POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Varfëria shtyn të rinjtë e Kurbinit drejt vjedhjeve, ankohen banorët

Vjedhjet në banesa në qytetin e Kurbinit dhe rrethina janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Në prag dhe në mbarim te festave të fundvitit vjedhjen e shtuan, ndërsa banorët raportojne vjedhjet janë një shqetësim i vjetër në këtë qytet. 

Banorët shprehen për mediat se shkaku kryesor i vjedhjeve është varfëria dhe papunësia sidomos tëk të rinjtë.  Ata shprehen se policia duhet të shtojë kontrollet pasi ndihen të pasigurtë. 

Vjedhje ka sa të duash. Ne pallatin tim ka  nje muaj e gjysmë , qe u bë një vjedhje. I janë marrë dikujt 30 mijë euro brenda në shtëpi. Nuk janë gjetur autorët.

Shprehet një qytetar

Vjedhje ka pasur, probleme normal qe mund të krijohen nga papunësia e të gjitha. Bashkia nuk e mbështet fare rininë, ndërkohë që papunësia është tepër e madhe.

Shperhet një qytetar tjetër

Elton Laska avokat në qytetin e Lacit shprehet se autorët e vjedhjeve që ndalohen nga policia janë kryesisht minorenë. Laska shton se ata vijnë nga familje të varfra, pasi prindërit e tyre në shumë raste nuk kanë mundësi as të paguajnë avokat. 

Problematika e vjedhjes është një problem social mbi të gjitha. Kjo ndodh kryesisht për problemet ekonomike që kanë të rinjtë të cilët gjejnë të vetmen mënyrë vjedhjen. Këta të rinjë që bëjnë këta vepra penale në masë më të madhe janë edhe përdorues narkotikësh. Të shtyrë nga probleme që kanë më drogën bie pre e vjedhjeve dhe futen në një reth vicioz nga i cili nuk arrijnë të dalin dot.

Elton Laska, avokat në qytetin e Laçit

Ndërkohë i njëjti problem si në Kurbin është edhe në Mirditë dhe Rubik.

al.sp.
Komento