-
Sulmi me armë në veri/ Identifikohet sulmuesi i dytë! Sveçla: Njëri nga të vrarët në Banjskë, truproja i Vulinit! Lirohen 4 nga të arrestuarit! Largohen postblloqet
Pas Milan Radoiçiç autoritetet e Prishtinës kanë identifikuar një tjetër anëtar të grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi sot se njëri nga të vrarët në Banjskë të Zveçanit, është e truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.
27 Shtator 2023, 09:24 -
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Hajdari në 'Repolitix': Terrorizëm politik! Haklaj: Synohej spastrim etnik! Kalaja: Pas sulmit fshihet Vuçiç
Veriu i Kosovës është ende i tensionuar që pas ngjarjes së rëndë, ku bandat kriminele serbe vranë efektivin Afrim Bunjaku. Por kush fshihet pas këtij sulmi dhe çfarë do të ndodhë me dialogun Kosovë-Serbi?
26 Shtator 2023, 21:58 -
Opozita serbe akuzon Vuçiçin për sulmin në Veri të Kosovës
Presidenti i partisë opozitare serbe, Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Mirosllav Aleksiq, tha më 26 shtator se presidenti Vuçiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit, transmetoi agjencia Beta
26 Shtator 2023, 21:17 -
Çfarë pritet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë?
Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një ngjarje që sposton kontestin ndërmjet Kosovës dhe Serbi nga dialogu i lehtësuar nga bashkësia ndërkombëtare për normalizim mes dy vendeve në çështje urgjente të sigurisë, por edhe që i jep fund mendimeve në Serbi se me forcë mund të arrihet ndonjë rezultat në Kosovë.
26 Shtator 2023, 20:43 -
Sulmi në Veri të Kosovës, analisti Krasniqi: Negociatorët e BE-së jashtë loje, të pafuqishëm, duhet të zëvendësohen
Analisti Agim Krasniqi shprehet se negociatorët e BE Lajçak dhe Borrell duhet të zëvendësohen pas sulmit në Verit të Kosovës. Sipas tij ata janë të pafuqishëm dhe jashtë lojë, duke shtuar dhe faktin se sipas tij më herët kanë mbajtur anën e Serbisë.
26 Shtator 2023, 18:58 -
Serbia ditë zie për terroristët, Rama: E papranueshme, po i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur! Aleatët të veprojnë sot, nesër vonë! Prishtina asnjë hap pa ndërkombëtarët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Serbisë për të shpallur 27 shtatorin ditë Zie për vrasjen e 3 terroristëve serbë nga policia e Kosovës, pasi vranë efektivin Afrim Bunjaku.
26 Shtator 2023, 14:02 -
BE insiston që terroristët serbë të vihen para drejtësisë, Stano: Sot takim i posaçëm në Bruksel për veriun e Kosovës
Vendet anëtarë të unionit do të mbajnë sot një takim të posaçëm për situatën në veri të Kosovës ku do të diskutohen për hapat e nevojshëm që do të ndërmerren për këtë situatë
26 Shtator 2023, 13:28 -
Sulmi në Veri të Kosovës, Kurti: Në Bruksel, Vuçiç na tha se Radojiçiç do bëhet 'Adem Jashari' i serbëve! Policia përfundon bastisjet në Banjskë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbuluar se gjatë takimit të majit në Bruksel, Vuçiç i kishte thënë se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, ndërsa donte ta shndërronte Banjskën në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës. Ndërkohë Këshilltari i DASH, Chollet, ka biseduar me dy kryeministrat që t'i rikthehen dialogut
26 Shtator 2023, 08:02 -
‘Die Welt’: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe duhet të ishte shkarkuar me kohë
Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” shkruan në një koment se sulmi në veri të Kosovës tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar. Kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb
26 Shtator 2023, 07:47 -
Sulmi në Veri të Kosovës, ish-ambasadori Gashi: Inteligjenca parandaloi një masakër! Bushati kundër konferencës: Serbia, prishësja e qetësisë së rajonit
Ish-ambasadori Flamur Gashi përgëzoi punën e autoriteteve të Kosovës veçanërisht atë të inteligjencës pasi sipas tij nga informacionet e mbledhura ndaluan një masakër. Kurse për Ditmir Bushatin konferenca ndërkombëtare nuk do ta zgjidhte çështjen mes dy vendeve.
25 Shtator 2023, 22:49 -
Momenti kur sulmuesit serbë ia mbathin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)
Publikohen pamjet që tregojnë momentin kur terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Bansjkë, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.
25 Shtator 2023, 22:32 -
Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Vuçiç të dorëzojë para drejtësisë së Kosovës anëtarët e bandave! Janë stërvitur për luftë
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, duke komentuar në Report Tv situatën në veri të Kosovës, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet të dorëzojë kriminelët që janë kthyer në Serbi para drejtësisë së Kosovës.
25 Shtator 2023, 22:23 -
Vrasja e policit në Kosovë, Çollaku për ‘5 Pyetjet’: Agresion ushtarak, Vuçiç synonte ankesimin e pjesës veriore të Mitrovicës
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë pasi u qëllua nga bandat serbe. Sipas Çollakut, ky ka qenë një agresion ushtarak që kishte si qëllim që të aneksohej me paramilitarë të Beogradit pjesa veriore e Mitrovicës.
25 Shtator 2023, 22:11 -
Përplasjet në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force
Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni Kontrast në Report TV duke komentuar përplasjet mes policisë së kosovës dhe grupit serb, tha se kësaj here Kosova krahas të drejtës tregoi një akt të pashembullt force.
25 Shtator 2023, 21:17 -
Prokuroria e Kosovës e konfirmon: Të gjithë të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi
25 Shtator 2023, 20:40