Vlorë, bie në kontakt me rrymën
elektrike humb jetën 45-vjeçari

Vlorë, bie në kontakt me rrymën<br />elektrike humb jetën 45-vjeçari
Një 45-vjeçar nga Orikumi ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një lavash në Radhimë pranë vendit të quajtur ‘’Kanali i Varkave’’, të cilin A.V e kishte marrë me qira.
 
45-vjeçari nga Orikumi ka ndërruar jetë ndërkohë që transportohej nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar