TIRANE- Kasandra Braja është gjetur e pajetë brenda banesës së saj te Bregu i Lumit në Tiranë.

Policia thotë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por nuk përjashtohet pista e vrasjes. Këto janë pamjet e shtëpisë ku e mitura u gjet e pajetë, u çua në spital, por që mjekët konstatuan se kishin ndërruar jetë.

Babai i Kasandra Brahjas, tha në një intervistë për Report TV se vajzën e ka gjetur brenda dhomës me shenja plage të shkaktuar nga një armë zjarri. Xhevat Brahaj thotë se ia ka lënë në dorë Policisë zbardhjen e ngjarjes dhe i beson pistës së vetvrasjes.

Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Kam pasur një armë me leje dhe vajza ka vrarë veten. Kaq! Asgjë më tepër! Vajza kishte plagë në trup dhe është qëlluar me armë zjarri.  Nuk kam konflikt me asnjë njeri, jam i tronditur, ia kam lënë në dorë policisë.

Xhevat Braja, babai i vajzës

Në momentin kur 13-vjeçarja është gjetur e pajetë, në banesë ka qënë vëllai i sj dhe nusja e tij, por që të dy janë shurdhmemec. Ndërkohë edhe mamaja e Kasandra Brahajt nuk ka qënë në shtëpi. Dyshimet edhe për një vrasje shtohen për shkak se çiftja me të cilën dyshohet se mund të jetë vetëvrarë Kasandra Brahaj u gjet rreth 2 metër larg trupit. Arma e gjahut ishte me leje dhe Xhevat Brahaj e mbante vetëm në shtëpi.

Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

Familjarët e 13-vjeçares

Viktima Kasandra Braja

Shtëpia e viktimës Kasandra Braja