Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, kreu i Lëvizjes Besa: VLEN fitues absolut në komunat shqiptare, nesër nisin negociatat për qeverinë e re me VMRO-DPMNE

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, kreu i Lëvizjes Besa: VLEN fitues absolut në komunat shqiptare, nesër nisin negociatat për qeverinë e re me VMRO-DPMNE

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas shpalljes së rezultateve të para për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se koalicioni VLEN është fitues absolut tek shqiptarët.

“Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve, tha Bilall Kasami nga VLEN.

“Në këtë atmosferë impozante shpallim fitore në kampin politik shqiptar. Koalicioni VLEN është është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë diasporën të cilët erdhën për të votuar ndryshimin, falë tyre…edhe një herë ata treguan se në vendlindjen e tyre ata janë faktor ndërkombëtar dhe në këtë rast ne i falënderojmë nga zemra për çdo votë të marrë. 100 mijë herë faleminderit diasporë”, tha Kasami.


Lajmi kryesor:

Rokadë në Maqedoninë e Veriut, partia opozitare VMRO-DPMNE shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League