ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “ Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, ligjin nr. 10296, datë 26.12.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar dhe UMF nr. 30. 20111 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar dhe shuma prej 15,059,295 lekë konsiderohet si shpenzim i kryer pa efektivitet”.

1164 libra
Sipas KLSH nuk ka asnjë dokumentacion për justifikimin e shumës prej 727,500 lekë për blerjen e 1164 librave. “Nuk ka asnjë praktikë shkresore e administrative për justifikimin e shumës prej 727,500 lekë, që u përkojnë 1164 librave libra, (nga një kontingjent prej 9900 copë libra të siguruara nga donatorët në kuadër të projektit “ ”), dhe që u janë dhuruar universiteteve të tjera. Është vepruar në kundërshtim me kërkesat e pikës 34, të Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve ne njësitë e sektorit publik” i dyshuar. Për parregullsitë e mësipërme, kjo shumë prej 727,500 lekë është shpenzim i pajustifikuar e pa efektivitet”, thuhet në raport. Gjithashtu, administrata e Universitetit të Korçës “Fan S. Noli” ka shpenzuar 366,300 lekë për aktivitetin e dhurimit të 330 librave, në një kohë kur aktiviteti ishte kryer 3-4 vite më parë.

Udhëtimet dhe pritjet
Administrata e Universitetit të Korçës ka abuzuar edhe me udhëtimet jashtë vendit si dhe me pritjet e përcjelljet. “Dëmi ekonomik i arkëtueshëm nga përllogaritja e gabuar e dietave për udhëtimet jashtë shtetit është për 245 euro, ose 32,671 lekë, sa paguar padrejtësisht dhe sa likuiduar pa dokumentacionin e plotë, të pa nënshkruar rregullisht, dhe për pasojë, është vepruar në shkelje të Vendimit nr. 870 datë 14.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin e punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, të ndryshuar dhe kërkesave të Udhëzimit të Ministrit të Financave me nr. 22, datë 10.7.2013 dalë në zbatim të këtij vendimi. Ka shkelje në respektimin e kuotave financiare të pritjeve dhe përcjelljeve zyrtare realizuar me rastin e 45 vjetorit të UFSNK, me dëm në vlerën 56,100 lekë, vepruar në kundërshtim me përcaktimet e pikës nr. 3, të VKM nr. 243, datë 15.5.1995, “Për pritjet, përcjelljet dhe trajtimin që u bëhen delegacioneve të huaja”, ndryshuar”, vijon raporti.

Abuzimet e tjera
Në raportin e KLSH hidhen dyshime të forta për përvetësimin e 272 copë bojëra printerësh dhe fotokopjesh. “Në listën e artikujve të propozuar nga komisioni i vlerësimit për nxjerrje jashtë përdorimit për periudhën objekt auditimi, rezultojnë disa artikuj dhe vlera materiale (artikuj magazine), të nxjerra jashtë përdorimit në sasi dhe vlerë të konsiderueshme, Referuar procesverbaleve të mbajtura në magazinën e institucionit, rezulton se janë nxjerrë jashtë përdorimit dhe asgjësuar 272 copë bojëra printerësh dhe fotokopjesh, me shënimin se këto bojëra janë “tharë”, në vlerën 1,371,491 lekë, për të cilat nuk është kryer asnjë analizë dhe nxjerrje përgjegjësie”, thuhet në raport. Po sipas raportit nuk janë realizuar procedurat e prokurimit për blerje kompjuterësh dhe pajisjesh të tjera kompjuterike në shumën totale prej 1,382,000 lekë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, pasi është pranuar fatura e thjeshtë tatimore e lëshuar nga subjekti privat në vlerën 1,382,000 lekë pa asnjë procedura prokurimi.

Tenderat
Sipas KLSH, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë në disa tendera nuk ka zbatuar dhe respektuar përcaktimet ligjore; nuk ka siguruar frymën dhe parimet bazë të ligjit për prokurimin publik lidhur me efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, të kryera, të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të ulë shpenzimet procedurale; të nxisë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik; të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë; të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik. Nga universiteti nuk rezulton të jetë kryer në respektim të nenit 59 të ligjit për prokurimin publik, për fondin limit, pasi nuk është ndjekur asnjë nga hapat e përcaktuara në këto dispozita. “Njësia e Prokurimit në procedurat kërkesë për propozim, procedurë e cila zë rreth 70% të llojit të procedurave të tenderimit nga ky Universitet, lidhur me përzgjedhjen e OE ka dokumentuar me proces verbal përzgjedhjen e tyre, por në asnjë rast nuk është argumentuar përse janë përzgjedhur këto operatorë”, thuhet në raport.

Manovra abuzive
Kontrolli i Lartë I Shtetit ka konstatuar një manovër abuzive me tenderin e rikonstruksionit të godinës së ish konviktit të Shkollës Mekanike. “Nga auditimi i ushtruar mbi dokumentacionin teknik të zbatimit të punimeve të objektit u konstatua se kontrata me objekt “Rikonstruksioni i godinës së ish konviktit të Shkollës Mekanike” për fondin limit 70,829,958 lekë pa TVSH, është lidhur më datë 30.05.2017, me OE fitues…, me vlerë të ofertës 43,247,820 lekë, e cila ka rezultuar me çmimin më të ulët, rreth 39% më pak se fondi limit i llogaritur. Nga ana tjetër, është nënshkruar kontratë shtesë më datë 20.10.2017, midis Autoritetit Kontraktor Universiteti "Fan S. Noli" dhe bashkimit të operatorëve ekonomik….në vlerën prej 10,379,013 me TVSH, ose në masën 19.9 % të kontratës fillestare. Shtesa e kontratës përfshin ndryshime në volume të kontratës fillestare, zëra të rinj të ndryshuar, shtesa në punime elektrike, punime kompjuterike dhe të vëzhgimit. Në dosjen teknike u konstatua se mungonin mbi 95 % të librezave të masave, (të cilat nuk gjendeshin në dosjen teknike të objektit). Pra, argumentimet e rritjeve të volumeve të punimeve nuk justifikohen me llogaritje metrike me librezën e masave”, thuhet në raport.

Faksimile e Raportit të Auditit të KLSH në Universitetin e Korçës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 21/12/2018 20:04

    Po nuk u shkri ky sistem unevesitar miliarda euro ti vene do i vjedhin prape prandaj studentete nuk dine se cfare kerkojne

    Përgjigju
  • ulpjani: 21/12/2018 16:48

    Pse vetem Korca e Vlora? Po Durresi? Gahaci i Durresit ka bere namin. Prokuroria speciale (SPAK) duhet te merret me korrupsionin ne Universitete. Ne burg te futen rektoret qe kane vjedhur parate e studenteve duke filluar nga Dhori Kule dhe gjithe te rjeret qe kane abuzuar..

    Përgjigju
  • Ish Studenti Vlorë: 21/12/2018 07:27

    Po pse vetëm Korca, po Vlora?? Vlora më keq akoma studentët duhet ti kishin rrjepur të gjallë Rektorët dhe ca ka staf nga pas, ata kan bërë orgjira me Lekët e studentve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot