Frrok Çupi: Të ishim të gjithë Iliriana Olldashi!

Frrok Çupi: Të ishim të gjithë Iliriana Olldashi!

Sali Berisha,Jamarbër Malltezi dhe Iliriana Olldashi

Të gjithë po hapin sytë nëpër ekrane, ‘cila është ajo?’.

Shumë duan të jenë ‘si ajo!’ Pse duhet të jesh si një personazh negativ i ditës në shoqërinë tonë?

Ëndrra për t’i ngjarë dikujt është aq e vjetër sa ç’është ‘ai tjetri njeri’ në krah të njeriut. Lindja dhe kryqëzimi dhe rilindja e Krishtit, i dhanë shansin njeriut që të jetë ‘plural’ në zgjedhje: Të zgjedhë Krishtin ose edhe Djallin.

Djallin e kanë zgjedhur shumë njerëz në këtë planet; madje edhe në vendin tonë; dhe shpesh kanë fituar më shumë se ata ‘të Krishtit’. Friedrich Nietzsche, filozof, e pat quajtur fenomenin si ‘Njeriu dhe Antinjeriu’, ‘Njeriu dhe Mbinjeriu!’

Edhe Antinjeriu ka të drejtë të vërë tabelën dhe të thërrasë ‘zgjidhmëni mua’. Asgjë nuk është e ndaluar, deri në krimin kundër njeriut. Gjykatësja e cila shkeli mbi Drejtësinë që i është besuar, këtu shkel mbi njeriun dhe bën krim. Por deri në zgjedhje nuk kishte asgjë ‘të padrejtë’. Iliriana Olldashi, në Gjykatën Speciale, ka keqpërdorur pozitën si gjykatëse dhe i ka dhënë lirinë Malltezit, dhëndër i akuzuar rëndë për krime. Arsyeja: Pse banon në pronat e Malltezit dhe kështu ka konflikt interesi në dhënien e drejtësisë. Më e keqja: Një gjykatëse, e mbytur nga interesi i vet, vret shpresën e njeriut për Drejtësi.

Njerëz që e kanë qejf Iliriana Olldashin, e cila shkeli mbi njeriun, dmth., mbi të drejtën e tij, nuk është se e adhurojnë për këtë arsye. Duan t’i ngjajnë për një arsye tjetër: Iliriana i ka qëndruar pranë pemës me shumë ‘fruta’, domethënë familjes Berisha që po rezulton një familje kriminale e pasuruar me djersën dhe gjakun e popullit. ‘I lumtë asaj që diti ku të rrijë, e zgjuar paska qenë!’, thonë njerëzit duke lëpirë buzën ‘ah të isha edhe unë!’.

Jeta 30 vjeçare në politikë e familjes së pamëshirshme Berisha formësoi arketipin e njeriut që ‘duhet të fitojë pasuri në çfarëdo rruge!’. Mes më të lakueshmit dhe mes më të dobëtëve, ‘Berisha Family’ zgjodhi nga ata tipa që janë gati t’i venë thikën në fyt fukarait, të miturit, të sëmurit, madje edhe të pasurit…, por me qëllim që të fitojë ‘B. Family’ dhe vetë ai që e kryen krimin. Prandaj Berisha ka rreth vetes shumë kriminelë, vrasës, hajdutë dhe njerëz të neveritshëm.

Por prapë nuk është kjo arsyeja pse shumë njerëz duan të jenë ‘në këpucën’ e Iliriana Olldashit sot. Çudia më e madhe është se veprën makabre të gjykatëses së GJKKO e urrejnë të gjithë, por kur vjen puna t’i ngjajnë dikujt, duan t’i ngjajnë Ilirianës. Nuk u shkon mendja t’i ngjajnë Saliut ose Shkëlzenit… Arsyeja është se nuk janë gati të udhëheqin krimin si ata dhe madje as të mbajnë barrë kaq të mëdha sa të paguajnë për gjykatësen, të paguajnë për të vrarë në Gërdec e mandej për të ngritur gjyqe në Amerikë, pastaj për të vrarë në bulevard… O zot, sa shumë!. Kaq shumë barrë nuk mund të mbajnë njerëzit e zakonshëm, duhet të ishin të gjithë kuçedra të vjedhjes e krimit. Mirëpo nuk janë. Mirëpo, ‘si Iliriana’ do të donin të ishin.

Duket si paradoks, por nuk është. Ajo thjesht ka përfituar një apartament me çmim banal, dhe ka pritur aty te dritarja e apartamentit si një mace e bindur deri ditën kur bosi të ketë nevojë e kjo t’i hidhet në grykë edhe vetë krijesës hyjnore për llogari të bosit.

Ka edhe një sens pozitiv pse shumica do të donin të ishin ‘si Iliriana Olldashi’. Cili është kuptimi pozitiv? Do të donin që gjithë atë pasuri marramendëse që ka vjedhur familja Berisha t’ua kishte shpërndarë të gjithëve në mënyrë të barabartë, si qytetarë. Domethënë të mos ua kishte grabitur Berisha. Kjo do të ishte dëshira: që secili të kishte marrë pjesën e vet në shtet; jo t’i merrte të Saliu Family.

Është një ‘univers’ i tërë mendimesh, dëshirash dhe bërrylash kjo që ka lidhje me ngjashmërinë me dikë. Dikush do t’i ngjajë anti- Krishtit e dikush Krishtit. Dikush tenton t’i ngjajë heroit e dikush anti- heroit. Gjithë jetën njerëzit rreth nesh janë kacafytur për shkak të heroit, që në fakt nuk ekziston mes nesh. A ekziston si ‘heroinë’ Iliriana?…

Si tani që po shfaqen kundër këngës së heroit Adem Jashari në stadiumin e Tiranës. Kjo është e drejtë e tyre; por e drejtë e tyre deri në pikën që të vrasin të drejtën e njeriut ose edhe vetë njeriun. Këtu ndryshon puna. Iliriana shërben si ‘model’ derisa përfiton pasuri nga pasuria e vjedhur; por e humb modelin në kohën kur kryen krimin e vrasjes së Drejtësisë duke e ditur se po e vret.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjkko: 23/11/2023 23:54

    Krime te renda! Ma ca po lexojm token e vet ka more Deri sa esht nip te begejat. Ti frrok do i kesh more tujat. Se ne atdheun tone te dashur po spate lidhje me politiken te kalon dosja ne fund Po ti ja u ke bere qoken normal te kan shperblyer. Halli esht me kuptu ca vodhi ky nqse esht nip te begejat. Vec nqse ka vjedh dajen e vet. KRIM i REND!!!!

    Përgjigju
  • sapa: 23/11/2023 17:17

    Vete titulli qe ke vene e thote.Patjeter qe shqiptaret jane si kjo se po te ishte ndryshe do funksjonte shteti por ja qe nuk funksjonon dhe kurre nuk do funksjonoje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm