-
MIE pengon shitjen e energjisë diellore, nuk cakton çmimin! 1620 subjekte s’po shesin tepricën: Ministria ka 6 muaj që s’miraton aktet nënligjore
Gjashtë muaj pasi miratoi ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme, Ministria e Energjisë, ende nuk ka caktuar çmimin me të cilin bizneset do të sheshin tek OSHEE ose në rrjet, tepricat e energjisë diellore që prodhojnë për nevojat e tyre.
23 Tetor 2023, 17:02 -
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Vuçiç dërgon Brnabiç, vetë në Kinë! Takim me Lavrov dhe Xi Jinping, pritet vizita e Putinit në Pekin
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së Serbisë, kanë mbërritur në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.
16 Tetor 2023, 10:58 -
Lavrov mbërrin në Pekin përpara vizitës së Putinit në Kinë
Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Lavrov kishte mbërritur në kryeqytetin kinez, së bashku me një delegacion rus. Pekini mirëpret përfaqësues nga 130 vende nesër të martën dhe pasnesër, si pjesë e aktiviteteve për dhjetë vitet e nismës “Një brez një rrugë”
16 Tetor 2023, 09:41 -
Rumania me trupa shtesë për KFOR-in në Kosovë
NATO-ja tha të shtunën se më shumë se 130 trupa nga Rumania u janë bashkuar forcave paqeruajtëse të KFOR-it, si pjesë e përforcimeve që pasuan situatën e krijuar pas një sulmi mbi policinë e Kosovës në veri në fund të muajit të kaluar
14 Tetor 2023, 14:34 -
FSHF 'zgjidh qesen', 4.5 milionë euro shpërblim për heronjtë e Kombëtares
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të akordojë një premio të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. 4.5 milionë euro janë akorduar nga qeveria e futbollit në vend, me lojtarët që do përfitojnë jo më pak se 130 mijë euro për kokë.
14 Tetor 2023, 09:39 -
Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Gaza
Izraeli intensifikoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe e izoloi atë, duke ndërprerë furnizimet me ushqim, karburant dhe gjëra të tjera të hënën në shenjë hakmarrjeje për sulmin e përgjakshëm të militantëve të Hamasit. Numri i të vdekurve nga të dyja palët u rrit në afro 1600. Hamasi gjithashtu përshkallëzoi konfliktin, duke u zotuar të vriste izraelitët e kapur nëse ushtria izraelite sulmon civilët pa paralajmërim
10 Tetor 2023, 08:24 -
Policia e Shtetit bën ‘bilancin’ për muajin shtator: 83 operacione, 937 të arrestuar! U asgjësuan mbi 60 mijë bimë kanabisi
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit shtator, gjatë të cilit janë finalizuar 83 operacione policore, nga të cilat u vunë në pranga 937 persona. Ndërsa nga kontrollet e kryera nga Vermoshi në Konispol, janë asgjësuar mbi 60 mijë bimë kanabisi, drogë, armë dhe municion luftarak.
1 Tetor 2023, 09:58 -
Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake
Ish-koloneli i ushtrisë amerikane, Gian Gentile, thotë se grupi i armatosur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ishte pajisur si një këmbësori ushtarake prej 120 apo 130 ushtarësh dhe se kishte potencial për të shkaktuar dëme të mëdha ndaj infrastukturës civile në Banjskë dhe forcave policore.
30 Shtator 2023, 11:13 -
Tiranë/ Rishfaqet skema e mashtrimit e Florian Gjergjit! Në emër të Erion Veliajt i kërkojnë biznesmenit të ndërtimeve 70 mijë euro! Arrestohen 4 bashkëpunëtorët, 2 në kërkim (EMRAT)
Një tjetër skemë mashtrimi është zbuluar në Tiranë, në të cilën del sërish emri i Florjan Gjergjit. Katër persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi dyshohet se tentuan të përfitonin 70 mijë euro nga një biznesmen
29 Shtator 2023, 09:12 -
Vëzhgimi i Report Tv, bombolat me azot tregtohen online! 640 gr kushton 9 mijë lekë të reja! 2 kg kushton 13 mijë lekë të reja
Një bombol me oksid azoti, që sipas investigimit të Report Tv shitet online në rrjetet sociale, kushton nga 9 mijë lekë deri në 13 mijë lekë të reja, në varësi të peshës së saj. Një bombol 640 gr, mbush 70 deri në 80 tullumbace që të rinjtë e përdorin si lëndë narkotike. Pronarët e lokaleve i kanë shumë të lehtë për të gjetur një bombol të tillë, pasi në rrjetet sociale gjen reklamë të tilla, pa ndonjë pengesë.
22 Shtator 2023, 16:46 -
3.8 mld euro qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri! KE kërkoi tavan për pagesat cash, BSH: E pamundur tani, të zgjidhet informaliteti! Eksperti: Propozimi ul evazionin
Kryerja e transaksioneve me kesh në Shqipëri ka arritur në rekord historik, fenomen që hap rrugë për pastrim parash dhe shtim të informalitetit. Për të ulur këtë fenomen Komisioni Evropian kërkon të vendoset tavan për pagesat cash, por Banka e Shqipërisë thotë se aktualisht ky vendim është i pamundur për shkak të informalitetit që ka vendi.
20 Shtator 2023, 15:50 -
Zjarret/ Siguria në pallate e në kullat e reja në Shqipëri! Hulumtimi i Report Tv! Ligji mangësi për mbrojtjen nga zjarri
Si janë kushtet e sigurisë në pallatet dhe në kullat e reja në Shqipëri? Report tv ka hulumtuar situatën duke evidentuar shumë mangësira ligjore që qeveria duhet t’i zgjidhë sa më shpejt.
18 Shtator 2023, 16:35