POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dhuna në 'Rrugën e Kombit', 23 të arrestuar, Spaho: I lironi urgjent ose situata eskalon

Tensionet dhe deklaratat e forta kanë shoqëruar edhe sot qytetin e Kukësit, një ditë pas protestës së dhunshme në pikën kufitare të Kalimashit, ku protestuesit u përplasën me policinë dhe dogjën sportelet e pikës kufitare. Disa qytetarë të kukësit, shoqëruar dhe nga deputetët e PD dhe LSI, kanë shkuar mesditën e sotme para komisariatit të Kukësit, duke vijuar protestën pas ndalimit të 23 personave nga policia, të cilët akuzohen për dhunën e ushtruar ndaj uniformave blu gjatë protestës së djeshme. Policia publikoi emrat e protestuesve të arrestuar për dhunën, të cilët janë prangosur gjatë orëve të vona të natës nga RENEA dhe FNSH. 

Deputetët e PD dhe LSI zhvilluan një takim me drjetorin e Policisë së Kukësit, të cilit i kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar. Nga ana e tij, kryepolici i qarkut verilindor ka refuzuar kërkesën e ligjvënësve, duke sqaruar se protestuesit kanë shkelur ligjin dhe nuk mund të lirohen. Pas daljes nga takimi me kryepolicin, deputetët deklaruan se situata do të përshkallëzohet edhe më tej, nëse nuk lirohen personat e arrestuar, ndërsa janë larguar nga komisariati së bashku me protestuesit. 

“Urdhërarreste janë lëshuar për 24 të arrestuarit. Po kaq janë edhe në kërkim. Të arrestuarit i kanë dërguar në Tiranë dhe nuk janë këtu në Kukës. Nëse do vazhdojnë me formë të tilla represive, situate mund të eskalojë. Shpresoj që ky zë të jetë dëgjuar. Në varësi të situatës do mbajmë qëndrimet tona”

Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të PD

"Duhet dialog për tarifën e vendosur nga qeveria. Çdo acarim i mëtejshëm i situatës është i dëmshëm. Jam në krah të qytetarëve të Kukësit. Policia të vlerësojë me qetësi situatën, të mos kalojë kompetencat. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë qytetarëve, kjo kërkesë është e panegociueshme. Kukësi nuk meriton të damkoset, ne dënojmë dhunën, por i mbështes qytetarët e mi në të gjitha kauzat. Të gjithë të ruajnë qetësinë në veprimet e tyre. Qeveria të reflektojë, të bëjë detyrën dhe të mos i lërë qytetarët vetëm"

Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit

Edhe protestuesit kërkojnë lirimin e protestuesve para komisariatit, duke vijuar kundërshtimin e taksës 5 euro në 'Rrugën e Kombit', me pretendimin se nuk e përballojnë dot. Për mikrofonin e Report Tv, protestuesit 'kërcënojnë' se do të vazhdojnë protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit, duke kërkuar që taksa të jetë 100 lekë, ndërsa hedhin akuza të forta ndaj policisë, duke thënë se i kanë terrorizuar dhe trajtuar si serbë.

"Na ka bërë provime policia, na ka sharë, na ka ngrit gishtin, na ka sulmuar me gurë. Unë kam qenë dje dy orë në spital se më dhunoi policia. Qeveria të lirojë një orë e më parë të arrestuarit. Vëllai im u mor si kriminel nga policia në 3 të mëngjesit"

Vëllai i një protestuesi të arrestuar

"Policia na trajtoi si të ishim serbë. Na bënë masakër. Na terrorizuan në mes të natës. Ne nuk do të lëvizim nga këtu për të kundërshtuar taksën. Ne kemi votuar dhe do votojmë për Sali Berishën, se këtu rrugë e ka bërë ai. Ne nuk jemi kundër taksës në rrugë, por jo kaq e lartë. Të jetë 100 lekë. Është katastrofë të japësh 5 euro për 20 km rrugë"

Famijari i një protestuesi të arrestuar

"Unë e kam për turp t’i them kryeministër Edi Ramës, nuk mund të quhet kryeministër. Të gjithë të shoqëruarit i kanë dërguar në Tiranë, ju kanë bërë spektakël. Fola me djalin, i kanë çuar në kryeqytet"

Babai i një protestuesi të arrestuar

Ndërkohë, pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës. Nga ana e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u paralajmërua se do të arrestohen organizatorët dhe dhunuesit e policisë.

Policia ka komunikuar 23 urdhër-arreste për protestuesit, mbi të cilët rëndojnë katër akuza, siç janë: ‘Shkatërrim prone publike’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Tubim i paligjshëm’ dhe ‘Kundërshtim i forcave të policisë’



Forcat e RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe kanë shoqëruar dhjetëra persona, ku janë lëshuar 36 urdhër- arreste, 23 prej të cilëve janë ekzekutuar, ndërsa 13 persona të tjerë ndodhen në kërkim.

Policia gjatë mëngjesit të sotëm në Kukës

Kamera e Report Tv ka shkuar dhe mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, ku duken makinat e RENEA, që kanë rrethuar zonën dhe vijojnë aksionin edhe sot.


(Makinat e RENEA sot në Kukës)

Një video e patrullimit të forcave RENEA në qytetin e Kukësit është publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha pretendon se ato paraqesin qytetin e Kukësit, ku forcat speciale janë në aksion për kapjen e autorëve.

Video e policisë në aksion natën e sotm në Kukës

Ora 08:52
Flasin banorët në Kukës: Policët na terrorizuan, na erdhën me armë e maska në 4 të mëngjesit

Një ditë pas protestës së dhunshme në pikën kufitare të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, forcat e shumta të RENEA kanë ‘blinduar’ qytetin verilindor, duke kryer kontrolle për kapjen e personave të përfshirë në protestë.

Report Tv ka arritur të kontaktojë disa persona, të cilët kanë pohuar se janë kontrolluar nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shumë qytetarë janë mbledhur sot para komisariatit në Kukës, me pretendimin se u janë arrestuar familjarët e tyre.

Banorët për Report TV pas kontolleve të policisë

“Policia na ka ardhur në 4 të mëngjesit për kontroll. Arrestimet për pjesëmarrje në protestë. Policia me armë dhe maska në duar, na terrorizuan. Nuk e dimë ku i kanë çuar të afërmit tanë”, thanë ata.

Ora 10:56
Protesta e dhunshme në Kukës, deputetët e PD-LSI takim me banorët

Një ditë pas protestës së dhunshme në pikën kufitare të Kalimashit, në Kukës, deputetët e LSI dhe të PD kanë shkuar në qytetin verilindor dhe po zhvillojnë takime me banorët.

Report Tv bën me dije se në Kukës kanë shkuar deputetët e LSI, Endrit Braimllari, Përparim Spahiu, Floida Kërpaçi dhe Nora Malaj, të cilët shoqërohen dhe nga deputetë të djathtë të degës Kukës.

Ata po zhvillojnë takime me banorët, të cilët një ditë më parë protestuan kundër taksës në Rrugën e Kombit, duke djegur sportelet në pikën kufitare.

Ora 12:55
Kuksianët 'kërcënojnë' Ramën: Të nisë flaka nga Kukësi dhe ta marrë zvarrë 'serbin'

Deklarata të forta kërcënuese kanë ardhur dhe ditën e sotme nga qyteti i Kukësit, aty ku vijon protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit. Protestuesit janë mbledhur sot para komisariatit të Kukësit, ku thonë se do të vijojnë protestat kundër kësaj takse, që sipas tyre, është e papërballueshme.

Ata kërkojnë që taksa në rrugë të jetë 100 lekë, ndërsa akuzojnë policinë se i ka terrorizuar dhe trajtuar si serbë pas protestës së djeshme, ku u dogjën sportelet e pikës kufitare të Kalimashit.

Banor 1: Policia na provokoi, pastaj ju përgjigjën protestuesit. Ne bëmë protestë paqësore.

Banor 2: Taksa është e papranueshme. Jemi qarku më i varfër. Kjo nuk është e mirë për Policinë e Shtetit të bëjë raprezalen në Kukës. Jemi një popull i shtypur, ndaj dhe nuk kemi si t’i themi qeverisë ‘boll me këto reprezale’.

Banor 3: Populli i Kukësit është më i varfëri në historinë e Shqipërisë. Nuk kam frikë as qeverinë, as Ramën. Këtu është më zi se në kohën e Enver Hoxhës, këtu të fotografojnë me të gjetur sikur ke bërë ndonjë krim makabër. Të nise flaka nga Kukësi dhe ta ngrejë zvarrë atë serb.

Banor 4: Populli i Kukësit është ai që priti në 1999 kosovarët, jemi më bujarët. Është terror, policia futet natën nëpër banesa. Ne kemi qenë emigrantë, nuk ndodhin këto në botë.

Ora 13:19
Protesta e dhunshme, reagon policia: Arrestuam 23 persona, ja emrat

Policia e Kukësit ka zbardhur emrat e 23 protestuesve të arrestuar, pas protestës së dhunshme të ditës së djeshme në pikën kufitare të Kalimashit, ku u dogjën dhe sportelet.

Njoftimi i policisë:
Policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Kukes për 23 shtetas. Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar ne date 31 mars në Rrugën e Kombit, prane Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.

Jane ekzekutuar urdher ndalimet per keta shtetas:
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Vijon puna per ndalimin e personave te tjere te shpallur ne kerkim. 

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal.

Ora 13:55
Deputeti i PD thirrje Ramës: Larg duart nga heronjtë e Kukësit, do marrësh shpejt përgjigje

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë duart nga heronjtë e Kukësit, ndërsa policia të tërhiqet urgjentisht dhe t’iu bashkohet atyre në protestë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ pas ndalimit të 24 protestuesve, Balliu shkruan se arrestimet enveriste për të trembur heronjtë e Kukësit nuk d t’i ndalojnë apo të trembin shqiptarët. Ai shton se shqiptarëve nuk mund t’iu merret fryma si Edvinoviçit dhe se i gjithë vendi do t’i japë përgjigjen e merituar kryeministrit.

"O MJERAN FRIKACAK I VETMUAR LARG DUART NGA HERONJT E KUKËSIT. I bëj thirrje forcave të Policisë të tërhiqen urgjentisht dhe ti bashkohen heronjve të Kukësit në protestë kundër këtij regjimi mafioz dhe diktatorial.

Arrestimet enveriste për të trembur herojntë e Kukësit nuk do ti ndalojnë apo të trembin shqiptarët. Shqiptarëve nuk ju merret fryma si EDVINOVIÇIT. Këto janë provokime të cilat do të marrin përgjigje të shpejtë. Edhe një herë i bëj thirrje Policisë të distancohet nga këto arrestime enveriste. Kukësi dhe i gjithë vendi do ti japë përgjigjen e merituar EDVINOVIÇIT"

Klevis Balliu, deputet i PD

Ora 13:57
Protesta, Braimllari i LSI: Qytetarët u provokuan, Rama po instalon diktaturën

Deputeti i LSI dhe njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë, Endrit Braimllari u shpreh nga Kukësi për Report Tv se protestuesit e djeshëm te "Rruga e Kombit" janë provokuar. Sipas tij, me represionin në Kukës, Rama po tenton të instalojë diktaturën.

"Protestuesit u provokuan. Edi Rama me këtë represion që po bën në Kukës po tenton të instalojë një sistem diktatorial. Me atë pagesë, kundrejt çdo normaliteti, ai thotë paguani 10 euro për të ardhur në Tiranë. Ne i kemi kërkuar drejtorit të policisë që të lirohen, na kanë informuar që janë transportuar në Tiranë. Do shkojmë atje dhe do njihemi me gjendjen e tyre". 

Endrit Braimllari, deputet i LSI

Ai tha se nuk do ketë bisedime pa liruar më parë protestuesit. "Ky njeri (Edi Rama) është me simptoma të thella skizofrenie". I pyetur për firmën e ish-ministrit të LSI, Sokol Dervishaj, Braimllari tha se LSI s'ka qenë kurrë dakord që kuksianët të paguanin 10 euro për të ardhur në Tiranë. "Banorët e Kukësit nuk do paguajnë për të ardhur në Tiranë, ky është qëndrimi ynë". 

Ora 14:30
Basha: Të lirohen protestuesit, Rama të japë llogari për poshtërimin që u bën qytetarëve

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të 23 protestuesve të protestës së djeshme në pikën kufitare të Kalimashit. Basha shkruan në ‘Facebook’ se dënon ashpërsisht arrestimet në mes të natës të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në Tiranë.

Sipas tij, veprimet e Prokurorisë dhe të Policisë janë të urdhëruar politikisht nga Edi Rama dhe se arrestimet janë bërë për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shatnazhuar popullsinë e Kukësit e të Kosovës.

"Dënoj ashpërsisht arrestimet në mes të natës të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në Tiranë, të gjitha të kryera në shkelje të të drejtave të tyre themelore. Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës.

Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre.

Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij.

Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi cdo vit për mirëmbajtjen. Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.

Vjedhja dhe shpërdorimi i fondit 200 milionë euro është arsyeja pse Rama vendosi tarifën nga 5 në 32 Euro në Rrugën e Kombit. Do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për këtë mirëmbajtje. Rama zhvat qytetarët me tarifën e Rrugës së Kombit për të mbuluar vjedhjen e fondit 200 milionë euro në vit.

Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet. Protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen. Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment"

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ora 15:11
'Armata e Veriut' pas pak në protestë: Të mbrojmë vëllezërit tanë që po torturohen nga banda e policisë

Protesta në qytetin e Kukësit, në mbrojtje të 23 personave të arrestuar për protestën e djeshme për taksën në Rrugën e Kombit, duket se do të vijojë edhe në orët e pasdites së sotme.

‘Armata e Veriut’ iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen sot në orën 16:00 përpara komisariatit të Kukësit për të protestuar në ndihmë të të arrestuarve. Përmes një njoftimi, tifozët e Kukësit njoftojnë se do të ngrihen në ndihmë të vëllezërve të tyre, që sipas ‘Armatës së Veriut’, po torturohen nga banda e policisë.


 

s.k./b.ha.
Komento

Komente

  • Njetri: 01/04/2018 23:50

    Po keta te pd ca bejne sikur ju dhimbsen kuksianet dhe shqipetaret keta do ti kishin vrare po te I shin ne pushtet

    Përgjigju
  • kaloresi i urdherit leshtelikes: 01/04/2018 19:44

    lajmi u dha sot paradite nga gazetat ruse -"filloi lufta civile ne shqiperi."

    Përgjigju
  • Viçidoli Dixhital: 01/04/2018 19:12

    Bravo Kuksi. Ju jeni heronjte qe mbroni hajnat e PD e LSI me vandalizmat tuaja.Ju mroni Bacen Sali Bashen Ilir Bllokun me keto protesta. Kalleni krejt se ne mbarap na keni. Ju protestoni ne pervetsojme. Ju ne baraka, ne ne Vila. Keshtu ka thene e madhi ZOT.Hej ja u lumsha bre burra.

    Përgjigju
  • One: 01/04/2018 16:06

    Cfare absurdi, mbrohen dhunues dhe agresore. Prandaj bejme nje hap para dhe tre mbrapa. Keta nuk duan sundimin e ligjit se i ndihmon te vjedhin dhe abuzojne me pushtetin dhe pasurojne vetem familjaret e tyre.Shikoni njerez si jane katandisur shqipetaret e ndershem dhe si jane pasuruar keta qe gjasme mbeshtesin protestat.Keta jane pasuruar duke vjedhur dhe shkaterruar Shqiperine. Dhe aq keq sa femijet e ketyre shkollohen dhe jetojne jashte Shqiperise.Duhet ndertuar sistem qe quhet shtet dhe ligj ndryshe jemi te marre fund.Me dhune do beheni me keq se c’jeni

    Përgjigju
  • Popull: 01/04/2018 15:22

    MAS SKANDALIT TAHIRI KY ESHTE SKANDALI I DYTE I QEVERISE RAMA POPULLI DUHET TE NGRIHET DHE TI TREGOJE VENDIN KETI NJERIU TE PA PERGJEGJESHEM QE PO SHKATERON NJE PJESE TE MADHE TE SHQIPETAREVE DHE TE DHKOJE NE VOTIME TE PARAKOHESHME POSHTE PARTIJA RADIKALE E RAMES ME GJITHE RAME

    Përgjigju
  • Delinquenti: 01/04/2018 15:09

    Te gjitha këto veprime tregojnë dhe një herë që BALLKANI është ndryshe nga EUROPA dhe kërkojmë të hyjmë në Europe,duhet të jemi të kënaqur me vetëm heqjen e vizave jo me te na fusin në BE pika menjes e disave qe pretendojnë për më shumë një thenje e bukur SIMAS KAPTINES TË VEJNË FESEN ha ha ha ha dum ene evrop ne me këto rraca mir të na e bojn mo mir me SULLTANIN ERDOĞAN ha ha ha ha

    Përgjigju
  • edi: 01/04/2018 15:06

    Hahaha si thone keta,na erdhi policia ne 5 te mengjesit....... pse o police nuk ju derguat nje ftese per paraqitje bashke me nje tufe me lule.sikur kane bere gje ata vetem kane djeg dhe shkatrru asgja ma shume

    Përgjigju
    • Njetri: 01/04/2018 23:56

      Ca thua o patriot policia ka te drejt te ngrej sgupthi me duket se ti jeton ne bot tjeter shoku ajo qe u be ishte krim mund te ken te drejte po me kete menyr e humbet te drejten nejse gjynah per populli not se prape ne do paguajme se sala likja rama jetojne ne vila se basha eshte pall ariu ne holland si behet Von fare per ne

    • Patrioti: 01/04/2018 22:06

      Bravo ti Po ke te drejt ndoshta nuk Jetoni fare ne Shqiperi. Policia nuk ka te drejt te futet ne 4 mjesit ne banes aty ka gra kalamaj te semur .. nuk jami ne Siri ...

  • Qytetari 2: 01/04/2018 14:45

    Del qarte kusgh eshte nxitesi , nga vete vizitat e deputeteve.PER EM TEPER SA HERE KA ZJARRIN NE KOKE SERBIA , FILLON RREMUJA E NXITUR NE SHQIPERI DHE KOSOVE.GJYKONI O POPULL SE KUSH ESHTE NXITESI.....

    Përgjigju
  • Bato: 01/04/2018 13:57

    Nese lexohen dhe meren si te verteta komentet e shume qironasve ose burrave me breçka nga jugu rruga e kombit qenka ndertuar me taksat qe na paskan paguar ne thonjeza lind pyetja sa e veshtire esht per qeverine shqipfolese te edi rames te perjashtoje çdo shqiptar nga taksa dhe ta lere taksen vetem per te huajt?Kur them shqiptare perfshihen te gjithe kosove,maqedoni,presheve,mal i zi,çame,arbereshe.

    Përgjigju
  • Ilo: 01/04/2018 13:50

    Ketu duhen pastruar plehrat LSI PD sebashku me krye oligarkun Rama

    Përgjigju
  • Ilo: 01/04/2018 13:47

    Mos e dhjesni protesten tuaj te drejte me hajdutet LSI dhe pederastet dhe maniaket seksuale te PD ,i prisni i respektoni po mos i vini ne krye te vendit se me vjen per te vjelle kur sho Nura Malajn dhe Ervin salianjin apo hajdutin e zgjedhjeve Ben Ristani mos i jepni nje shkak tjeter kryeoligarkut Ed Rama tu thote shqiptareve ja kush e stisi protesten tuaj qytetare

    Përgjigju
  • Popull: 01/04/2018 13:17

    MOS VOTIMI PER PS ESHTE ZGJIDHJA SHTETI BEN VETEM LUFTE POLITIKE HAJDUTERIJA ME MILJONA E PUSHTETAREVE TE RAMES PER RAMEN ESHTE NORMALE KLYSHI ENVER HOXHES XHAFA ME VEPRIMET E TIJ TE NJE ANESHME DUHET TE JAPE DORHEQJE

    Përgjigju
    • ce: 01/04/2018 16:15

      Dhe ne zgjedhjet e 2025 Pd dhe Lsi nuk vijnë ne pushtet përderisa mbrojnë këta vandale nga Kukësi qe jane kafshe me fytyre njeriu,,,

  • Mit'hati: 01/04/2018 13:14

    Mos ne e nxirrni Nora Malaj ne intervista ne televizion se na e shpifi

    Përgjigju
  • Qytetar: 01/04/2018 12:44

    Me maloker te trashe se jane keta kuksianet skam pare ndonjehere... Pervecse i ben dem vehtes, me demton edhe mua qe duhet te paguaj taksa per ato bageti qe sdi a kane ndonje fije tru ne koke. Te arrestohen dhe te paguajne demin mundesisht me LEKET E TYRE!

    Përgjigju
    • kuksi: 01/04/2018 15:46

      ti o qytetar avash me maloket se

    • kukso: 01/04/2018 15:44

      avash me maloket ti zogu

  • Maks: 01/04/2018 12:38

    Lironi vandalet ata jan heronjt e demokracis

    Përgjigju
  • kuks: 01/04/2018 12:09

    motrat dhe mamatë ju qytetarët e jugut apo të Shqipërisë së mesëme i keni të mira , e kam nga elsperienca meqë kam parë me mijra nga soji juaj në bordellot e europës . kështu që lajeni gojën kur të flisni për trimat e Kuksit , se përndryshe jua përdorim motrat e ç’të keni të gjinisë femërore :) bravo kuksjan dilni prapë në protestë mos e lejoni policinë e dhier të futet në Kuks fare , ultimatum qeverisë nëse nuk ka taksë zero për Kuksin , do e bojkotojmë çdo produkt dhe ç’do gjë që vjen nga Shqipëria , do bëjmë biznes vetëm me Dardaninë, ju bëj thirrje Kuksjanëve qe mos të përdorin aeroportin nënë tereza por të përdorim të Prishtinës , ju bëj thirrje Kuksjanëve qe të bojkotojnë ç’do karburant kastrati (taksëmbledhësi ) fuck the police

    Përgjigju
    • Njetri: 02/04/2018 00:03

      Kuks une edi qe je trim po kujdes fjalet shoku se ketej ska kanun te mbroj..skam problem me veriun dhe eshte shum I bukur dhe njerzit Jan te respektuar se kam qen shum her tropoj dhe kukes..por pordhet shoku dhe gangesterlleqet leri per ata qe I takojne mendohu kur flet nuk kushton gje

  • qytetari: 01/04/2018 11:16

    Hetoni pasurine e atyre qe na rropen keto vite. Meruni parate e dalin me bere dhe 10 rruge te tjera. Mos u merni me delet po gjeni ujkun. Ato duan te fshihen pas protestave te fakireve qe luftojne per kafshaten e bukes....

    Përgjigju
  • Boris: 01/04/2018 10:59

    Turp shtetit qe si le maloket e Kuksit te djegi pronen private.Shtet i poshter

    Përgjigju
  • FREDI: 01/04/2018 10:25

    Shihni kush e ka xhiruar videon e dyte nje ish drejtues policie qe i ka sherbyer shtetit dhe sot i duket cudi qe shteti duhet te veproje kunder te paligjmerise,qe populli kuksit nuk duhet te mbaje mbi supe kete akt as qe vihet ne dyshim por qe njerez te vecante qe shfrytezuan zemerimin e drejt dhe shkaktuan ate dem ekonomik qe nuk rendon te xhepi i kryeministrit por ne xhepin e shpuar te populli duhet te mbajne pergjgjsi,ne te kundert ky fenomen i shkterrimit nuk do mbaroj kurre

    Përgjigju
  • Eno: 01/04/2018 09:16

    Policia duhet ti arrestoi të gjithë ata që që morën pjesë në djegien dhe shkatërrimin e pronës private.

    Përgjigju
    • Loran shehu: 01/04/2018 09:45

      Edhe 1997 kshu filloj me cpo duket perplasja do jet e pashmangshme renea do thyet nga populli dhe pastaj kudh do ta nbroj ramen apo do ta mbroj ajo lyra xhacka hahaahhahaha

  • sapa: 01/04/2018 08:33

    Ngrihuni popull dhe fillojeni nga ai qe eshte president si dhe Saliun me familje e shoke!Rama eshte pale me hajduterine dhe ska te drejte morale te sulmoje ate qe e vuri vete ne zyren me te larte te shtetit dhe qe e mban ne postin e kryeministrit.Pushket ne dore se ska veting qe e ben kete vend.Mos u genjeni me!Pa gjak nuk behet shteti kjo fjale e shenjte!

    Përgjigju
  • tani: 01/04/2018 07:34

    Demi duhet paguar.Demtuesit te paguajne per demin qofte biles ne munges te ardhurave demshperblimi te kryhet duke sekuestruar pasurin demprishesve.Ky eshte rregulli numer nje ne demokraci.Kush prish apo damton paguan demin,kush shkel ligjin del dara ligjit.Imagjinoni sikur firma kastrati te hakmerret kundrejt asaj zone apo aktivistave partiak te asaj zone.Afersisht 5000 fryme do ngeleshin pa buke.Prandaj shkaktater e organizatoret e ketyre vandalzmave te dalin para ligjit e te denohen rande.Zoti kryeminister mos pranoni te takoheni me kto vagabonda e vandal,por te dalin te gjithe para ligjit e te marrim denimin e merituar.Populli I ndershem eshte me ty e te perkrah.

    Përgjigju
    • Baca: 01/04/2018 22:11

      Ti je nje nga ato prandaj fol keshtu.. do ti beja thirrje Enverit te ngrihej dhe njeher

  • tani: 01/04/2018 07:34

    Demi duhet paguar.Demtuesit te paguajne per demin qofte biles ne munges te ardhurave demshperblimi te kryhet duke sekuestruar pasurin demprishesve.Ky eshte rregulli numer nje ne demokraci.Kush prish apo damton paguan demin,kush shkel ligjin del dara ligjit.Imagjinoni sikur firma kastrati te hakmerret kundrejt asaj zone apo aktivistave partiak te asaj zone.Afersisht 5000 fryme do ngeleshin pa buke.Prandaj shkaktater e organizatoret e ketyre vandalzmave te dalin para ligjit e te denohen rande.Zoti kryeminister mos pranoni te takoheni me kto vagabonda e vandal,por te dalin te gjithe para ligjit e te marrim denimin e merituar.Populli I ndershem eshte me ty e te perkrah.

    Përgjigju
  • Leni: 01/04/2018 02:47

    Populli I kuksit po bije viktime e te droguarit rama

    Përgjigju
    • Sulo: 01/04/2018 09:13

      Po praka jote viktim e kujt ka rrne qe lindi nje truthare si ty?

    • Qytetari digjital: 01/04/2018 09:12

      Mjaft bete viktimen o njeri se s'ju ka hije. Keni 27 vjet qe vetem viktimizoheni, jemi te varfer, te keputur, s'kemi te paguajme drita e uje edhe pse cdo familje e ka nga nje person ne Angli, autostrada ju kalon tek dera e shtepise, kufirin me Kosoven e keni prane, keni zaptuar gjysmen e Kamzes dhe Kenetes ne Durres, po legalizoheni para te tjereve dhe perseri thoni jemi te persekutuar nga qeveria. Çfare duhet te thote ai qe jeton ne Skrapar, Gramsh, Puke e Kurvelesh qe eshte i rrethuar nga male, rrugen e ka cope cope, paguan drita e uje prej 27 vjetesh, e paguan naften 160 Lek dhe jo 130 sa e blini ju ne Kosove dhe s'i del hesapi te zbres ne kryeqytet me autobuz dhe jo me makine private?! Ka nje kufi çdo gje, mjaft menduat se jeni qendra e universit dhe duheni trajtuar si zoter.

    • Tori: 01/04/2018 08:27

      Populli kuksit po bije viktim e malokeris vet

  • Admin: 31/03/2018 23:12

    Hajde se i pagu Sala me Mulna demet, mbajten Çadren 7 muaj me karburant, pica e jorgane, cfare i kane 2 kjoska llamarine. Sidomos tani qe fitoi Putin

    Përgjigju
    • Baca: 01/04/2018 22:15

      Derrat do ti fus .... e di vet se Ku.. Po ato njerez jan qe ti i quan malok qei ben vendin flamurit ne vlor 1912 ki kujdes Ku flet per ta

    • Emigranti: 01/04/2018 03:08

      Kush Denton duhet te paguaj kaq eshte ajo qe duhet thene. Sa per pamjet derrat ngelen po ne veri dhe jane malok perjete. Duhet te vijne me vize ne Tirane.