Ekonomi
-
Duke marrë shkas nga raporti që Autoriteti i konkurrencës nxori një ditë më parë për abuzime me çmimet e produkteve bujqësore nga ana e grumbulluesve, deputeti Erion Braçe kërkoi një hetim të posaçëm për tregun Agro-ushqimor të Tiranës, duke rikujtuar edhe gjobën e vitit 2018, e cila as nuk është paguar dhe pas së cilës as nuk ka pasur reflektim. Hetim për produktet e shportës Konkurrencës më herët i ka kërkuar edhe Kuvendi
30 Korrik 2024, 14:53 -
Detaje nga tenderi i Portit të ri tregtar në ‘Porto Romano’! Përpunohen 2 mln kontejnerë, pret 1 mln pasagjerë në vit! Sipërfaqja totale 400 hektarë
30 Korrik 2024, 13:35Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do ti kushtojë buxheti të shtetit të shtetit gjithsej 470 mln euro. Gara për ndërtimin e tij mbyllet më 16 shtator, ndërkohë do të trefishohen kapacitetet e tij. Sipas detajeve të tenderit në portin e ri do të përpunohen 2 milionë kontejnerë në vit, si dhe do të priten rreth 1 milionë pasagjerë.
-
Rritet pabarazia/ 135 mijë familje pa shtëpi në pronësi, por Shqipëria ka dyfish më shumë banesa bosh!
29 Korrik 2024, 17:31Një në pesë familje në Shqipëri, nuk ka shtëpi në pronësi, por jeton me qira. Shifrat e CENS-it 2023, tregojnë se pabarazia është thelluar pasi edhe pse janë mbi 356 mijë banesa bosh, rezultojnë mbi 135 mijë familje pa banesë. Sipas ekspertëve ka nevojë për një plan kombëtarë për kredi të buta për çiftet e reja.
-
Jahti i sheikut Abdullah Bin Zayed në portin e Durrësit, furnizohet me naftë nga ‘Bolv Oil’! Shehu: Kompania, lider në sektorin e tregtisë së karburanteve
29 Korrik 2024, 17:27Kompaninë “Bolv Oil”, që tregton karburant me cilësi te lartë, e të certifikuar sipas standardeve europiane ka fituar dhe besimin e klientëve ndërkombëtarë dhe furnizon jo vetëm automjete por dhe jahte luksoze.
-
Detyrimet e papaguara/ 4 bashki thellojnë borxhin! Kavaja rekord, arrin në 818 mln lekë
29 Korrik 2024, 17:16Pushteti vendor zhytet më thellë në borxhe kryesisht për shkak të investimeve që po bëjnë pa pasur fonde në dispozicion. Ministria e Financave thotë se detyrimet e papaguara të bashkive u rritën me 660 milionë lekë krahasuar me vjet. Rekordi i takon Kavajës me 818 milion leke detyrime. Në vështirësi Durrësi e Vora.
-
Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%
29 Korrik 2024, 13:48Çmimet e fruta perimeve janë rritur në mënyrë abuzive nga grumbulluesit deri në 100%. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetim për 86 ndërmarrje grumbullimi e tregtimi me shumicë në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan e Berat, për shkak të abuzimit me çmimet, blerjes-shitjes pa faturë, dhe fiksim të çmimeve mes kompanive.
-
Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin
28 Korrik 2024, 16:36Zhvlerësimi i euros, ka goditur edhe arkën e shtetit, pasi janë mbledhur më pak të ardhura sesa plani. Ky fakt pranohet edhe nga Ministria e Financave, e cila sqaron se të ardhurat nga TVSH-ja nuk janë realizuar për shkak të forcimit të lekut por edhe rënies së çmimeve në tregjet e huaja.
-
Prodhimi i bujkut stok, importi i drithërave rekord, në 6 muaj blemë 143 mijë ton! Braçe: AKU kujdes, po importojmë nga Rusia
26 Korrik 2024, 18:22Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar të merren masa ndaj kompanive që importojnë drithëra nga Rusia, dhe të verifikohet cilësia e mallrave. Sipas tij është absurde që në pikun e korrjes së drithërave në vend, po kulmon importi nga jashtë. Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtë muaj është blerë nga jashtë 143 mijë tonë drithëra.
-
136 milionë Euro granti i BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Firmoset marrëveshja Shqipëri - BE - BERZH
26 Korrik 2024, 09:55Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.
-
Rekord/ KESH blen 6.8 mln euro energji elektrike për 8 ditë furnizim
25 Korrik 2024, 20:52Javën e fundit ka arritur në shifra rekord importi i energjisë elektrike. Vetëm për të garantuar furnizim me energji elektrike 20-28 korrik, KESH ka blerë 6.8 milionë euro.
-
Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh
25 Korrik 2024, 15:02OSHEE i ka bërë apel subjekteve të furrave të bukës që deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh.
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: destinacionet më të frekuentuara
25 Korrik 2024, 11:30Numri i lartë i fluturimeve, çmimet konkurruese dhe shërbimet cilësore, kanë tërhequr edhe vemendjen e pasagjerëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët zgjedhin TIA për të udhëtuar.
-
Vlorë, të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet, shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë
24 Korrik 2024, 17:09Kërkesa për blerjen e apartamenteve dhe bizneseve në Vlorë është rritur e sidomos nga të huaj. Kjo ka çuar në kapërcimin çmimeve nga 1600 euro metri katror në Lungomare e deri në 4 mijë euro në zonën e Ujit të Ftohtë.
-
Beqaj në burg! Drejtuesja e SASPAC në Kuvend, deputetët: Merrni masa të mos abuzohet me fondet e BE
24 Korrik 2024, 15:58Deputetët e PS-PD i kërkuan drejtoreshës së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian të merren masa për të ndaluar keqmenaxhimin e tyre, siç ka ndodhur më herët kur SASPAC drejtohej nga Ilir Beqaj, sot në burg. Socialistët sugjeruan që fondet e BE-së të shkojnë në bashkitë e vogla.
-
Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim
24 Korrik 2024, 13:54Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të vendit/vendeve të ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës vërtetues
-
Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete
24 Korrik 2024, 12:22Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin me BERZH, në kuadër të financimit të projekteve të rëndësishme zhvillimore, tashmë edhe në kuadër të Planit të Rritjes të Komisionit Europian.
-
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit: Inspektorët tatimorë identifikohen nga këto elementë
23 Korrik 2024, 21:31Punonjësit që ushtrojnë detyrat funksionale kanë disa elementë identifikues, siç është badge, udhri i punës dhe uniforma dalluese.
-
Tre rrugë të tjera me pagesë, qytetarët tarifë për të kaluar në Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier! Ekonomia “pro” kredisë 100 mln euro për Vorë-Hani i Hotit
23 Korrik 2024, 16:41Pas autostradës Thumanë-Kashar, edhe 3 rrugë të tjera do të jenë me pagesë për automjetet. Ministria e Infrastrukturës sqaroi në Komisionin e Ekonomisë se bëhet fjalë për koncesionet Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, pjesë e korridorit blu, projekte për të cilat janë shpallur fituesit
-
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
22 Korrik 2024, 17:36Më shumë se 50% e kursimeve të shqiptarëve mbahen nëpër banka në Valutë e kryesisht në euro. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë aktualisht janë 7.5 miliardë euro depozita në monedhën evropiane. Po ashtu afro gjysma e kredive dhe e borxhit publik është në euro. Në kushtet e prezencës së lartë të euros në ekonomi, ekspertët thonë se është e pamundur të ndalohet përdorimi saj në vend.
-
Rriten të ardhurat në gjashtëmujor, por shtyhet rishikimi i buxhetit dhe garancia e paralajmëruar për bujqësinë
22 Korrik 2024, 16:50Në thesarin e shtetit janë arkëtuar 230 milionë euro më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Por kjo rritje e të ardhurave nuk ka mjaftuar për të rishikuar buxhetin e shtetit dhe për të miratuar garancinë sovrane për fermerët, siç ishte paralajmëruar nga qeveria.