-
Dosja e SPAK: Për 8 vite në llogarinë e Kryemadhit u derdhën 1.1 milionë euro, u shpenzuan të gjitha, mbetën vetëm 30 mijë euro! Transaksione për shkollimin, hotele e luksin e fëmijëve
SPAK ka zbuluar dhjetra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet për jetesën e çiftit Meta Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtime, veshje e hotele. Në dosjen e SPAK thuhet se për 8 vite, nga 2014 – 2022 llogaria bankare e Kryemadhit, është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro nga të cilat kanë tepruar në llogari afersisht 30.000 Euro.
22 Tetor 2024, 21:21 -
SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin për herë të dytë! Ish kryebashkiaku i Pogradecit lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit të vet! 12 katëshit i shtoi edhe 2 kate!
SPAK merr të pandehur Ish kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kapri, pasi e akuzon se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
14 Tetor 2024, 12:26 -
Nuk dokumentoi mjekimin e një 26-vjeçari që u plagos me thikë, Gjykata e Elbasanit liron mjekun nga qelia! Cakton masën detyrim paraqitje, pezullohet edhe nga detyra
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia mjekun e arrestuar më datë 12 tetor për shpërdorim detyre, pasi nuk kishte shënuar në kartelë asnjë informacion mbi mjekimin e një 26-vjeçari i cili ishte plagosur me thikë nga një i dehur 59-vjeçar.
13 Tetor 2024, 14:22 -
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës,Bardh Spahia paraqitet në SPAK me avokat! Del pas 30 minutave e mbyll gojën: S'ka asgjë për interes publik (VIDEO)
Ish-deputeti i PD u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, teksa pritet të mësohet edhe arsyeja e prezencës në institucionin e akuzës. Më 26 Mars të këtij viti u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për "shpërdorim detyre" në fushatën elektorale të 14 Majit
2 Tetor 2024, 09:58 -
Dosja 5D/ U vendosën në 'arrest në burg', Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO dhe dërgon për rishqyrtim çështjen e dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.
27 Shtator 2024, 15:35 -
Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë, SPAK dërgon për gjykim Jorgo Goron e 4 të tjerë! Ish-kryebashkiaku i Himarës në akuzë për shpërdorim detyre e mosdeklarim pasurie
SPAK dërgon për gjykim për shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie ish kryetarin e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet se ka tjetërsuar 10 mijë m2 tokë në Himarë në 2 sipërfaqe të ndryshme. SPAK ka zbuluar edhe një apartament të Goro në Tiranë të cilin e kishte fshehur duke e regjistruar me emër të një shtetasi tjetër
22 Shtator 2024, 10:22 -
Akuzohej për abuzim me tenderin e druve, Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
Apeli i Posaçëm ka konfirmuar pafajësinë për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij, të cilët akuzoheshin nga SPAK për abuzimin me një tender për drutë.
19 Shtator 2024, 13:13 -
SPAK e mori nën akuzë për mbi 277 mln lekë dëme, GJKKO lë në arrest shtëpiak kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Kërrnaja
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për masën shtrënguese, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Hetimet nisën nga Kukësi tre vite më parë, SPAK mori për kompetencë. Dëmet në hapjen e dy rrugëve
12 Shtator 2024, 11:07 -
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi dhe zv.kryetarin! SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve, 277 mln lekë dëm buxhetit
Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërrnaja janë vënë në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste. GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën arrest në shtëpi. Ata akuzohen se kanë shkelur ligjin në ndërtimin e dy rrugëve duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej 277 mln lekësh.
9 Shtator 2024, 18:50 -
Shqipëria s'mund të pranojë rikthimin e anijeve me 816 ton mbetje toksike pa prova!' Ministria e Infrastrukturës dhe e Mjedisit dalin me deklaratë të përbashkët
Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit kanë dalë me një deklaratë për median në lidhje me skandalin me 816 ton të dyshuara mbetje toksike të cilat kanë dalë nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën por dhe ngarkesën me 115 kontejnerë drejt Kinës.
24 Gusht 2024, 18:06 -
SKEMA/ Holanda nxjerr në gjyq “bankierin” e karteleve të narkos, kërkohen 10 vjet burg! Shqiptari Thanas Bako pastroi 500 mln euro nga Dubai në Holandë, si e gjurmoi FBI
Prokuroria kërkon dënimin dhe e cilëson 53-vjeçarin me nënshtetësi greke, si 'bankierin më të madh të botës së krimit' në Holandë’. Pranon se gaboi. U kap vjet në Greqi nga Europol dhe u ekstradua, pjesa tjetër e grupit janë dënuar. Menaxhonte dy zyra të mbushura me miliona euro cash, si korrierë për të lëvizur paratë përdorte muratorë, larës xhamash e bojaxhinj
22 Gusht 2024, 13:29 -
Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbetjet e dala nga porti i Durrësit që janë nisur drejt Tajlandës më 4 gusht janë deklaruar në doganë si 'Oksid Hekuri', pra nuk janë mbetje të rrezikshme. Nga hetimet deri me tani rezulton se ''Sokolaj shkp'' i ka blerë mbetjet pranë “Kurum”.
21 Gusht 2024, 14:55 -
2025-a më shumë buxhet për rrugë, aeroporte, ushtrinë! Bujqësia rritje minimale
Projektet rrugore do të jetë në fokus edhe për vitin e ardhshëm, dhe do të marrë pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas dokumenteve zyrtare për vitin 2025, do të shpenzohen më shumë para për fuqizimin e ushtrisë, dhe për sistemin arsimor. Ndërsa bujqësia edhe pse në krizë, do të ketë rritje minimale të buxhetit.
20 Gusht 2024, 15:47 -
‘Është rrëzuar një i dehur’, në hetim një polic për vrasjen e Progës në Pogradec! Kushëriri i Eglit i tha se është dhunuar, efektivi: Ik ore andej
Një efektiv i Policisë së Pogradecit është vënë në hetim pas vrasjes së Egli Progës, i cili u dhunua brutalisht në mes të qytetit më 10 gusht. Efektivi Artur Lilo është vënë në hetim për shpërdorim detyre, pasi sipas Prokurorisë së Korçës nuk ka marrë masat për të dokumentuar shkakun e vdekjes së 42-vjeçarit.
14 Gusht 2024, 18:33 -
Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë
10 muaj pas operacionit “Metamorfoza 2”, SPAK mbyll zyrtarisht hetimet dhe dërgon dosjen në gjykatë me 11 të pandehur, në mesin e të cilëve ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani, në akuzë për 2 vepra penale. Dosja është ndarë për një pjesë të të hetuesve për shkak të fakteve të reja. Përmes komunikimeve në “SkyECC” u zbardhën raste të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe tentativës për vrasje
7 Gusht 2024, 11:20 -
Mbyllen hetimet për Inceneratorin e Tiranës, SPAK çon për gjykim 12 prej të akuzuarve mes tyre dhe Lefter Koka
SPAK ka mbyllur pjesën e parë të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, duke u komunikuar akuzuat 12 ish-zyrtarëve të dyshuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë vijojnë hetimet për këtë incenerator për pjesën tjetër të personave që akuzohen për korrupsion e pastrim parash.
2 Gusht 2024, 16:57 -
'Nga Shqipëria në SHBA brenda 15 ditëve kundrejt 20 - 45 mijë $!' SPAK zbardh skemën si vepronte grupi kriminal: Ishte i organizuar në nivel transnacional
SPAK zbardh itinerarin që grupi kriminal ndiqte për të dërguar shqiptarët ilegalë drejt SHBA-së kundret fitimit nga 20 - 45 mijë euro. Shqipëri - Itali - Spanjë - Meksikë dhe destinacioni përfundimtar 'toka e premtuar' . Në kufirin shqiptar kalonin me pasaportat e tyre më pas pajiseshin me dokumente false, bileta e numra telefoni sipas shteteve ku shkonin.
24 Korrik 2024, 09:46