Vrasja e grekut, mediat në Athinë: Policia shqiptare vrau ushtarin tonë sepse ngriti flamurin

Ekzekutimi i ekstremistit grek nga forcat RENEA ka ngjallur reagime të shumta në mediat e shtetit fqinj. Kostandinos Kaçifa u qëllua për vdekje pasi hapi zjarr hapi zjarr ndaj policisë, dhe terrorizoi gjithë qytetin e Gjirokastrës.

“Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.”- thuhej në njoftimin zyrtar të policisë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet përkatëse por mediat greke e kanë cilësuar si një episod të rëndë ku i vdekur ka mbetur një ushtar grek. “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

“Ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”- shkruhet në artikullin e ‘Protothema’.

Lajmi i publikuar nga Protothema.gr

“Mononews.gr” i qëndron të njëjtit version ku shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

Lajmi i publikuar nga "Mononews.gr"

Gjithashtu edhe “Newsbomb.gr” shkruan se ‘ushtari grek është ekzekutuar nga policia shqiptare pasi ngriti flamurin grek në Gjirokastër.'

Lajmi i publikuar nga Newsbomb.gr

 Kujtojmë që të gjitha mediat greke, si online ashtu edhe televizionet kryesore, kanë marrë pamjet e publikuara nga "Shqiptarja.com" dhe lidhjeve direkte nga "Report Tv".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diku: 28/10/2018 20:58

    Pse i jepni vemendje ketije pleheri qe ka ikur. Keshtu tu tregoni te gjthe atyre plehara qe po i mban greku me 100 euro. Per te dale kunder Shqiperis. Poshte nazistat greke.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/10/2018 19:06

    Po ju pse e vrate tifozin shqiptar vetem se beri tifo per Kombetaren e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Berati_boy: 28/10/2018 18:12

    Nese keta e quajne ushtar Grek atehere i bie qe Shqiperia eshte sulmuar ne token e saj nga rq... cfare idotesh qe jane

    Përgjigju
  • Denis: 28/10/2018 17:19

    Shpalleni te shenjt tash. Moter q.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin