‘Nuk qëllova, por u futa poshtë tavolinës’/ Lirohet nga burgu miku i komandos që vrau në ish-Bllok

‘Nuk qëllova, por u futa poshtë tavolinës’/ Lirohet nga burgu miku i komandos që vrau në ish-Bllok

Geldo Hoti

TIRANE-Lirohet nga burgu Geldo Hoti, i cili njihet si miku i komandos, Merviol Bilo. Në datë 8 tetor gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë 45 ditë burg për Hotin, e cila ka përfunduar në datë 20 nëntor, ndërsa sot është mësuar lajmi për lirimin e tij nga qelia. Lirimi i tij nga burgu ka ndodhur pasi  nuk jenë gjetur prova.

Hoti u arrestua në datë 6 tetor në tentativë për t’u arratisur në Greqi, ndërsa u akuzua mbi dyshimet se kishte qëlluar me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe të plagosur, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Por gjykata vendosi masën e sigurisë vetëm 45 ditë burg, që përfundoi në datë 20, ndërsa prokuroria nuk kërkoi masë tjetër duke e liruar kështu rrjedhimisht nga akuzat. 

Në datë 8 tetor ai doli para trupës gjykuese (lexo këtu). Hoti deklaroi se nuk ka qëlluar gjatë kohës kur ishte në lokal pasi sapo kishte parë dy personat me armë ishte futur poshtë tavolinës nga frika. Në ngjarjen e 4 tetorit, Geldo Hoti ishte në grup me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin. Në grupin tjeter ishin Ervis Martinaj me truprojën e tij, Fabjol Gaxha dhe Eljon Hato. Viktima kishte ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment.

Nga përleshja humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i një kompanie bastesh sportive, Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele. Report Tv transmetoi ekskluzivisht videon e përplases me armë zjarri (Shiko këtu).

Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë zjarri në lokalin "Monopol" në zonën e ish-bllokut mbrëmjen e 4 tetorit (lexo këtu).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teki: 27/11/2018 23:11

    Ky.miku nuk ka gjuatur me.nje.fjal ka.pas arm

    Përgjigju
  • Saiqor tahiri: 27/11/2018 15:01

    Po ky ishte me arme ne dore ne videon qe u dha ne report tv.si ka mundesi qe lirohet pas 1 muaji? Ajde reforme ne drejtesi ajde

    Përgjigju
    • shoku: 27/11/2018 16:33

      Me ke e shikove armen, me ate me xham apo pa xham.Mos ngaterro dollarin me ate mikun po shko bej ndonje gjo per vete.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)