Vrasja në ish-bllok, dorëzohet në polici Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës

Vrasja në ish-bllok, dorëzohet në polici Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës

Lokal 'Monopol' ku ndodhi përplasja me armë zjarri mes grupeve në ish-bllok

TIRANE - Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen në ambientet e lokalit "Monopol" në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës. Report Tv mëson se Ajaks Boshnjaku, i shoqëruar nga avokatja e tij Olta Myftaraj, i është drejtuar policisë së kryeqytetit pasditen e kësaj të diele. 

Urdhër-arresti ishte firmosur disa ditë më parë nga prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo dhe ai ishte shpallur në kërkim policor. Ishin pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit të Redi Popescut ku ndodhi ngjarja ato që identifikuan Boshnjakun se kishte qenë i pranishëm aty në momentin e përleshjes.

Në dëshminë e tij të parë përpara policisë, burime për Report Tv thanë se Aleks Boshnjaku ka mohuar akuzat në ngarkim të tij duke theksuar se nuk ka pasur lidhje me sherrin mes dy grupeve edhe pse është ndodhur brenda ambienteve të lokalit në shoqërinë e Ervin Matës. Report Tv transmetoi ekskluzivisht videon e përplases me armë zjarri (Shiko këtu).

Nga përleshja humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i një kompanie bastesh sportive, Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Ndërsa pak orë pas ngjarjes, në tentativë për t'u larguar drejt Greqisë, u arrestua Geldo Hoti, mik me Ervin Matën.

Geldo Hoti shihet në pamjet filmike të kamerave të sigurisë teksa del nga lokali me një armë zjarri në dorë, ndërsa në një njëjtin hap me të dalin edhe Ervin Mata dhe Merviol Bilo. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele.

Përplasja me armë zjarri mes dy grupeve në ish-bllok mendohet se ndodhi për një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës dhe është shpallur gjithashtu në kërkim policor. Për Ervis Martinajn, Apeli i Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë burg pa afat 6 ditë më parë, duke rrëzuar masën e shkallës së parë që dha 30 ditë burg. Ndryshimi i masës së sigurisë erdhi pas provave të reja të paraqitura nga Prokuroria, kryesisht nga zbërthimi i mesazheve telefonike të Martinajt nga ekspertët izraelitë, ku rezulton se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 25/11/2018 21:35

    ca lidhje ka ky i shkreti fain e ka prokuroria me policin dhe median qe i nxoren emrin se mire te fusin ne burg por te len dhe me hasmeri po ishalla del shpejt e ska probleme se eshte djal flori familjar respskte come per ty te ngaterruan me llumin e tiranes

    Përgjigju
    • Fraiku: 26/11/2018 10:37

      Jo se nuk ka hasmeri nese nuk eshte i perfshire. Llumi i qelbur i burrelit e di mire kush i ka qe.luar dhe perse. Thuaji ju thafte dora komandos qe nuk i ekxekutoi te gjithe dhe te shpetonte tirana, durresi dhe veriu.

    • Tani: 26/11/2018 00:18

      Po cfar faji ka ky i shkreti

    • Andi: 25/11/2018 23:09

      Po boll,portale pa vlere,ngelet duke u bere leva te tjereve,hajdutet me te medhenj ju jeni...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja