3.4 mln euro, hetime edhe në Angli për Elvis Vladin, ishte arrestuar në Londër për kokainë

Report TV mëson se grupi hetimor, që është duke hetuar kapjen e 3.4 milionë eurove, ka kërkuar ndihmën e Agjencisë Britanike Kundër Krimit të Organizuar NCA.

Prokurorët e kësaj çështjeje në mënyrë urgjente kanë kërkuar informacione për Elvis Vladin, i cili dy vite më parë është arrestuar në Londër për përfshirje në një grup kriminal i specializuar në trafikun e kokainës.

Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës. Ky grup kriminal në vitin 2016 do të dënohej me një total dënimesh prej 50 vite burg.


(Eurot e gjetura e gjetura në 'Toyota Yaris', të ndara në dy thasë)


(Disa prej anëtarëve të bandës së kokainës, ku bënte pjesë Elvis Vladi)

Komanda kundër krimit të organizuar në policinë metropolitane londineze mbajti për një kohë të gjatë nën survejim grupin e shqiptarëve që udhëhiqej nga Gentian Cuka.


(Gentian Cuka, 'koka' e bandës kriminale ku bënte pjesë Elvis Vladi)

Gjatë survejimit është identifikuar edhe Elvis Vladi, por policia londineze nuk mundi të zbulojë rolin e tij në këtë grup kriminal, të cilit iu kapën 16 kile kokainë dhe mijëra paund cash. Të 10 anëtarët e grupit do të dënoheshin, por i vetmi që u shpall i pafajshëm për mungesë provash ishte Elvis Vladi.

Të njëjta burime i thanë Report TV se palës britanike i është kërkuar informacion për lëvizje të mundshme parash nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, pasi Alfred Vladi kushëri i Elvis Vladit si aktivitet të biznesit të regjistruar në QKR kishte edhe këmbimin valutor.


(Gentian Cuka dhe disa prej anëtarëve të bandës së tij)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Report Tv siguron foton e 3.4 mln euro, paratë të ndara në prerje 50-çe

Report Tv ka siguruar foton e shumës së konsiderueshme të eurove që sekuestuan pasditen e të dielës në dy automjete “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit. Makinat të ngarkuara në një trajler vinin nga Gjermania. Rreth 3.4 mln euro ishin të ndara në prerje 50-çe, ndërsa ende mbetet i paqartë destinacioni apo dhe origjina e tyre. 

Pas gjetjes së shumës prej 3.4 milionë euro policia arrestoi në cilësinë e personave të dyshuar Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ndërsa u shpallën në kërkim dy personat që kishin porositur automjetet Alfred Vladi dhe Elvis Vladi, të dy nga Peshkopia por me banim në Tiranë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin: 14 vjeçari i arrestuar do transferohet në qeli apo do të vijojë të qëndrojë në spital

Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin: 14 vjeçari i arrestuar do transferohet në qeli apo do të vijojë të qëndrojë në spital