Më i vogli i familjes Haradinaj, Trimi feston ditëlindjen ditën e sotme.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Anita mamaja e tij ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të birin.

Jeta ime, dashni Ti, Shpirt i Shpirtit tim! Nuk di ku të gjej fjalë me të uru ty por di të t’them Pac jetën e bardhë e të ndritur ashtu siç ke zemrën, pac buzëqeshjen si rreze dielli deri në pafundësi, pac fatin e lehtë e të bukur si shpirtin! Të dua pakufi!! Gëzuar Ditëlindja o Jetë!!!”, ka shkruar Anita Haradinaj krahas fotos me të birin.

Anita dhe Ramush Haradinaj kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, ku më i vogli prej tyre është Trimi.\

Foto nga Anita dhe Trimi