POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Z.Dioguardi, krimet në kampin e Tepelenës s’mund të fshihen!

Lek Mirakaj

Ditë më parë z.Asllan Bushati botoi një shkrim në lidhje me një sqarim që Ai dhe z.Zef Bala i kishin bërë ish-kongresmenit Dioguardi në lidhje me ish-kampin e Tepelenës. Z.Dioguardi i ishte drejtuar organeve vendimmarrëse që të mos financonin ngritjen e muzeumit ne kujtim të viktimave të pafajshme që vdiqën dhe u trajtuan në mënyrën më mizore gjatë viteve 1949 -1954.

Pas sqarimit që z.Bushati i kishte bërë Dioguardi mbi historinë e dhimbshme të kampit çfarosës të Tepelenës, z.Dioguardi kishte shprehur keqardhjen, duke u justifikuar se nuk i dinte të vërtetat. Cilido njeri i ndershëm në rast të një gabimi të tillë, më e pakta do të kërkonte falje publike dhe do i drejtohej atyre, të cilvë me nderhyrjen e tij të pa nevojeshme e të pa ndershme, I kishte keqinformuar t’i sqaronte mbi gabimin. Personalisht nuk kam asnjë dyshim se biseda që z. Bushati e përshkruan me hollësi në shkrimin e tij, është e saktë dhe korrekte. Por, e famshmja ‘por’, që gjithnjë fsheh diçka të pa thënë. 

Sot në kontradiktë me pohimet e z. Bushati, z.Dioguardi në mënyrën më skandaloze, më të paturpshme, ka pranuar të shesë, tek ata që janë të alarmuar se po dalin të vërtetat e turpshme të historisë së diktaturës, emrin e tij.  Me 15 Gusht 2018, z. Dioguardi, ky kampion i luftës kundër komunizmit, ky kampion i luftës për demaskimin e krimeve që kanë bërë të huajt kundër shqiptarëve, se grekët e serbët të huaj janë, u bë zëdhënësi i qarqeve më kriminale që përpiqen të fshehin të vërtetat e krimeve që kanë bërë shqipfolesit komunistë ndaj grave e fëmijve të pafajshëm të një gjaku e të një gjuhe.

Sot ky pseudo “shqiptar” i madh Xho Dioguardi ka lejuar, të përdoret emri i tij në një letër që i drejtohet kryetarit të bashkisë së Tepelenës, z.Peçi, ku i kërkohet që të anullojë vendimin e këshillit bashkiak për ngritjen e muzeumit të viktimave të kampit te shfarosjes, që  kriminelët komunistë patën instaluar, pa pyetur asnjë njeri në Tepelenë.  Autorët e vërtetë të letrës botuar në gazetën Dita, bashkëautor i të cilve është bërë “SHQIPTARI I MADH” Dioguardi spekullojnë paturpësisht duke u përpjekur të ngacmojnë ndjenjat njerëzore dhe patriotike të popullit tepelenas. 

Z.Dioguardi: nuk  e di pse ke lejuar të përdoret emri juaj në mënyrë kaq skandaloze e antinjerëzore, me siguri Ju do heshtni ose do bëni lojra fjalesh, se Aushvici është i pakrahasueshem e broçkulla të tjera.  Aushvici është simbol i krimit dhe si i tillë përdoret, ashtu si përdoren emrat e Hitlerit, Stalinit, Pol Potit e për ne shqiptarët emri i qoftë largut Enver, ashtu si themi kur duam të tregojmë ngjarje të përmasave të mëdha, përdorin si simbol, fjalën BIBLIKE. Per dijeni z.Dioguardi, megjithse z,Bushati Ju a ka sqaruar të vërtetat e kampit të shfarosjes të Tepelenës, Ju pëlqen apo nuk Ju pëlqen zotnisë tënde, po Ju këshilloj nëse keni pak “bonsens” thonë andej nga jeni zotrote, konsultoju me dokumentat e vetë regjimit, po të duash mund të ballafaqohesh edhe me të mbijetuarit e Aushvicit shqiptar e do mësosh të vërteta të tmerreshme dhe që nuk na nderojnë aspak si shqiptar.

Z.Dioguardi është e turpshme të spekullosh me ndjenjat e tepelenasve, nuk qenë tepelenasit që ndërtuan kampin shfarosës, ashtu si nuk jane matjanet përgjegjes për krimet e burgut të Burrelit, apo mirditorët për tmerret e Spaçit. Fajtoret jane: Enveri me shokë, fajtorë janë edhe ata që kanë shkruajtur atë letër të turpshme qe Ju e keni noterizuar. Historia është ajo që është, detyra jonë, e tepelenasve, e matjanve, është ti ruajmë këta simbole të së keqes, që brezat që do vijnë të jenë të përgatitur për të mos lejuar përsëritjen e krimeve. Z.Dioguardi! Nuk pritej nga Ju. Turp.

a.me.
Komento