-
Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, Hoxha: Rrezikon akuza të reja, 'pengim i drejtësisë' dhe 'shantazh për shkak të detyrës'! Kara: E shoh në burg
Gazetari i Poli Hoxha tha në Report Tv se këto sulmet ndaj drejtësisë mund ta përballin ish-kryeministrin Sali Berishën me dy akuza të reja ‘pengim i drejtësisë’ dhe ‘kërcënim dhe shantazh për shkak të detyrës’!
24 Nëntor 2023, 21:35 -
Vangjush Dako, 19 kullat e dhëndrit dhe mizëria me Sanço në Parlament !
Ka disa muaj që Vangjush Dako është në qelitë e paraburgimit dhe askush nuk e pyet ende rreth një leje ndërtimi. S’janë shkaqe, por sebepe ! Vërtet nuk e dinë këtë fakt as dy moderatoret e dy emisioneve në dy televizione të njohura?
24 Nëntor 2023, 20:40 -
Ylli Pata: 'Oktapodi shqiptar'
Një nga shprehjet që duket pati efekt në rrjet këto ditë, kur lajmet kanë vetëm një skenografi; portën e SPAK dhe kangjellat e jashtme, ishte se: “ndoshta po përjetojmë një Oktapod shqiptar, po komisar Katanin e Silvia Kontin s’po i shofim gjëkundi”.
24 Nëntor 2023, 19:18 -
Lorenc Vangjeli: Kush kërkon mbrojtje nën çitjanet e Ramës, i bën qejfin Edit
Media, e para shqiptarja.com, autore e një prej investigimeve më mbresëlënëse për tjetërsimin e tokave të klubit Partizani hodhi dritë mbi një konflikt të mundshëm interesi të zonjës Olldashi me të gjykuarin e saj: kishte blerë një apartament prej tij me një çmim të diskutueshëm tek “kullat e krimit”.
24 Nëntor 2023, 16:37 -
Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së s'ndryshon masën e sigurisë për Berishën e Malltezin, lë në fuqi sekuestron e pasurive! SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares
Gjykata e Posacme e Apelit ka rrezuar kërkesat për shuarje mase për Sali Berishen dhe Jamarbër Malltezin. Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila më herët ndryshoi masën për Malltezin në arrest shtepie. Spak kishte kerkuar përjashtimin e saj. Me pretendimin e konfliktit te interesit, po kjo kerkesë u rrëzua nga një tjeter gjyqtare e apelit Miliana Muca
24 Nëntor 2023, 09:25 -
Berisha e sulmon prej një muaji pasi firmosi masat e sigurisë për aferën Partizani, shtohen truprojat për gjyqtaren Irena Gjoka
Pas sulmeve verbale të Sali Berishës, janë shtuar masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka e cila më 20 tetor firmosi masat e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për Berishën si dhe arrest në burg për dhëndrin e tij Jamabër Malltezi.
23 Nëntor 2023, 19:58 -
Lirimi i Malltezit, Gjikondi: Pas apartamentit, skandalin e thellon miqësia e gjyqtares me Argitën! Gënjeu Vetingun, tha s’kam lidhje me Homeplan! KLGJ paragjykon të vërtetën
Pasi Report Tv zbuloi që gjyqtarja e cila liroi nga qelia Jamarbër Malltezin ka apartament në kullat ku Malltezi është aksioner, dalin të tjera lidhje mes Iliriana Olldashit dhe familjes Berisha. Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Studio Live” në Report TV tha se gjyqtarja Olldashi ka lidhje shoqërore me vajzën e Sali Berishës.
23 Nëntor 2023, 18:04 -
Frrok Çupi: Të ishim të gjithë Iliriana Olldashi!
Gjykatësja e cila shkeli mbi Drejtësinë që i është besuar, këtu shkel mbi njeriun dhe bën krim. Por deri në zgjedhje nuk kishte asgjë ‘të padrejtë’. Iliriana Olldashi, në Gjykatën Speciale, ka keqpërdorur pozitën si gjykatëse dhe i ka dhënë lirinë Malltezit, dhëndër i akuzuar rëndë për krime.
23 Nëntor 2023, 16:54 -
Report Tv e denoncoi, SPAK pranon konfliktin e interesit: Gjyqtarja Ilirjana Olldashi të përjashtohet nga shqyrtimi i ankimit të Malltezit për sekuestron e pasurive
SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi, nga shqyrtimi i ankimit të Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros së pasurive. Kërkesa e SPAK për përjashtimin e Olldashit vjen pasi Report Tv raportoi ekskluzivisht se gjyqtarja ishte në konflikt interesi. Olldashi liroi Malltezin nga paraburgimi.
23 Nëntor 2023, 11:09 -
Ylli Pata: Ngërçet që çliroi afera 'Partizani'
Deklarata e ndrojtur e Këshillit të Lartë Gjyqësor, si përgjigje ndaj agresionit non stop që Sali Berisha i bën drejtësisë, pasi e ka shpallur të pandehur, mund të konsiderohet “historike”. Natyrisht jo për gjuhen krejt të butë, e madje “anemike” të përballjes, por për nga forma është një zhvillim i ri
22 Nëntor 2023, 22:51 -
Sulmet e Berishës ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, Gështenja: Inkurajojmë punën e drejtësisë! Çaça: 'Bombat' që hidhen në politikë do kenë efekte, pritet tërmet më i madh
Ndonëse Sali Berisha shumë prej sulmeve të tij ndaj drejtësisë i ka artikuluar në selinë blu, krahas deputetëve që kanë të njëjtën linjë me atë të PD zyrtare, edhe ato që janë në “grupin” e Gazment Bardhit, duket se nuk e mbështesin në këto deklarata
22 Nëntor 2023, 22:28 -
Brizida Gjikondi: Gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin, shoqe e Argitës
Juristja Brizida Gjikondi teksa bëri komente për vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi për të liruar nga burgu dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se ka lidhje shoqërore mes gjyqtares dhe vajzës së Sali Berishës, bashkëshortes së Malltezit.
22 Nëntor 2023, 21:51 -
Gjyqtarja që nxori nga burgu Malltezin shtëpi te kullat e tij, KLGJ nuk përgënjeshtron konfliktin e interesit! Në vend të Iliriana Olldashit kritikon mediet që e kanë demaskuar
Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka bërë asnjë koment apo kritikë për denoncimin e Report TV se gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani. KLGJ nuk e ka përgënjeshtruar faktin se në këtë mes kemi të bëjmë me konflikt interesi, por kritikon mediat se e publikuan.
22 Nëntor 2023, 21:11 -
Nxori nga qelia Jamarbër Malltezin, Report Tv zbuloi konfliktin e interesit të gjykatëses së Apelit të GJKKO-së! SPAK rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
Nuk kaluan as 12 orë nga denoncimi ekskluziv i Report Tv se gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin është në konflikt interesi, dhe SPAK bëri lëvizjen e parë.
22 Nëntor 2023, 11:28 -
EKSKLUZIVE/ Gjykatësja që nxori nga burgu Jamarbër Malltezin në konflikt interesi! Ka blerë shtëpi nga ai në kullat e ish Klubit Partizani
Report tv zbulon dokumentin, gjyqtarja bleu apartament 91 m2, 65 mijë euro në kompleksin 'Magnet'. Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë konflikt interesi duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit sot i dha Jamarbër Malltezit arrestin në shtëpi
21 Nëntor 2023, 22:29