Zvicër, aksidentohet në punë, humb jetën 61-vjeçari shqiptar

Zvicër, aksidentohet në punë, humb jetën 61-vjeçari shqiptar

Foto Ilustruese

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në Zvicër, pasi është aksidentuar në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në komunën Wildersëil të Zvicrës, ndërsa shqiptari që humbi jetën është rreth 61- vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Shqiptari ka humbur jetën, pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi, raporton media zvicerane “Blick”. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtrimin e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, i cili rezultoi fatal për shqiptarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine

VIDEO/ Mesfushori goditet me thikë në fushë gjatë Klasikes në Amerikën Latine