-
Sarandë/ Futi skafin mes pushuesve, 28-vjeçari nuk kishte dokumete, gjobitet me 110 mijë lekë, i bllokohet edhe mjeti
Pas tragjedisë së Himarës, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Këtë radhë, një 28-vjeçar është kapur nga policia duke futur skafin në mes të pushuesve dhe për këtë arsye është gjobitur, si edhe i është bllokuar mjeti.
15 Gusht 2022, 18:26 -
Tragjedia e Himarës “s’ndal” abuzuesit! Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë! 49-vjeçari gjobitet me 110 mijë lekë
Një tjetër skaf është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Por kur u ndalua për kontroll, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit. Për këtë arsye, pronari 49-vjeçar i identifikuar si J.M., është gjobitur me 110 mijë lekë.
14 Gusht 2022, 21:22 -
Turisti nga SHBA nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone! Gjobitet me 50 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti për 30 ditë
Një pushues me origjinë nga Saranda që jeton në Florida duket se ka ardhur për pushime në Shqipëri, por nuk i respekton urdhrat e forcave blu. Këtë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit pasi nuk iu bind punonjësve të policisë Kufitare në Sarandë për kontrollin e dokumentacionit të mjetit lundrues gomone.
11 Gusht 2022, 15:39 -
Bllokimi i mjeteve lundruese/ Pas Vlorës dhe Dhërmiut, dalin në protestë pronarët në Durrës dhe Sarandë: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë
Pronarët e motorskafëve dhe mjeteve të tjera lundruese në Durrës kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit, pasi që prej ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një 7-vjeçareje në Himarë, ata nuk lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre.mje
8 Gusht 2022, 11:27 -
Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: Po lejohet lundrimi në mënyrë selektive
Pas bllokimit prej 4 ditësh të mjeteve lundruese, pronarët e tyre kanë protestuar dhe e kanë konsideruar të padrejtë vendimin. sipas tyre ata disponojnë dokumente të rregullta, ndërsa akuzojnë policinë kufitare se po lejon në mënyrë selektive një pjesë të mjeteve të lundrojnë.
7 Gusht 2022, 21:12 -
Policia bën bilancin: 200 mjete lundruese në verifikim! 65 mjete janë gjobitur gjatë sezonit veror! U zhvilluan 22 operacione për lirimin e plazheve
Policia ka bërë bilancin e operacionit për verifikimin e mjeteve lundruese dhe operacioneve për lirimin e plazheve. Nga Velipoja në Ksamil, gjatë 4 ditëve të fundit, pas tragjedisë në Himarë janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël. Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.
6 Gusht 2022, 13:08