POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Viti i ri shkollor/ Zamira Gjini në Report Tv: Sfidat që na presin këtë shtator

Nisja e vitit të ri shkollor më 17 shtator në të gjithë vendin, vendimi i qeverisë për libra falas, ndalimi i celularëve në shkolla, por edhe pesha e çantave të nxënësve, kanë qenë temat e diskutuara në studion e Report Tv me drejtoreshën e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini.

Gjini ka folur për vendimin e ri të qeverisë për shpërndarjen e librave falas, si dhe ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për të minimizuar tekstet me gabime. Gjini ka folur për të gjitha sfidat që pritet të shoqërojnë nxënësit, prindërit por edhe ministrinë gjatë këtij viti të ri shkollor.

Pjesë nga intervista:

Sa vite do arrijnë të shtyjnë nxënësit me këto libra?

Ne në fakt kemi vendosur nga 1-4, por viti që vjen do të jetë edhe klasa e pestë. Meqë kjo klasë po punonte me kurrikulën e mëparshme, s’mund të përfshihej këtë vit. Janë tekste të ndara në 2 kategori, të matematikës dhe të shkencës, të përkthyera nga shtëpi prestigjioze si Oxford dhe Kembrixh.

Në vitet që kanë kaluar prindërit janë ankuar për tekstet me gabime?

 Më përmendët gabimet në tekste, sepse kurrikula e mëparshme ka qenë më e rënduar, prandaj tekset e shkencave dhe matematikës janë të përkthyera nga këto shtëpi botuese. Interesi është që të çohet në treg libri më i mirë. Tekstet janë të standarteve evropiane. Mbase fitojnë, tekstet përzgjidhen nga mësuesit. Mësuesi është i ftuar ta shohë dhe ta rekomandojë kur raporton për tekstin që ka përdorur, dhe gabimet që ka hasur. Në fund të vitit, të gjitha sugjerimet ua japim botuesve. Vetëm pas reflektimit të gabimeve, mund të rihidhen në treg. Në këtë mënyrë teksti është më cilësor.

Pesha e çantave të fëmijëve? A e ka lehtësuar nisma “3 lëndë në 6 orë”?

Kemi pasur shumë sugjerime, dhe kemi diskutuar si mund ta bëjmë që kjo të bëhet më e lehtë. Zhvillimi i orëve të njëpasnjëshme, në fillim të këtij procesi, si e pritën mësuesit dhe si e vlerësuan. Pothuajse në çdo drejtim, kishim të njëjtin feedback pozitiv. Edhe fillimisht ishte i tillë feedback-u. mësuesit gjejnë më shumë metoda dhe ndikon në procesin e vlerësimit të nxënësve.është pritur pozitivisht, e kemi shprehur se nisma do të zbatohet edhe këtë vit.

Është folur se do të ketë një vendim për ndalimin e celularëve në shkolla, sa efektivë do të jetë?

Është një nga sfidat e Ministrisë së Arsimit. Në fakt, kemi një pikë të fortë, sepse për herë të parë kemi një këshill kombëtar të prindërve. Prindërit janë aty, për të diskutuar çdo nismë me ta. Urdhëri është i prerë, dhe përfshin edhe celularët. Nxënësi s’duhet ta marrë celularin me vete në shkollë. Ne kemi edhe dispozita të tjera normative. Do të ketë sanksione të veçanta për nxënësit dhe celularët në shkolla. Do të ketë numra ku do komunikojnë prindërit çdo ditë.

Infrastruktura, numri i shkollave sa është? A keni gjetur mirëkuptim me pushtetin lokal?

26 shkolla të reja, falë investimeve të qeverisë kemi edhe 11 terrene të reja sportive. Kemi shtuar orët e edukimit fizik. Do fusim për herë të parë modelin e klasave sportive, ku nxënësit do hyjnë aty sipas prirjeve të tyre. Gjithë ky investim shkon për të përmirësuar cilësinë e arsimit parauniversitar. Kemi edhe pjesën tjetër të mësuesve që duhen të jenë gati për fillimin e shkollës. Portali ka punësuar 5 mijë mësuesë. Shohim që prindërit thonë se portali punëson mësuesë të mirë. Konkursi është efektiv dhe punësohen më të mirët. Mësuesi duhet të njihet vetëm nga sistemi për vendin e punës, pa u takuar me asnjë person.

Ngjarjet problematike kanë sjellë përdorimin e armëve të ftohta, mendohet për pajisjen e shkollave me roje sigurie?

Ky është problem shqetësues. Ne bëmë një projekt pilot me ministrinë e Brendshme, ku 15 oficerë sigurie, kanë shërbyer në shkollat e Tiranës. Ata kanë bërë rolin e mediatorit në shumë raste. Gjë që ka ulur këto raste. Ne mendojmë që këtë projekt ta shtrijmë në të gjitha gjimnazet e Tiranës. Shtuam edhe numrin e psikologëve dhe shërbimin social.  

Shkollat e rikonstruktuara a janë të pajisura me klasa me laborator?

Kurrikula e re synon që nxënësi nëpërmjet praktikës të shlyejë më mirë prioritetet e tij. Është bërë shtimi i laboratorëve, për t’i pasur shkollat më afër eksperimenteve.

Gjakmarrja dhe nxënësit që nuk shkojnë dot në shkollë, a ka një plan masash nga ministria?

Në fakt s’janë shumë , por edhe një të jetë është problem. E kemi këtë merak, kemi një metodë që ofrojmë mësim në shtëpi. Iu kemi dhënë tablet dhe laptop që ta marrin mësimin edhe online. Drejtoritë arsimore kanë një plan të detajuar për këta nxënës.

f.g./b.ha.
Komento