Vëllai i ish-oficerit Emiljano Nuhu, pjesë e bandës së Laert Haxhiut, autori i masakrës së Lushnjes (Dokumenti)
Ardit Nuhu, vëllai i ish-oficerit të policisë së Krujës, rezulton i dënuar për vepra të ndryshme penale ndërsa konsiderohet si pjesë Laert Haxhiut, të shumkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes.
Zbardhen detaje të reja rreth ish-oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, i cili një ditë më parë denoncoi se ishte kërcënuar me jetë nga Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, për të lënë të lirë të lirë djalin e këtij të fundit i akuzuar për përdhunimin e të resë, Xhisiela Maloku. Dyshimet ngrihen për lidhjet e tij apo familjarëve me kontigjentë kriminal në qytetin e Lushnjës, ku është vendlindja e efektivit Emiljano Nuhu.
Report Tv mëson se Ardit Nuhu, vëllai i ish-oficerit të policisë së Krujës është dënuar për vepra të ndryshme penale ndërsa konsiderohet si pjesë e bandës së Laert Haxhiut, të shumkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes, teksa tentonte të vriste nipin e Aldo Bares dhe për pasojë humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.


Krahas Ardit Nuhut, mes të ndaluarve për vjedhje edhe Laert Haxhiu, i kërkuar për masakrën e Lushnjes
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, zbardh vendimin e gjykatës, ku Ardian Nuhu, vëllai i Emiliano Nuhun sëbashku me Laert Haxhiun janë ulur në bankën e të akuzuarve për një sërë vjedhjesh. Në procesin gjyqësor, që e delegon çështjen në Gjykatën e Vlorës, Ardian Nuhu dhe Laert Haxhiu akuzohen se në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, të njohur në botën e krimit kanë kryer plot 11 vjedhje në seri.
Kujtojmë që prej Masakrës së Lushnjes, në shtator të 2017, ku vdiqën dy të rinjtë teksa objektiv ishte Xhulio Shkurti, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë ndër dhjetë më të kërkuarit në vend. Operacioni i fundit i RENEA-s për arrestimin e tyre dështoi ndërsa i plagosur mbeti një i moshuar. Por ky episod nuk është i vetmi që përfshinë vëllanë e Emiliano Nuhut në aktivitet kriminal.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha u shpreh sot në emisionin "45 minuta" në Report TV, se Ardian Nuhu sot është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për trafik klandestinësh gjithashtu është ndaluar edhe për vjedhje apo armëmbajtje pa leje.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50.1%
-
Jo
45.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi 'arrestin' për ish gjyqtaren Fetahu
14 Janar, 13:30
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor 2024, 23:04
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor 2024, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor 2024, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor 2024, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor 2024, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor 2024, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor 2024, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor 2024, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor 2024, 10:07
KETA VELLEZERIT KRIMINELA I SOLLEN MINISTRAT ne PUSHTET ?? Dhe kjo nuk eshte e drejte .XHAFAJ minister PREJ te VELLAIT ai vuan gjynahet e FATMIRIT .nuk thone kot me mire nut se I vogel.TE VEGJELIT ndihen te diskriminuar..
Përgjigju