Zyra përgjimi në çdo prokurori rrethi/Report Tv zbardh strategjinë e Prokurorisë 2018-2020
Sipas strategjisë së siguruar nga Report Tv tashmë ka nisur puna për “krijimin e infrastrukturës teknike për realizimin e përgjimit të komunikimeve elektronike në prokuroritë e shkallës së parë.
Me reformën në drejtësi dhe paketën ligjore ku përfshihen një sërë ligjesh organike, Prokuroria e Përgjithshme ka parashikuar në strategjinë e saj 2018-2020 krijimin e zyrave të përgjimeve elektronike në të gjitha prokuroritë e rretheve.
Sipas strategjisë së siguruar nga Report Tv tashmë ka nisur puna për “krijimin e infrastrukturës teknike për realizimin e përgjimit të komunikimeve elektronike në Prokuroritë e Shkallës së Parë, investime në infrastrukturë për krijimin e ambienteve të përshtatshme për pyetjen e subjekteve që gëzojnë status të posaçëm, për ruajtjen e provave materiale”.
Po çfarë parashikohet tjetër në këtë strategjije?
Veç pajisjeve përgjuese të cilat tashmë do të jenë në çdo organ akuze është parashikuar dhe ndërtimi i zyrave dhe ambienteve ku do të merren në pyetje personat që gëzojnë status të veçantë, ku përfshihen dhe të miturit.
Pyetjet e tyre nuk do të bëhen më si deri tani, por ato do të regjistrohen si dëshmi duke marrë vlerën e provës në prani të psikologut, prokurorit dhe sipas rastit dhe gjyqtarit të seksionit të të miturve. Aktualisht pajisjet e përgjimit ndodhen vetëm në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe në ambientet e Shërbimit Informative Kombëtar.
Ndërsa me këtë strategji parashikohet që brenda dy viteve të gjitha prokuroritë në vend të kenë strukturën e tyre të përgjimit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
26.9%
-
Jo
17.1%
-
Nuk e di
56%
Vota total: 9032
Lajme të tjera
-
Bilanci i prokurorisë së Përgjithshme për 2023: Krimi ka pësuar ulje! Në krye të listës Vlora, koeficientin më të ulët Dibra (Harta)
7 Prill, 20:36
-
Përgjimet e ushtrisë, Moska: Gjermania do luftë me Rusinë, reagon Berlini: Do përçarje
4 Mars, 18:47
-
Ryshfet për 1 makinë me dru në Elbasan, Report Tv siguron dosjen në SPAK! 2 OPGJ e Prokurori donin 100 mijë lekë: Mos nxirrni automjetin pa urdhër
28 Maj 2023, 15:10
-
Zgjedhjet e 14 majit, 28 çështje në Prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, 3 dosje i kalojnë SPAK! Në pranga 6 persona, nën hetim 25 të tjerë
19 Maj 2023, 09:46
-
‘Vendoret’, KQZ letër SPAK, Policisë e Prokurorisë së Përgjithshme: Parandaloni incidentet dhe krimet zgjedhore
11 Maj 2023, 11:42
-
Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të garantohet pavarësia e prokurorëve! Të rriten hetimet për korrupsionin! E pajustifikueshme të mbahen çështje penale për 3 vjet
27 Prill 2023, 10:19
-
Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: Në 2022-shin kishte vakanca në sistem deri në 42%, 134 prokurorë i mungonin sistemin (Raporti i plotë)
13 Prill 2023, 10:35
-
BSH, Prokuroria e Policia marrëveshje kundër falsifikimit! Sejko: Në 2022 vetëm 343 kartëmonedha të falsifikuara! e vetmja monedhë që falsifikohet, 50 lekëshi
17 Janar 2023, 11:38
-
Sulmet kibernetike nga Irani, Shqipëria i kërkon Rusisë, Britanisë dhe Kinës bllokimin e faqeve që po publikojnë të dhënat! Po postohen sekrete hetimore
11 Tetor 2022, 10:18
-
Berisha në krah të Metës: Do publikohen përgjime të Edi Ramës duke folur me grupe kriminale
26 Gusht 2022, 12:39
-
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, në shtator hapet gara! Plotësohen vakancat në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme
11 Gusht 2022, 09:47
-
Skandal me përgjimet telefonike në Greqi, jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret grek dhe ndihmësi i Mitsotakisit
5 Gusht 2022, 19:25