Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar rikthimin e armëpushimit dhe evakuimin e civilëve nga Alepo.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme për median, Ban Ki-moon e ka cilësuar Alepon si sinonimin e ferrit në tokë.

“Kombet e Bashkuara janë duke vendosur në dispozicion të gjithë personelin e burimet e mundshme dhe i kërkojnë të gjitha palëve që marrin pjesë në këtë konflikt që të marrin masat e nevojshme për të rifilluar evakuimin e plotë”, është shprehur Ban Ki-moon.

Ndërkohë sipas raportimeve të OKB-së, rreth 6000 persona, ku 2700 janë fëmijë, janë evakuar nga Alepo.

Evakuimi është ndërprerë në Alepo prej disa orësh dhe disa dhjetra mijëra persona presin  rifillimin e evakuimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com