Vettingu i zbulon manovrat/ Si përfitoi kredi të butë gjyqtari i Apelit të Tiranës

Radha për të kaluar në Vetting është e anëtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Ervin Metalla, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupa e KPK për procesin e rivlerësimit të gjyqtarit Metalla drejtohet nga Etleda Çiftja, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Xhensila Pine.

Relatorja Pine tha se hetimi është shtrire mbi kriterin e pasurisë çka rezultoi se sipas ILDKPKI nuk ka probleme me pasurinë e Metallës. KPK ka kryer hetim administrativ për kriterin e pasurisë. Hetimit iu nënshtruan pasuritë si vijon: apartament banimi 96 m katrorë me garazh blerë në Tiranë në vitin 2007 me burim kredie që është pasuar me pas me ndryshim te kontratës së kredisë duke ia kaluar vëllait.

Sipas KPK Metalla ka vendosur një çmim prej 75 mije euro të apartamentit që të përfitonte një mbulim të plotë të vlerës së apartamentit se banka mund të financonte vetëm 70 përqind të vlerës. Më pas është ndryshuar kontrata e kredisë dhe ia ka kaluar vëllait shtëpinë dhe kredinë që të merrte kredi tjetër lehtësuese si i pastrehë.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës ka pranuar që shtëpinë e ka kaluar në emër të vëllait por që përdorej nga vetë subjekti dhe ky kalim, theksoi KPK, është bërë që Ervin Metalla të përfitonte kredi me interes të butë. 

Gjyqtari kërkoi rikonfirmimin në detyrë, ndërkohë që KPK pritet të vendosë në datën 23 korrik. 

Seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin Ervin Metalla: 

Ervin Metalla: Dua të di nëse tre kërkesat e mia kanë marrë përgjigje nga mbledhja e gjyqtarëve. Dua të di për të qenë i orientuar për shpjegimet e mia.

KPK: Shpjegimet për këtë pyetje do të jepen nga relatori. 

KPK: ILDKPIK ka sjellë raport ku thotë se gjyqtari Metalla ka deklarim të sakte nuk ka fshehur pasurinë. Ka deklarim korrekt e burime të ligjshme. Kryem hetim të thelluar, ku vërtetuam gjendjen e pasurisë, burimin të ardhurave dhe shpenzimeve. Na rezultoi se për apartamentin me sipërfaqe 97.8 m2 dhe garazh me sipërfaqe 25 m2 ndodhur në Tiranë në Rrugën “Budi”, janë marrë me kredi në 2007, kredi me kushte lehtësuese. Metallaka aplikuar pranë një banke të nivelit të dytë për kredi 55 mijë euro. Ka vendosur çmimin e apartamentit 75 mijë euro. Në 2011-ën kredia kaloi në emër të vëllait të gjyqtarit. Këto veprime janë bërë nga gjyqtari Metalla për të përfituar kredinë e butë. Ku 9 % të interesit të kredisë së butë i paguan shteti. Metalla nuk mund të përfitonte kredi të butë. Metalla e ka pranuar se këto transaksioni i bëri për të marrë kredi të butë. 

Kredia me kushte lehtësuese jepet për banesë afër me vendin e punës. Asokohe gjyqtari ishte në Durrës. Metalla bëri një kontratë në Durrës, por e prishi. Këto veprime janë bërë në vitin 2011. Në 2011-ën nuk ka deklaruar destinacionin prej 4.9 mln lekë të kthyera nga firma që kishte porositur shtëpinë. Këtë shumë e transferoi në llogarinë e babit por s’e deklaroi. Metalla ndryshoi destinacionin e kredisë çka është e jashtëligjshme. Metalla fitoi padrejtësisht kredinë e butë. Sipas ligjit nuk i takonte. Vëllai i gjyqtarit Ervin Metalla, Eugen Metalla ka pronë dy apartamente blerë në 2007 e 2008. Veturë model ‘Audi A4’ blerë 15 mijë euro dhe shitur vëllait për 1.2 mln lekë të reja. Gjyqtari ka investuar në bono thesari në vlerën e 101 mijë e 340 euro. Gjyqtari Ervin Metalla kërkon që vëllai i tij të mos quhet objekt verifikimi. Nuk ka deklaruar një kursim prej 1 milion e 500 mijë lekë. Gjyqtari Metalla ka bërë deklarim të pasaktë. Metalla bëri kontratë me kompaninë “Kamberi Construction” në një kohë kur kjo firmë kishte status të pezulluar. Kjo kontratë s’ështe deklaruar në vitin 2012. Ervin Metalla ka qenë përfaqësues me prokurë pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për firmën “Kamberi”.
I dhamë 15 dit kohë Metallës të njihet me këto gjetje. Metalla kërkoi këqyrje të apartamentit të banimit. Kjo është e panevojshme për të shpjeguar faktet. Metalla kërkoi të thirren dy dëshmitarë. Kjo u vlerësua e pavlefshme.

Ervin Metalla: S’kam nevojë për letër. Do flas një përmbledhje të asaj që kam përgatitur. Nëse kjo kredi s’do ishte marrë, unë do kisha apartamentin te “Qyteti Studenti” dhe makinë të blerë me kursime. Relatorja nuk citoi faktin se kërkesa për kredi me kushte lehtësuese e kam paraqitur në 2006. Relatorja nuk citoi faktin se kërkesën për kredi me kushte lehtësuese e kam paraqitur në 2006. Jam natyrë ekspresive por do përpiqem të flas pak më avash. Ne fund 2006 isha kryetar i Gjykatës në Durrës. Në atë kohë i kam bërë kërkesë zv/kreut të KLD, Ilir Panda, kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë. Asokohe këto kërkesa i miratonte kryeministri. 

Në 2008 ndryshoi ligji dhe me një VKM u futën gjyqtarët e apeleve dhe të rretheve. Se di pse kërkesa ime në 2006 nuk u miratua, por ka indicie që provojnë se kërkesa ime ka qenë në 2006. Jam i gatshëm të përballem penalisht me ligjin nëse ju kam sjellë letra të falsifikuara. Kërkesa për kredi është bërë në fund të 2006. Shteti më ka besuar të jap vendime të rëndësishme, unë s’mbaj përgjgjesi për veprimet e protokolleve të institucioneve që s’e mohojnë kërkesën por nuk e gjejnë. S’kam gënjyer bankën. Kredinë pranë bankës e pagova për 4 vite. Mendova në atë kohë të marr kredinë e butë dhe të zëvendësoja kredinë tregtare të marrë më parë. 

Banka më tha nëse do kredinë e butë, duhet të heqësh kredinë tregtare. Por unë doja kredinë me kushte lehtësuese pasi kësti ishte shumë i vogël. Kur mora kredinë lehtësuese nuk kisha banesë.  Pasi apartamentin e mori së bashku me kredinë vëllai im. Tirana dhe Durrësi janë 30 minuta larg dhe 39 km dhe mendoj se kjo s’e cënon kushtin e marrjes së apartamentit me kredi të butë aty ku punon. S’kam deklaruar 1.5 mln lekë për shkak të paqartësisë, por jo fshehje. Kam pasur të ardhura 13 mln rrogë dhe 11 mijë euro. Këto janë të ardhura që nuk i kam prishur pasi isha beqar dhe pa detyrime. Nuk kam bërë pushime luksoze. 

OMN: Z.Metalla kaq shumë transaksione që u desh dy orë ta shpjegoni. Për mua ishte shumë e vështire t'i kuptoj. Me lejo të pyes? Ju donit të blenit një apartament për 75 mijë euro dhe përfundoi 55 mijë euro. Aplikuat per kredi të butë? Tani mendoj se kam lexuar e kuptuar se të aplikosh për kredi të butë është të plotësosh kushtet.

Ervin Metalla: Kredia tek banka e nivelit të dytë s'ka lidhje me kredinë e butë. Kërkoj rikonfirmim në detyrë. Lutem ta gjykoni rastin tim me vërtetësi siç thotë Komisioni i Venecias.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 18/07/2018 17:11

    Ky me ngjan me Al Kaponen qe aq bukur e interpreton Robert De Niro tek "te paprekshmit" Pamja dhe gjestet njesoj. Nje pyetje qe beri ai i huaji i ONM i zhvleftesoi te gjitha marifetet e KPK dhe ILDKPI per ta nxjerre te paster "Al Kaponen"

    Përgjigju
  • Av.Sokoli: 18/07/2018 16:45

    Qe nga menyra se si e parashtrojne hetimin dhe faktet lidhur me gjyqtarin,duket sheshit se si e ka paravendosur KPK-ja perfundimin e gjykimit. Per kete e paskan vendosur ta kaloje vetingun,apo me mire me thene keshtu i kane urdheruar.S'prish pune per KPK se ky eshte ai gjyqtari qe vrasjet e 21 janarit i nxorri si "vrasje nga pakujdesia". Bravo i qofte, deklaron vetem nje apartament,kur te gjithe ata qe kane pune me drejtesine e dine se si kercet pazari ne Gjykaten e Apelit.Ky qenka i zgjuar e jo si ata te ndershmit(budallenjte) qe deklarojne aq sa kane vertet e pastaj komisioni i ketyre zockave rri e ju kerkon se nuk justifikojne dot nje apo dy milione leke te vjetra pasuri!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci