Grupi ‘Bajri’ para Krimeve të Rënda, gjykata lë në burg 6 nga 11 të arrestuarit (Detajet)

TIRANE-Në orën 15:00 nisi sot seanca për dhënien e masës së sigurisë për grupin Bajri te Krimet e Rënda. Seanca ishte planifikuar në orën 10:00, por për shkak të angazhimeve të gjyqtares në gjyqe të tjera u caktua ora 14.00, por u shty për në orën 15:00 për shkak të mbërritjes me vonesë nga Shkodra të Safet Bajrit, që ishte në një tjetër seancë për dënimin në Belgjikë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Gjyqtarja Ilirjana Olldashi mbylli dyert për mediat, pasi sipas saj ka akte që përbëjnë sekret hetimor dhe për këtë arsye prokuroria ka kërkuar që seanca të zhvillohet pa praninë e kamerave. Sot kanë dalë para gjykatës 6 nga 11 të arrestuarit, ndërsa seanca zhvillohet nën masa të forta sigurie.

Konkretisht u vendos:

Arrest me burg për Safet Bajrin,

Arrest me burg për Emrah Plakun,

Arrest me burg për Ilir Bajrin 

Arrest me burg për Armir Grimën,

Arrest me burg për Astmer Bilalin

Arrest me burg për Fabjol Rexhepi 

Avokati i Safet Bajrit është shprehur para mediave, se pavarësisht se u ofrua garanci në para, gjykata vendos masën e arrestit. Për Bajrin tha avokati, nuk ka akuzë tjetër përveç implikimit në gara sportive.

Ofruam garanci pasurore në shumën 1 mln lekë, por nuk u mor parasyh. Akuza ndaj Safet Bajrit, përveç implikimit në gara sportive, nuk ka asnjë akuzë tjetër. Për të tjerët nuk mund të shprehem. Për të 6 u la në fuqi masa e arrestit me burg. Për tre të tjerët, unk ëhstë ndarë procedimi, por nuk kanë lidhje me këtë procedim.

Alban Hoxha, avokati i Safet Bajrit 

Ndërkohë që për Safet Bajrin është zhvilluar edhe një seancë gjyqësore në Shkodër, pasi u njoh me akuzat e shtetit belg për të cilat gjykata vendosi të japë masën "arrest me burg". Shqiptari është i dënuar në Belgjikë me 22 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale.

Nga grupi janë arrestuar 11 persona, nga të cilët 9 në Shqipëri dhe 2 në Holandë. Nga 9 të arrestuarit në Tiranë dhe në Shkodër, 3 janë arrestuar në datë 6 shtator, ndërsa 6 para 3 ditësh. Në kërkim janë Enver Bajri dhe një tjetër person. Safet Rustemi (Bajri) është emri më i njohur i grupit të Bajrajve, pasi është dënuar në Belgjikë me 22 vite burg dhe i lakuar shumë nga opozita si i lidhur me segmente të shumicës.  

Grupi Bajri-Të arrestuar nga dy operacionet
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim:
Enver Bajri 45 vjeç dhe N.H., 34 vjeç

Akuza për grupin Bajri
Të gjithë këta persona akuzohen për vrasje me dashje, gjobëvënie, armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje, të gjitha këto vepra në formën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001 dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.  Grupi kriminal “Bajri” po hetohet për ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht. Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”.

Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh. Operacionet në Shkodër vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet. Në vetëm 3 muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ku më e fundit ishte ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku. 2 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 24/09/2018 21:26

    Persa i perket avokatit e kane dezinfornuar publikun,ai quhet ARBER HOXHA NGA KORCA dhe,qe shet cdo gje per para

    Përgjigju
  • Luti: 24/09/2018 18:03

    Mar komshia përball,ti ta han tesh tan kakovicen bashk me ate grun si e ke si sharabajk

    Përgjigju
  • Behar bukshkelsi: 24/09/2018 17:21

    Behrar bukshkelesin e ka vra buka e Bardh Licit..tpabesin e ka pa Zoti e e ka denu! Burgim tperjetshem pleher I pabes!

    Përgjigju
  • Turi: 24/09/2018 16:19

    Edhe avokatët e këtyre kriminelave do fillojn lojrat si avokatët e Shullazit. Ska gjë për tu çuditur kur Vladimir Meçja do shkoj të mbroj Safet Bajrin. E thërret gjaku kriminelin tek krimineli, spijunin tek spijuni. Horin tek hori.

    Përgjigju
    • Fredi: 24/09/2018 20:27

      Vladimir Mecja ti kthej njehere leket Shullazit se nuk i beri dot pune hahaha U be gazi i botes megjithe gruan po varja te shkretit.

  • BLENDI: 24/09/2018 15:57

    Per "Kojshine perballe":gjej shoke te tjere sepse keta per nja 15 vite nuk ke per ti pare ne qarkullim,kaq u zgjati xhiroja ne treg.

    Përgjigju
    • Per blendin: 24/09/2018 16:20

      Ketu do jemi o shoku

  • Po lict: 24/09/2018 15:39

    Pse nuk hetohen per vrasjen e ferracakut? Edhe per vrasjen e ciftit?

    Përgjigju
    • Burri me namuz: 24/09/2018 22:51

      Afer astritit do shkojn tan rraca e licve, duroni ky asht veq fillimi

    • Ca thu o parruca?: 24/09/2018 21:52

      Lict nuk kan pre ne bes? Do jesh i Vogel nuk i njef mir . Ma pa bes se e vravi astritin bardhi nuk ka vra kush ne shkoder . Tu hanger e tu pi me te e masanej ka ndjerr pistoleten me e vra mas shpinet se astritin ska pas bir kurvet me e vra ball per ball

    • Parruca: 24/09/2018 16:26

      Po hetohen bajrat se ato i kan kry.. lict nuk kan pre najher ken nbes

  • Hahaha: 24/09/2018 15:27

    Te pabeset u kalbshin ne burg

    Përgjigju
    • Per prokurorin e zgjuar hahaha: 25/09/2018 11:48

      Je i vogel akoma .. nuk dike asgja per asnjenen pal .. ke informacione tgabume per spiunat e per vrasjen e bercans ke ngatrru band .. kshuqe shkruj kur ti merrsh vesh gjanat sakt.. po cuditem se si nje qytetar mund te perkrah fisin me te ndyr te bajrajve ne shkoder .. po duhet tjesh nje magjyp si ato edhe ti .. ciao

    • Shkodrani: 25/09/2018 11:45

      se sa njerz kan vra bajret e se me sa fise Jane ne gjak bajret..kan vra :xhabir shegen,arben Tuzin,osman alibalin dhe vellain e tij arturin,pal kosterin,policin ne dobrac,Bab e bir ne bahcallek te familjes barbullushi,lec manishten,bes dashin,Fatbardh Licin dhe te plagosur qe kan mbet gjith jeten invalid: Mir haruni dhe nje pjestar te fisit lohja ne oborrin e xh.sheges,zir shegen... Kan zhduk daj e nip(molla)dhe kan hedh ne er me tritol lul kullen edhe 20 persona te tjer ne mes te qyteti(nje akt terrorist qe vetem ne Kabul ndodh),E shum gjera tjera. E shikoni me sa familje Jan ne gjak kto?

    • Prokurori kirasit: 25/09/2018 02:49

      Vetem dicka me ben pershtypje ne kete histori ... ne te gjithe boten ndodhin shkapetje bandash .. por nuk ndodh te veprojne sikur po veprojne LICT loj te trefishte , ishin gangstera e po kthehen ne origjinen e tyre SPIUNA .... po rrini gangsterllikut deri ne vdekje meqe vrat boran bercanen me gjith gru , ishte shoku behar bajrit ky . Dhe ju lumte pushka bajrave se kan qit pushk per shokun nqs asht e vertete ashtu si flitet per bardh licin . Po ju o lict e kirasit pse e quani enver bajrin te pabese ??? Ai nuk ju preu ne bese , ai perkundrazi ju dha besen e burrave dhe kumari mundsisht ... ju ishit ato ato qe ja vrat shokun e tyne mbas shpine dhe pse kishit ba "KUMARI" . Tash mustaf lici te mundohet sa tdoje me manipulu dosjet e vjetra per me kalb ne burg bajrat se ska me mujt me ja arrit kurre sepse tash shoqnia bajrave qe mund tken met rrugve kan me ju damtu ju se keni ba loj shum te flliqet pabesi , intrige , spiunim , shpifje . . i vetmi person qe asht viktima e licve asht djali mustafes serial killeri se e ka ba agja i vet tu e vu ne seder e tu e perdor . Vec mirboll ata miliona euro qe ka sokoli tash mundet me i fut ne pune me u arratis e me ble identitete tjera .

    • Te pabeset: 24/09/2018 16:21

      I ke ne kiras

  • Shefi: 24/09/2018 15:11

    Respekte per shef Marsel Kulla i kalbi Bajret mbrenda

    Përgjigju
  • Popull: 24/09/2018 11:39

    Burgim i perjejtshem po dolen jashte keta kriminele do marrin hak

    Përgjigju
    • Kojshija perball: 24/09/2018 16:22

      o shkodrani sjena ne stadium tu pa vllaznine mor trishtil

    • shkodrani: 24/09/2018 15:59

      ky kojshia perball esht tifoz i flakt i bajrve boshnjaku m*ttit

    • Kojshija perballe: 24/09/2018 14:28

      Jashte i ke se shpejti te gjithe dhe si gjithmone do i japin vendin secilit qe e meriton

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Zelensky nënshkruan ligjin për mobilizimin e ushtrisë

 Zelensky nënshkruan ligjin për mobilizimin e ushtrisë