Vdes në spital 13-vjeçarja në Tiranë, dyshohet se është vrarë, kishte plagë thike në trup (Emri+Foto)

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.

Policia njoftoi se shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërkohë që burime për Report Tv, bëjnë me dije se e mitura mund të jetë vrarë. Ajo i përkiste komunitetit egjiptian dhe quhej Kasadra Braja, ndërsa babai është Xhevat Braja.

Vajza jetonte në një banesë dy katëshe në një zonë të thellë të Babrrusë, ku mbizotëronte errësira. Shqiptarja.com shkoi pranë shtëpisë së vajzës, por zona ishte e rrethuar nga policia. Jashtë murit të shtëpisë, ndodheshin uniformat blu, si edhe disa banorë të zonës, të cilët nuk pranuan të flisnin. Shtëpia dykatëshe ku jetonte e mitura, duket që në pamje të parë se është në gjendje të mjerueshme. Dallon kati i dytë i banesës, që është ndërtuar me tulla, por e mbetur karabina. Në banesë nuk ka njerëz, përveç ekspertëve të policisë kriminale të cilët po kqyrin vendin ku është gjetur vajza nga babai dhe më pas është dërguar në spital. Mësohet se ajo jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Në ballkonin e katit të dytë të banesës shihen ende të varura rrobat e lara të familjes. Ndërkohë që nga ora 18:30 e pasdites së sotme, ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e vdekjes së 13-vjeçares Kasadra Braja.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 12/10/2018 09:34

    Policia e Shtetit zbardheni kete ngjarje!! Ai qe e zbardh eshte profesionist i vertete!! Si mund t`i behet kjo nje femije??!!

    Përgjigju
  • Arbër: 12/10/2018 07:44

    Qfar rëndësi ka komuniteti në këtë rast tragjik?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?