Dy makinat ‘Toyota’ me 3.4 milionë euro që u bllokuan në Durrës vinin nga Gjermania
Në dy makinat ‘Toyota’ në Durrës ishin fshehur 3.4 milionë euro. Kjo është përgjigja zyrtare nga grupi hetimor që përfundoi numërimin e shumës paraditen e sotme.
Makinat tip Toyota ku u sekuestruan 3.4 mln eurot
DURRËS- Në dy makinat ‘Toyota’ në Durrës ishin fshehur 3.4 milionë euro. Kjo është përgjigja zyrtare nga grupi hetimor që përfundoi numërimin e shumës paraditen e sotme. Report Tv mëson se makinat vinin nga Gjermania. Shuma 3.4 mln euro ishte fshehur në dy nga nëntë makinat ‘Toyota Auris’, të nisura nga Gjermania, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.
Dy makinat e mbushura me euro po transportoheshin me një kamion së bashku me 7 makina të tjera, po ‘Toyota Auris’. INTERPOL kishte vendosur në dijeni autoritetet shqiptare se shuma ishte fshehur në një makinë. Por pas kontrollit rezultoi se 3.4 milionë eurot ishin fshehur në dy makina.
Por pikëpyetjet që ngrihen janë dy; e para kush është biznesmeni që i porositi makinat, pasi deri tani janë të arrestuar veëtm administratori i firmës së transportit dhe dy shoferët. Ndërsa pyetja e dytë që mbetet pa përgjigje është se kush e informoi Lulzim Bashën për operacionin, pasi e dekonspiroi katër ditë më parë në Kuvend.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta u shpreh se pas daljes së informacionit, në Bari ka pasur një tentativë për të tërhequr makinat, por nuk është bërë e mundur, pasi operacioni ishte në ndjekje.
Ka pasur një tentativë për të ndërhyrë në portin e Barit për të tërhequr makinat, por nuk është bërë e mundur, operacioni ishte në ndjekje, në traget kishte agjentë të INTERPOL deri kur erdhën në portin e Durrësit
Gazetari Arsen Rusta
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.8%
-
Të gabuar
20.5%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 352
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Rama: Qendër Monitorimi me kamera inteligjente për trafikun rrugor, ndërtojmë portin më të mirë në Durrës
30 Dhjetor 2024, 12:40
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, Apeli GJKKO burg 10 të arrestuarve! SPAK ndoqi në heshtje trafikun
28 Dhjetor 2024, 13:23
-
Trafikuan 1 ton marijuanë me vlerë 3.37 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 4 trafikantët që u zbuluan nga përgjimet e Sky Ecc (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 10:24
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor 2024, 10:07
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor 2024, 08:59
bravo shteti dhe punonjesit e tij te pa afte nga 5 mln euro 3.4 ngelen sot .gjynaf do bejne pushimet jasht shtetit dhe ju duheshin. vendi me i mallkuar nuk ka ne bot
Përgjigju