Kronikë
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal për trafikun e kokainë në lëkurën e kafshëve.
28 Dhjetor, 13:23 -
Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital! Arrestohet shoferi
28 Dhjetor, 11:36Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës së djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur nga një mjet shumë pranë vijave të bardha.
-
Shkodër/ Goditen 8 qendra prostitucioni, ushtrohej në banesa, nën hetim 13 të huaja dhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen paratë e përfituara
28 Dhjetor, 10:468 qëndra prostitucioni janë goditur nga policia në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar ‘Payment’. Nën hetim janë vënë 13 të huaj dhe 2 shqiptarë.
-
Sekuestrohen pronat e Elton Arkaxhiut, i dënuari në Francë për trafik droge, pronar i kafe 'Rio' e qendres 'SPA' tek 'Myslym Shyri' në Tiranë
28 Dhjetor, 10:18Gjykata e Tiranës firmosi sekuestrimin e pasurisë së Elton Arkaxhiu bazuar në ligjin për ‘Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’.
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02Një tjetër aksident i frikshëm, pas atij në Pajovë, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Nuk ka raportime për të lënduar, makina bëhet copash pas përplasjet me mbrojtëset anësore
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore njofton se ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit. Nën moton ‘Shpejtësia vret jetën!’, evidentohen dy nga rastet e proceduara, me 198 km/h deri në 202 km/h, në aksin rrugor Peqin-Elbasan
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari
27 Dhjetor, 20:26Ngjarja u shënua në segmentin pranë fshatit Pajovë, ku janë përplasur dy mjete dhe nuk dihet ende për të plagosur
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43Dy makina dhe një kamion janë përplasur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Shënkollit.
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor, 16:15Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për proces në themel ndaj 8 anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit, Dedan Gjoni. Do vriteshin vëllezërit Nela për hakmarrje, strehuan dhe killerin e penduar Nuredin Dumani. Akuzë dhe për narkotrafik. Bujar Ajetit i pushohet çështja vetëm për armëmbajtje
-
Korçë/ Shantazh me foto intime të miturës, aksidente dhe dhunë në familje, 2 persona të arrestuar dhe 5 nën hetim
27 Dhjetor, 15:37Dy persona u arrestuan dhe 5 të tjerë u proceduan penalisht në Korçë, Devoll dhe Pogradec, për vepra të ndryshme penale, si shantazhimi me foto intime në rrjetet sociale, aksident me pasojë plagosjen, dhunë në familje dhe konflikt fizik
-
Më pak aksidente në nëntor, por rriten me 34% për 11 mujorin
27 Dhjetor, 15:34Rrugët e vendit kanë qenë më të qeta këtë fund vit. Gjatë muajit nëntor në vend ka pasur si më pak aksidente rrugore, ashtu dhe më pak të aksidentuar, ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur tendenca ishte në rritje të fortë
-
Divjakë/ Shiste ilegalisht fishekzjarre në dyqanin e tij, nën akuzë pronari 57-vjeçar
27 Dhjetor, 15:27Policia zbuloi gjatë kontrolleve lëndët piroteknike dhe i sekuestroi. Gjithashtu Komisariati i Lushnjës procedoi një 62-vjeçar për dhunimin e bashkëshortes së tij
-
Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim
27 Dhjetor, 15:14Policia Kufitare dhe Migracionit pikasi 3 persona në zonën e Tresenikut në Devoll, teksa kalonin kontrabandë bagëtitë e trasha. Dy ndalohen dhe një hetohet në gjendje të lirë. I riu kapet me çantën e mbushur me steka cigaresh
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor, 14:48Një 54 vjeçar në Kamëz u vu në pranga nga policia pasi kanosi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë. Më pas ai i vuri flakën banesës së tyre ne Kamëz, prej të cilës janë shkaktuar dëme materiale.
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09Prokuroria e Posaçme jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42Gjykata e Tiranës dënoi me 4 vite burg për mashtrim Tire Alldervishin, sanitaren e cila u zhvaste para pacientëve te 'Shefqet Ndroqi' gjatë periudhës së pandemisë së Covid 2019
-
Atentat ndaj vëllait të të ‘fortit’ të Bulqizës? Denoncimi i Tërnovës në polici: Më qëlluan me armë! Efektivët gjejnë një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27Një atentat dyshohet se i është bërë sot Luan Tërnovës në Bulqizë.
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erion Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17SPAK thotë se ndaj Veliajt nuk ka akuzë, por është marrë në pyetje si person që ka dijeni rreth një çështje në hetim që indicie ka kallëzimin e një personi anonim. Ky person ka dorëzuar në SPAK informacione konfidenciale të Aviacionit Civil, siç është një fluturim i Veliajt 20 vite më parë, duke ngritur pikëpyetje se kush është burimi që i ka dhënë një anonimi informacione jo publike nga Aviacioni.
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin! Vendimi më 3 janar (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e SPAK kundër vendimit të gjyqtares së së GJKKO-së Floreja Davidhi për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18Një 52 vjeçare nga Kuçova do të hetohet në gjendje të lirë pasi shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”