-
E veja e Navalnyt: Një ditë dua të bëhem presidente e Rusisë! Putin përgjegjës për vdekjen e Aleksei-t
Yulia Navalnaya thotë se një ditë do të garojë si kandidate për Presidente në Rusi. Ajo shpreh bindjen se Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për vrasjen e bashkëshortit të saj në një burg në Rusi, por se hetimi i ngjarjes është mjaft i vështirë.
21 Tetor 2024, 17:45 -
Bruksel/ Samiti për Ukrainën, Zelensky perëndimit: Na mbroni ose ktheni armët bërthamore
Zelensky nga Brukseli, ku mori pjesë në samitin e BE Ukrainë-Lindje e Mesme, i bëri thirrje perëndimit ta mbështesë të fitojë luftën, madje duke i kujtuar edhe angazhimin e vendeve të mëdha në fillim vitet 90 kur në këmbim të lëshimit të arsenalit bërthamor i garantuan sigurinë.
18 Tetor 2024, 20:35 -
Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës
Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka informata se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil muajin e ardhshëm, prandaj u bëri thirrje autoriteteve atje ta arrestojnë atë nëse shfaqet.
14 Tetor 2024, 15:32 -
Lufta në Ukrainë, Steven Seagal besnik ndaj Kremlinit, aktori: Jam gati të vdes për Putin
Seagal, protagonist i filmave aksion në vitet '80 dhe '90, u transferua në Rusi vite më parë dhe ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në, ku do të duhej të paguante gjoba të mëdha për shkelje financiare e tatimore dhe ku rrezikon ndjekjen penale për akuza për sulm seksual.
12 Tetor 2024, 15:41 -
Putin: Bota po përjeton ndryshimin e rendit botëror, një proces i pandalshëm
Nga Turkmenistani, presidenti rus Vladimir Putin theksoi se bota po përjeton ndryshimin e rendit botëror, një proces sipas tij, i pandalshëm. Ai ftoi komunitetin ndërkombëtar të rreshtohet krah Rusisë në këtë fazë tranzicioni të politikës botërore.
11 Tetor 2024, 18:11 -
Trump i dërgoi në fshehtësi Putinit teste personale për Covid 19 në kulmin e pandemisë
E konfirmon edhe Kremlini. Donald Trump i dërgoi presidentit rus Putin në kulmin e pandemisë pajisje dhe teste për përdorim personal për Covid-19, siç shkruan edhe gazetari investigativ Bob Woodward në librin e tij 'Lufta'
9 Tetor 2024, 16:23 -
Putini nënshkruan ligjin që ua mundëson të pandehurve t’i bashkohen ushtrisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj të ri kontrovers për pezullimin e procedurave penale kundër individëve të cilët thirren në ushtri, apo nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për të shërbyer në ushtri.
3 Tetor 2024, 14:52 -
Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
Katër gazetarë rusë dolën të mërkurën para një gjykate në Moskë nën akuzën se kanë punuar për organizatën kundër korrupsionit, e themeluar nga politikani i ndjerë opozitar, Alexei Navalny, e shpallur nga autoritetet organizatë ekstremiste, në vitin 2021.
2 Tetor 2024, 22:22 -
Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë, shumë të vështirë” me të cilën po përballet ushtria ukrainase, pasi mbrojtjet ajrore u detyruan të shkatërronin valë të shumta dronësh rusë që synonin kryeqytetin Kiev.
30 Shtator 2024, 22:22 -
Reuters zbulon dokumentet: Rusia ka krijuar një program sekret të prodhimit të dronëve në Kinë
Burimeve të inteligjencës evropiane, kanë deklaruar për Reuters, se Rusia ka krijuar një program armësh në Kinë për të zhvilluar dhe prodhuar drone sulmuese me rreze të gjatë, për t’i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës
25 Shtator 2024, 21:39 -
Zelensky: Putini po planifikon të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, po planifikon që të sulmojë centralet e energjisë bërthamore dhe infrastrukturën në Ukrainë, me qëllim që t’i shkëpusë uzinat nga rrjeti elektrik
25 Shtator 2024, 20:28 -
Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri
Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni.Mes të tjerash, gazetari e pyeti për zërat nëse këtë verë kryeministri shqiptar ishte takuar me Giorgia Melonin meqë kjo e fundit ishte “zhdukur”
20 Shtator 2024, 13:30 -
Kremlini: Rritja e forcave të armatosura është e nevojshme për shkak të kërcënimeve nga Perëndimi
Foto: Ushtarë rusVendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse është për shkak të numrit të madh të kërcënimeve ndaj vendit dhe armiqësi
17 Shtator 2024, 13:03 -
Ministrja e jashtme gjermane Baerbock: 100 milionë euro ndihma të reja për Ukrainën nga Gjermania
Foto: Annalena BaerbockMinistrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Moldavi njoftoi se Gjermania do t’i dhurojë Ukrainës edhe 100 milionë euro.Baerbock shpjegoi se fondet do të transfero
17 Shtator 2024, 09:48 -
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Javën tjetër do t'u prezantojmë aleatëve një plan fitoreje! Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Kievi mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka përfunduar "90%" "planin e tij për fitore dhe do t'ua prezantojë aleatëve javën e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s (në largim) Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për radion britanike LBC tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të marrë një vendim individual nëse do të lejojë apo jo Ukrainën të përdorë armë perëndimore sulme me rreze të gjatë në Rusi
17 Shtator 2024, 07:13 -
Putini pretendon se inkursioni ukrainas në Rusi s’ka ndikuar në synimet e luftës së saj
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se inkursioni i ushtrisë ukrainase në tokën ruse nuk ka ndikuar në të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Moskës, një shprehje që Kremlini e përdor për ta përshkruar luftën e tij kundër Ukrainës.
5 Shtator 2024, 15:37 -
Zv/kryeministri serb Aleksandar Vulin i tha presidentit rus se Beogradi nuk do t'u bashkohet sanksioneve perëndimore
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO.
4 Shtator 2024, 16:25