POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasja e trefishtë, agjentët e krimeve kontroll në aksin Elbasan-Peqin për gjurmë të autorëve

Viktimat Erdal Durunayn, Endrit Alibej (Dylgjeri) dhe Arben Dylgjerin dhe automjeti i qëlluar me breshëri

Gjashtë ditë nga vrasja e trefishtë në Elbasan, ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia. Nisur nga dinamika, por edhe mënyra e ekzekutimit, vrasësit kanë qenë me pagesë dhe profesionistë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë duke e bërë shumë të vështirë identifikimin e tyre.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Elbasanit, pranë Metalurgjikut, teksa autorët i ndoqën dhe i vranë tre personat Endrit Alibej, Arben Dylgjerin dhe turku Erdal Durunayn (lexo këtu). Sipas të dhënave nga grupi hetimor autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Peqinit pas ekzekutimeve me breshëri kallashnikovi. Pas kontrollit të vendit të ngjarjes, gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se katër agjentë të Krimeve të Rënda kanë bërë ditën e sotme një kontroll në këmbë përgjatë aksit Elbasan-Peqin për gjurmë të mundshme të autorëve.

Endrit Alibeaj ishte objektiv i atentatit, por të vdekur mbetën edhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një turk, Erdal Durunay. Burime nga Policia e Elbasanit thanë për Report TV se ka dyshime që dy automjete janë përdorur në këtë atentat. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë ku u bë atentati (lexo këtu).

d.ba./l.q.
Komento

Komente

  • shiku: 04/01/2019 17:23

    Eshte shume e thjesht, makina eshte e mbyllur ne garazh aty rrotull dhe ata qe bene vrasjen u futen ne peqin dhe nga aty moren rrugen per ne fshatin Vrap dhe dolen ne fshatrat e Tiranes ku i priste makina tjeter dhe shkuan per kafe te Teg.

    Përgjigju
  • Tori: 04/01/2019 14:55

    Hahaha polica me budallenj nuk kam par , o ca tju them un juve , po pse mbas 1 jave dilni ju per te gjet provat , apo sa engret gjelin e vitit te ri , e se bajgat e lopve te peqinit do gjeni

    Përgjigju