-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
Ai pati një takim me kryeministrin Edi Rama, pas të cilit ka bërë edhe një koment në rrjetin social X, ku e cilëson “të shkëlqyeshëm takimin" ku ka shprehur falenderim për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë në Ukrainë por dhe pritjen e afganëve
8 Janar, 21:05 -
Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë
Parlamenti i vendit aziatik ka votuar në favor të një mocioni për shkarkimin e presidentit në detyrë Han Duk-soo, dy javë pasi parlamenti votoi për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk-yeol.
27 Dhjetor 2024, 09:35 -
Botërori i Peshëngritjes/ Shqipëria del pa medalje, në Bahrein garuan Calja, Qerimaj dhe Ramadani
Shqipëria doli pa medalje nga Botërori i Peshëngritjes që po mbahet në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Kuqezinjtë tanë provuan suksesin me Briken Caljan, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadanin.
11 Dhjetor 2024, 12:13 -
U arrestua dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit liron me arrest shtëpie ish-juristin e Kadastrës! Dosja e tretë për Mikel Zahon, akuzë për tjetërsim pronash
Zaho ishte person në kërkim që nga muaji Prill i këtij viti, pasi me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të, në lidhje me tjetërsimin e tokave në zonën e Spitallës
6 Dhjetor 2024, 15:30 -
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".
4 Dhjetor 2024, 12:47 -
Buxheti 2025, ekspertët: Shumë para në sasi, por pak cilësi, nuk ka politika të reja! Gjokutaj: Fokusi duhej te arsimi
Buxheti i vitit 2025 sipas ekspertëve mbështet të njëjtat politika të viteve të mëparshme, ndërkohë që duhet të kishte më shumë vëmendje për arsimin dhe shëndetësinë, sa i takon cilësisë së shërbimeve. Ekspertët thonë se duhen më shumë para për të rritur cilësinë në të gjitha hallkat. Eduart Gjokutaj: Buxheti s’ka emër, fokusi duhej te arsimi
2 Dhjetor 2024, 17:10 -
Futi në kurth arsimin, dërgohet për gjykim 20-vjeçari që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si zyrtar i ambasadës, dha 19 certifikata false për nxënës e mësues
I riu Ermes Hoxhallari është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, e cila mbylli hetimet për skemën e mashtrimit që 20-vjeçari kishte ngritur, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve.
20 Nëntor 2024, 13:44 -
Fatos Çoçoli: Përfitimet ekonomike të ditës historike të shqiptarëve
Me bisedimet konkrete të anëtarësimit, mundemi pothuajse të dyfishojmë pjesën tonë në projektet e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, të mbështetura nga BE dhe Procesi i Berlinit. Me nisjen e bisedimeve teknike, bëhet gjithnjë më e lehtë dhe më e mundur që të kërkojmë fonde të tjera. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është pjesë e rëndësishme e Rrjetit të Transportit TEN-T të BE-së dhe mund të përfundojë dhe më shpejt se viti 2028!
16 Tetor 2024, 14:52 -
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen
Shqiptarja.com siguron dosjen e prokurorisë me të cilin u dënua këngëtari Luiz Ejlli. Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania 2’ u shpall fajtor pasi falsifikoi një akt noterial me të dhëna të pavërteta për Fatmir Avdurramanin të dënuar për prostitucion në Itali. Falsifikimi u krye pak muaj para se Ejlli të hynte në shtëpinë e famshme, kur atij i ishte hequr licenca e noterit por vijonte të mbante vulat.
10 Tetor 2024, 11:43 -
Dhuna e djegia e karrigeve në Kuvend! Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të opozitës, JA EMRAT! Ministri Hoxha: Akt vandalizmi i papranueshëm
Policia thotë se 23 deputetët e opozitës kryen veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren, thyer karrike, hodhën në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë, sende të forta dhe dogjën karrige, në ambientet e jashtme. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.
1 Tetor 2024, 10:18 -
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive! Vijojnë flakët në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë
Në vend janë 6 vatra zjarri që vijojnë të jenë aktive, ndërsa nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll. Ky është bilanci i raportuar sot nga Ministria e Mbrojtjes.
18 Gusht 2024, 10:58 -
Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime
Prodhimet e fermerëve shqiptarë kanë mbetur stok, ose hidhen nëpër kanale apo shiten nën kosto. Ndërsa importi është fuqizuar duke dominuar nëpër markete. Referuar shifrave në gjashtë muaj vendi ka blerë nga jashtë 597 mijë tonë ushqime, ose trefish më shumë sesa ka eksportuar
10 Gusht 2024, 19:05 -
Prodhimi i bujkut stok, importi i drithërave rekord, në 6 muaj blemë 143 mijë ton! Braçe: AKU kujdes, po importojmë nga Rusia
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar të merren masa ndaj kompanive që importojnë drithëra nga Rusia, dhe të verifikohet cilësia e mallrave. Sipas tij është absurde që në pikun e korrjes së drithërave në vend, po kulmon importi nga jashtë. Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtë muaj është blerë nga jashtë 143 mijë tonë drithëra.
26 Korrik 2024, 18:22 -
Qeveria vendim të ri për pagën e punonjësve të burgjeve, si bëhet përllogaritja e kompensimit të ushqimit, rrugës dhe qiraja
Veç dokumenteve të tjera që kanë qenë të ditura punonjësit e burgjeve do të kenë përdetyrë që të marrin një dokument tek agjencia e Kadastrës që vërteton nëse ata janë pronarë të një banese në proces legalizimi.
27 Qershor 2024, 07:00 -
Pasuri nga trafiku i drogës, Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri të tjera të Saimir Taullaut
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 6 pasuri të tjerë të Saimir Taullaut, i dyshuar i për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe lidhjeve të tij familjare. Prokuroria konkretisht ka sekuestruar 3 apartamente të cilët ndodhen në Tiranë, dy ara në Lushnjë dhe një truall, po në Lushnjë.
28 Maj 2024, 15:52