Zbardhet dëshmia/ Si nisi sherri me një të vrarë në ish-bllok: ''O p... motre, pse shikon?'' (Dokumenti)

TIRANE - Report Tv siguron dëshminë e Ajaks Boshnjakut, mik me Ervin Matën, i vetëdorëzuar në polici dy ditë më parë për vrasjen në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit, në ambientet e lokal "Monopol". Përpara prokurorëve, Boshnjaku ka rrëfyer si nisi sherri mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës në lokalin e Redi Popescut. Boshnjaku është mes personave që hyn në lokal dhe largohet me shpejtësi pas të shtënave.

Sipas tij, gjithçka ka nisur nga një "pse më sheh" e personit që mbeti viktimë, Fabjan Gaxha nga grupi i Ervis Martinajt, drejtuar Merviol Bilos të grupit të Ervin Matës. Ajaks Boshnjaku thotë se sherri ka nisur në një kohë kur Ervis Martinaj dhe Ervin Mata, pasi ishin takuar në lokal për shkak se kishin njohje të mëparshmë dhe ishin ulur pranë banakut e po konsumonin nga një gotë verë. 

Dëshmia e Ajaks Boshnjakut në Prokurori
Në datë 4 rreth orës 8 të mbrëmjs me ftoi Redi Popescu për një gotë verë në ambientin e lokalit të këtij të fundit. Në këtë moment kam qenë në një lloto pas Presidencës. Shkova për të takuar Popescun, Ervin Matën, Merviol Bilon, Tan Allushin, Geldo Hotin dhe një person tjetër,  i cili sapo po dilte. Pasi kam hyre jemi përshëndetur dhe filluam të pimë nga një gotë verë, përballe meje ishte Merviol Bilo. 

Ndërkohë që ishim ulur po bisedonim normalisht, në këtë moment kanë ardhur në derë 3-4 persona të cilët i shoqëronte Redi Popescu dhe ndërkohë u ngrit Ervin Mata i cili i takoi normalisht dhe u ulën në ambientet e banakut, pasi janë ulur aty njëri prej personave që më rezulton ai që u vra, i është drejtuar Merviol Bilos: O p*** motre pse më shikon? Bilo nuk foli fare, ndërkohë ky person me pistoletë në dorë është drejtuar direkt tek Bilo duke i vënë pistoletën në kokë dhe me dorën tjetër e godiste me grushte në kokë dhe fytyrë. Ne të gjithë që ishim prezent nuk arritëm të lëviznim pasi ishte me armë në dorë dhe thërriste që të mos lëvizmin. Në këtë kohë Ervin Mata thirri, mos çfarë po bën. Në këtë personat filluan të godisnin me grushte dhe Shkelma Ervin Matën, në goditje e sipër kam parë të rrëzohej Mervil Bilo. Në këtë moment kam dëgjuar një të shtënë, të cilën nuk kam arritur ta shoh apo ta kuptoj nga erdhi, në këtë kohë jam larguar me vrap drejt derës për t'u larguar. Më pas nuk e di se si vazhdoi konflikti brenda ambientit...Kam marrë motorrin dhe jam larguar për në banesë. 

Pyetje: A mund të na thoni se cilët persona kanë qenë prezentë kur filloi konflikti?
Përgjigje:
Prezentë kanë qenë Ervin Mata, Mervjol Bilo, Geldo Hoti dhe Redi Popesku, ndërsa avokatja e Redi Popeskut është larguar pak sekonda pasi u ula unë. Po kështu dua të shpjegoj se ky person është larguar pasi unë po hyja te lokali i Redi Popeskut, pra s’ka qenë fare prezent ku ka ndodhur ngjarja.

Dëshmia e Ajaks Boshnjakut përpara prokurorëve për përplasjen me armë në ish-bllok

Ndërkohë, në dëshminë përpara policisë, pas vetëdorëzimit, Boshanjaku tha se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte dalë nga lokali në momentin kur nisi përplasja mes grupit të Ervin Matës dhe atij të Ervis Martinajt. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës ka liruar në 22 nëntor edhe Geldo Hotin, i arrestuar në Kakavijë një ditë pas ngjarjes në ish-bllok në përpjekje për t'u arratisur në drejtim të Greqisë. Kjo pasi për të nuk kishin siguruar prova të mjaftueshme për ta mbajtur në burg.

'Detyrim paraqitje' për Ajaks Boshnjakun
Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë zjarri në lokalin "Monopol" në zonën e ish-bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. Masa për Boshnjakun është dhënë në një seancë me dyer të mbyllura. Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të masës së arrestit me burg dhënë në mungesë, ndërsa kishte ngritur ndaj tij akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Ajaks Boshanjaku ka qenë i pranishëm në shoqërinë e mikut të tij Ervin Mata në momentin kur nisi përleshja me armë ku si pasojë humbi jetën Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato. Report Tv transmetoi ekskluzivisht momentin e përplasjes me armë zjarri në ambientet e "Monopol". Në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushi. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saikeq tahiri: 27/11/2018 16:59

    Flitet per pazare kokaine,nuk jane dhe kaq te ndershem keta te grupit tjeter o fraik

    Përgjigju
  • Fraiku: 27/11/2018 16:24

    Nese Martinaj do denohet duke u bazuar tek ato qe i ksne gjetur ne celular, pra qe la ardhur i pergatitur per sherr, atehere autimatikisht ti do akuzohesh per mos kalozim krimi dhe dedhmi te rreme. Nejse asnje nga grupi juaj nuk meriton te futet ne burg. Komando duhet denuar vetem per pasaktesi me qitje. Tjetri ka qene ne afganistan dhe Irak kurse cubat e burrelit i genjente mendja se do i dridhej dora me keta lepurusha.

    Përgjigju
    • eldi: 28/11/2018 00:58

      jo po kan vra 2 miljon ca beni keshtu e njerez si ja rrisnj bemat kot prandaj behem me emer sot pa shkrep asnje pushk. 1 ka vra nga pakujdesia dhe boll folet

    • Fredi Gungaçi: 27/11/2018 18:12

      Komandot Nuk kanë as edhe një Faj , sepse ata që u Vranë e u Plagosën kanë Vrarë mbi 200 Njerëz në Kohën e PD KRIMIT dhe NUK i ngacmonte askush , sepse ishin të Lidhur me PD KRIMIN .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë