-
SKEDA/ Shqipëria krah Ukrainës, mbështetja në 2 vite luftë! Nga rezoluta me SHBA-në për dënimin e agresionit rus në Këshillin e Sigurimit te 1 mln euro për rindërtimin
Që në nisje të agresionit rus në Ukrainë, Shqipëria u pozicionua në krah luftës së popullit ukrainas duke treguar jo vetëm mbështetjen e saj politike, por edhe ekonomike e ushtarake. Në dy vite luftë, Kievi dhe Tirana zyrtare kanë parë nivelin më të lartë të marrëdhënieve diplomatike dhe qeveritare, çka dëshmohet edhe me mbajtjen e samitit të Ukrainës më 28 shkurt. Gjithçka ka ndodhur në këto 2 vite ndiqni skedën në vijim.
28 Shkurt 2024, 08:09 -
Samiti për Ukrainën e liderët e Ballkanit sot dhe nesër, ja rrugët në të cilat ndalohet qarkullimi
Tirana mban sot një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, ndërsa më datë 29 do të ketë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar sigurinë policia ka marrë masa për bllokimin e disa rrugëve kryesore.
28 Shkurt 2024, 07:26 -
Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky kërkon bashkëprodhim të municioneve me Shqipërinë e Ballkanin! Rama: S'duhet ta lëmë të humbasë (FOTO - VIDEO)
Tirana organizoi sot samitin Ukrainë – Europa Juglindore” me pjesëmarrjen edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në një zë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Presidenti Zelensky bënë thirrje për të qëndruar krah Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus. Zelensky ftoi vendet e rajonit dhe Shqipërinë për të bashkëprodhuar municione.
28 Shkurt 2024, 07:07 -
Nesër samiti për Ukrainën në Tiranë, Mediu: Moment i rëndësishëm i diplomacisë shqiptare! Fitojmë peshë në arenën ndërkombëtare
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin “Frontline Interview” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv e konsideroi samitin për Ukrainën që do të mbahet nesër në Tiranë si një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për diplomacinë shqiptare.
27 Shkurt 2024, 19:06 -
Samiti për Ukrainën e liderët e Ballkanit më datë 28-29, Zelensky mbërrin sonte në Tiranë! Ja rrugët që bllokohen nga sot
Tirana do të mirëpresë për herë të parë më datë 28 shkrut një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, ndërsa më datë 29 do të ketë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar sigurinë policia ka marrë masa për bllokimin e disa rrugëve kryesore
27 Shkurt 2024, 09:39 -
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet nga ministrat Hasani e Spiropali! Shoqërohet nga eskorta me rreth 35 mjete e automjete
Për herë të parë, Presidenti Zelensky viziton Shqipërinë. Ai ka mbërritur në tokën shqiptare këtë mbrëmje i pritur nga ministri Hasani dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, ndërsa sot merr pjesë në samitin për Ukrainën.
27 Shkurt 2024, 08:34 -
Tirana pret më 28 shkurt samitin e Ukrainës, Zelensky nga lufta për herë të parë në Shqipëri! Çfarë pritet të ndodhë
Më 28 shkurt, në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën. I pranishëm do të jetë presidenti Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit. Më 29 shkurt, po në Tiranë do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor.
25 Shkurt 2024, 14:27 -
Zelensky javën e ardhshme në Tiranë, çelet ekspozita 'Ukraina, një krim lufte', Rama: Në samit liderët nga Evropa Juglindore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas. Ndërsa sot në kryeministri u çel sot ekspozita me 50 fotografi, dëshmi pamore të agresionit rus mbi popullin ukrainas, pjesë e librit me të njëjtin titull të grupit të fotoreporterëve nga e gjithë bota
22 Shkurt 2024, 20:12 -
Zbulohet data, më 28 shkurt samiti i Ukrainës, për herë të parë Zelensky në Tiranë! Një ditë më pas kryeqyteti pret liderët e Ballkanit Perëndimor
Më 28 shkurt në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën, ndërsa kjo e fundit lufton me forcat ruse. Për herë të parë në Shqipëri vjen edhe presidenti Volodymyr Zelenky. Një ditë më pas, më 29 shkurt, kryeqyteti pret liderët e Ballkanit Perëndimor, mëson Shqiptarja.com.
13 Shkurt 2024, 09:32