POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vendi i shenjtë në Mekë ‘pushtohet’ nga karkalecat e zinj, alarmohen besimtarët (Video)

Xhamia e Madhe në Mekë e mbushur nga insektet

Vendi më i shenjtë i fesë islame është ‘sulmuar’ nga një tufë e madhe me insekte. Në videot e publikuar në faqen arabe të “CNN” shihet qartë tufa e madhe e insekteve që fluturon rreth Xhamisë së Madhe në Mekë.

Ky vend i shenjtë pret çdo miliona pelegrinë myslimanë, dhe kjo ngjarje e ndodhur një ditë më parë ka alarmuar të gjithë besimtarët. Insektet e identifikuar si “karkalecë të zinj” shihen teksa mbulojnë muret e xhamisë dhe janë shpërndarë kudo. Kjo situatë ka bërë që pastruesët të vihen në aksion për t’i larguar sa më shpejt ndërkohë që situata duket e pakontrollueshme.

Zyrtarët e Mekës kanë publikuar foto të ndryshme në rrjetet sociale ku tregojnë se kanë vënë në dispoziconë shfarosës insektesh, të cilët shihen të pajisur me maska dhe spraj të cilët shpërbejnë për të mbytur insektet.

Janë vënë në punë 138 persona të ndarë në 22 skuadra, për të shfarosur këto insekte. “Qëllimi ynë është t’i largojmë vizitorët e padëshiruar nga Shtëpia e Zotit,”- mësohet të jetë shprehur një nga zyrtarët për faqen arabe të CNN, shkruan "Daily mail".

fl.mi.
Komento