Zyrtare, Kukësi largon trajnerin
Milinkoviç dhe ndihmësit e tij

Zyrtare, Kukësi largon trajnerin<br />Milinkoviç dhe ndihmësit e tij<br>
Edhe zyrtarisht Mladen Milinkoviç nuk do të jetë më trajneri i Kukësit. Klubi verilindor ka zyrtarizuar gjithçka mëngjesin e sotëm përrmes një komunikate në faqen e tij, ku thotë se Milinkoviç dhe ndihmësit e tij nuk do të vijojnë më në detyrë për mungesë të rezultateve. Dje Kukësi e mbylli me humbje vitin 2017 pasi në Zeqir Ymeri e mundi Luftëtari 2-1. 

Deklarata e Kf Kukës:
Duke nisur që nga sot , në drejtimin e Kukëist nuk do jetë më taineri , Mlladen Milinkoviç dhe ndihmësat e tij. Sot ky staf me në kye Milinkoviç, ka paraqitur dorëheqjen pranë presidentit te klubit. Presidenti, Safet Gjici, ka miratuar doreheqjen e tyre dhe i ka falenderuar për punën e bërë edhe pse ajo nuk ishte në prithsmërinë e duhur dhe në objektivat e marër në fillim të sezonit nga Milinkovic. Kjo dorëheqje vjen pas rezultateve të dobëta dhe pikëve të pakta që  stafi dhe ekipi morën.

Theksojm se presidenti i ka dhënë mbështetje maksimale , stafit që po largohet dhe disa herë edhe pse rezultatet ishin të dobëta ku u ka dhënë shansin  Milikoviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Pozicioni aktual i ekipit është larg objektivave që mori Milinkoviç, duke mos haruar dhe katër humbej në fushën e Kukësi, gjë që nuk kishtë ndodhur asnjëherë më parë .

Klubi është në trataiva për gjetjen e emrit të ri që do drejtojë pankinën e Kukësit , dhe mes shumë kandidaturave do të përzgjëdhë më të mirën , që të vijojë punë për arritjen e objektivave për titull kampion , pasi asgjë ende nuk ka mabruar dhe ka ende kohë që dhe me merkaton e dimrit të kapet vendi i parë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë