-
Legalizuan si private qendrën shëndetësore në Petrelë, arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës në Tiranë
Arrestimi i zyrtarëve Klediol Bilo, Petro Tusha, Ergys Halili, Taulant Grabova dhe Ardian Duro erdhi pas denoncimit të bërë në prokurorinë e Tiranës nga një shtetas, lidhur me kalimin në pronësi të Hajdar Sulës të qendrës shëndetësore të fshatit Qeha në zonën e Petrelës.
23 Shkurt 2022, 15:20 -
Fatura e energjisë është rritur për bizneset! Shoqata e Prodhuesve: Ndërmarrjet s’duhet të rrisin çmimet e produkteve, ndryshe dalin nga tregu
Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e mesëm nuk lë vend për të rritur çmimin e prodhimit të tyre, thotë sekretari i prodhuesve Arben Shkodra. Sipas tij kjo kategori u shmang nga fatura reale e energjisë nëse do dilnin në treg të hapur dhe rritja e çmimeve prej tyre në këtë moment, do t'i nxirrte nga tregu.
13 Shkurt 2022, 14:52 -
Rritet numri i rasteve të reja me COVID, sot 1533 të infektuar dhe 7 viktima
Janë rritur sërish infektimet e reja nga Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit ku raportohet se janë regjistruar 1,533 raste pozitive me Covid. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 5,404 testime kane rezultuar pozitiv vetëm në Tiranë 598 qytetarë.
1 Shkurt 2022, 18:38 -
Fëmijët, gjyshërit e të cilëve janë mbipeshë, kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të luftojnë me obezitetin
Pushimet e shkollës mund të jenë një kohë e veçantë për mbledhjen e familjeve të gjera. Fëmijët mund t'i shohin gjyshërit e tyre në mbledhje sezonale ose si pjesë e marrëveshjeve të kujdesit për fëmijët për të ndihmuar prindërit që punojnë. Hulumtimet e reja sugjerojnë se biologjia, mjedisi dhe ushqimi që ata ndajnë kontribuojnë në shëndetin e ardhshëm të fëmijëve
28 Janar 2022, 02:29 -
Në dhjetor, rekord historik për importin e produkteve farmaceutike! INSTAT: Në 2021 janë importuar 31.6 mld lekë ilaçe
Pandemia dhe dozat e vaksinave të marra për të luftuar virusin e çuan në rekord importin e ilaçeve vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në muajin dhjetor vendi ka importuar 3.9 miliardë lekë produkte farmaceutike, vlera më e lartë prej vitit 1990.
17 Janar 2022, 16:17 -
Tjetërsuan pronat në bregdetin e Dhërmiut dhe të Himarës, lihen në burg 6 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë, 1 në detyrim paraqitje! Mes tyre edhe ish-zv. Kryetari i bashkisë së Vlorës
6 persona janë lënë në burg, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe një po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash në Dhërmi dhe Himarë. Ato nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve tjetërsuan dhe përfituan nga pronat.
10 Dhjetor 2021, 18:53 -
Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar, ministrja e Shëndetësisë: Mbi 163 mijë përfitues, vlerësim sipas nevojave
Në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe, ministrja e Shëndetësisë tha se duhet më shumë angazhim, për të punuar më shumë për integrimin e personave me aftësi ndryshe në shoqëri. Nga programi i mbrojtjes sociale që financohet nga shteti, 163,155 persona me aftësi ndryshe dhe kujdestarë të tyre, që përfitojnë nga pagesa e aftësisë së kufizuar në rang vendi.
3 Dhjetor 2021, 15:32 -
Koronavirusi/ 405 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,459 raste aktive me COVID
Mësohet se në të gjithë vendin janë 7,459 raste aktive me COVID, ndërsa 548 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
27 Nëntor 2021, 17:48 -
Rekord/ Shqiptarët marrin 238 milionë euro kredi për të blerë shtëpi, niveli më i lartë që prej 2015! Shkak rritja e çmimit të apartamenteve
Mbi 238 milionë euro është vlera e kredisë që qytetarët shqiptarë kanë marrë deri në shtator, për të blerë shtëpi. Ky është niveli më i lartë në vend që prej vitit 2015, dhe shkak për këtë është rritja e çmimit të apartamenteve. Në raport me vitin e kaluar, vlera e kredisë sipas bankës së Shqipërisë është rritur me 90.2 milionë euro.
21 Nëntor 2021, 20:33 -
KLSH: Qeveria jo serioze me investimet, nënshkroi në shkelje të ligjit 500 kontrata me vlerë 190 mln euro pas 15 tetorit 2020
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka patur jo pak kritika ndaj qeverisë në lidhje me zbatimin e buxhetit përgjatë vitit 2020, ku thuhet se ka treguar mungesë serioziteti, ndërsa në filtër është kaluar edhe sektori i turizmitm malor, ku u konstatua mungesë rakordimi mes institucioneve dhe federatave që do ta nxisnin këtë lloj turizmi më shumë
10 Nëntor 2021, 08:26 -
Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan, SPAK çon për gjykim autorët Euglen Halilajn dhe Xhuljano Hoxhën
SPAK ka çuar për gjykim Euglen Halilaj dhe Xhuljano Hoxhën me akuzën për “Vrasja me paramendim", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", për vrasjen e Rigels Runaj më 29 Korrik 2020 në lagjen "Emin Matraxhiu” dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 Korrik 2020 në lagjen "28 Nëntori", Elbasan.
6 Nëntor 2021, 08:45 -
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 7 viktima dhe 606 raste të reja në 24 orët e fundit
Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, institucionet ende nuk kanë dalë me të dhëna mbi shkaqet e rritjes së rasteve, por nga Klinikat Infektive besojnë se kjo ka bëjë me mungesën e masave dhe shkeljen e protokolleve gjatë fushatës elektorale në dy raundet e zgjedhjeve lokale më 17 dhe 31 tetor.
5 Nëntor 2021, 21:31 -
Situata nga pandemia/ Regjistrohen 547 raste të reja dhe 7 viktima në vendin tonë
547 rase të reja dhe 7 viktima është bilanci i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ndërkohë, në gjithë vendin janë 7.692 pacientë aktivë me virusin, ku 154 prej tyre janë të shtruar në spitalet COVID.
30 Tetor 2021, 17:38 -
SPAK shpall në kërkim ‘kokën e grupit kriminal’, shqiptari dërgonte dhe shpërndante kokainë e marjuanë në Norvegji! Në arrest shtëpie bashkëpunëtorja e tij
Drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal, i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe marihuana) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet është shpallur në kërkim ndërkombëtar
20 Tetor 2021, 13:47 -
COVID-19/ Regjistrohen 428 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në vend! 501 qytetarë fituan betejën me virusin në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 428 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 persona nuk arritën ta fitonin betejën me koronavirusin. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.289 pacientë aktivë me virusin, ndërsa 158 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID.
16 Tetor 2021, 17:19 -
Raporti/ Mbretëria e Bashkuar dështoi për të frenuar përhapjen e koronavirusit
Dështimi i Mbretërisë së Bashkuar për të bërë më shumë në frenimin e përhapjes së koronavirusit në fillim të pandemisë, ishte një nga dështimet më të këqija të shëndetit publik, thuhet në një raport të ligjvënësve britanikë.
12 Tetor 2021, 08:16 -
68% e të punësuarve paguhen deri 60 mijë lekë! Bizneset sezonale ndikuan në uljen e papunësisë
Në tremujorin e dytë të vitit punësimi dhe pagat në vend janë përmirësuar lehtë krahasuar me vitin e kaluar dhe me tremujorin e parë të 2021. Sipas INSTAT më shumë se 33% e të punësuarve paguhen me pagë minimale, dhe mbi 68% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 60 mijë lekë në muaj.
26 Shtator 2021, 21:48