-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Mministrisë së Mjedisit akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesa u pranua. Akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare
14 Janar, 13:52 -
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do të kufizojë më tej eksportet e mikroprocesorëve që përdoren për inteligjencën artificiale, me synimin për ta mbajtur teknologjinë e avancuar brenda Shteteve të Bashkuara, apo ndarë atë vetëm me vendet aleate.
13 Janar, 18:29 -
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
Operacioni i fundit të nëntorit të vitit të kaluar pas një ndjekjeje nëpër qytet, përfundoi në Gjykatën e Macerata me një marrëveshje dënimi me 3,5 vite burgim për secilin nga 4 të arrestuarit. Por dënimi u konvertohet në arrest shtëpiak nga gjyqtarja e çështjes, edhe pse kishin precedentë penalë. U kapën me 120 bizhuteri ari e ora të vjedhura
12 Janar, 21:56 -
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë Dritan Rexhepit i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia drejt vendit tonë. The Sun e krahason Rexhepin me El Chapon, bosin meksikan të drogës
10 Janar, 18:55 -
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet, deri në 150 mld $
I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn, Xharra tha se sot situata është më e stabilizuar, por shtoi se dëmet kapin vlerën e 150 miliardë dollarëve dhe se sipërfaqja e djegur është e barabartë me 1/4 e sipërfaqes së Tiranës.
10 Janar, 17:58 -
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
Kryeministri Rama ka inspektuar disa nga projektet e rëndësishme që pritet të transformojnë qytetin e Shkodrës. Ai pa nga afër punimet në zonën historike tw Zdrales e cila do të kthehet në një pedonale, tregun e Rusit, tashmë të përfunduar, si dhe investimet në shkolla për terrene sportive dhe rikonstruktimin e poliklinikës së specialiteteve.
10 Janar, 14:52 -
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër për të parë nga afër Poliklinikën e Specialiteteve, e cila është rikonstruktuar me kushte dhe aparate të reja diagnostikuese. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu dhe kryerbashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
10 Janar, 13:44 -
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
SPAK ka paraqitur në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të nisur kundër Florenc Çapias, i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe veprime të grupit të strukturuar kriminal.
10 Janar, 12:50 -
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
Valon Xharra, bankier dhe investior shqiptaro-amerikan banon në Beverly Hills, një qytet pranë Los Anxhelesit, i famshëm në gjithë botën, fare pranë zonës së përfshirë nga zjarri masiv në Kaliforni. Zoti Xharra, që po e ndjek nga afër situatën, përshkroi situatën në një intervistë për Zërin e Amerikës.
9 Janar, 21:38 -
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
Shoferëve të ambulancave në Durrës u është kërkuar të kthejnë mbrapsh 120 mijë lek (të reja) secili me pretekstin se janë paguar në vlerë më të lartë se sa parashikohet në vendim për periudhën Janar-Qershor 2024. Ata kundershtojnë urdhërin e Drejtorisë së Spitalit Rajonal, Durrës dhe kërkojnë zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë.
9 Janar, 16:26 -
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
Agjencia e Infrastrukturës Rrugore (RIA) mban fajin e pjesshëm për aksidentin vdekjeprurës të një autobusi me destinacion Shkup afër Sofjes në autostradën Struma, i cili vrau 45 dhe plagosi shtatë të tjerë më 23 nëntor 2021.
9 Janar, 15:45 -
Hapet gara për stadiumin ‘Selman Stërmasi’, investitorët duhet të paraqesin projektet deri në 24 janar, kriteret
Stadium i ri “Selman Stërmasi” do të jetë i kategorisë 4 të UEFA, me një numër vendesh 14 mijë deri në 16 mijë, deklaroi Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, teksa ndau specifikat për investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre.
9 Janar, 13:26