Samit për Ukrainën në Tiranë, të ftuarit në 'Përballje': Sinjal i fortë ndaj Rusisë                                                                                        

Samit për Ukrainën në Tiranë, të ftuarit në 'Përballje': Sinjal i fortë ndaj Rusisë                                                                                        

Samiti i Tiranës për Ukrainën dhe vizita e Zelensky u diskutuan me të ftuarit në “Përballje” në Report TV.

I ftuar në studio gazetari Gazmend Agai shprehet se ky Samit me liderët e Ballkanit është një ngjarje e rëndësishme dhe për këtë meritë ka dhe qeveria shqiptare. Nga ana tjetër, ai shton një luftë e tillë mes Ukrainës dhe Rusisë po prodhon viktima të pafajshme. Perëndimi sipas tij e ka të vështirë të hyjë në bisedime paqeje me Vladimir Putin.

“Mbajtja e Samitit me liderët e Ballkanit është një ngjarje rëndësishme për Shqipërinë dhe botën. Këtu meritë ka kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare që ka qenë në mbështetje të plotë për Ukrainën. Edhe në samite të OKB por edhe vizita në Ukrainë. Fakti që ky samit organizohet pas dy vitesh pushtimi ka një domethënie që me liderët e Ballkanit jepet mesazhi që nuk jemi për luftë por për paqe. Jeta në Kiev është një jetë normale ku aktiviteti ekonomik është normal përveç momentit ku ka sinjal për sulme. Vazhdohen të sulmohen fshatra që rrethojnë qytetin dhe jo metropolet. Njerëzit bëjnë një jetë normale, dërgojnë fëmijët në shkollë. Por situata është e vështirë në lindje të Ukrainës.

Në raste sulmesh kanë strehime. Mund të shkojnë aty. Në lindje sulmet janë më të shpeshta. Në perëndim rreziku nuk është dhe aq i madh. Fakti që Putin do të jetë në një mandat tjetër, do të thotë që lufta do të vazhdojë dhe jo të jetë në bisedime paqeje. Kjo do të jetë e vështirë edhe për perëndimin për bisedime paqeje me Rusinë. Lufta do të vijojë. Samiti i Tiranës është një mesazh shumë i fortë për Rusinë, për të pasur paqe dhe jo luftë. Lufta prodhon viktima të pafajshëm, por dëmtime ka pasur edhe nga forcat ruse. Mendoj se parashikimet për luftën nuk mund të bëhen. Nëse nis një konflikt është shumë vështirë për ta ndalur. Kur nis një konflikt zgjat me vite. Sidomos tani që Ukraina është një pikë strategjike në Evropë”, tha Agai.

Shkrimtari Bashkim Buxhovi nga Kosova, i cili ka jetuar me vite në Ukrainë tregon dhe përjetimet e tij nga vendi në luftë. Ai u largua nga Ukraina sapo filloi lufta dhe shton se ishte e vështirë të shikoje helikopterë që zbarkonin ushtarë. Nga ana tjetër, ai thotë se perëndimi i është gjetur pranë Ukrainës por ato duhen shtuar më shumë.

“Kam shkuar në Ukrainë në vitin 92’. Në momentin ku u shpërnda Bashkimi Sovjetik, Ukraina me ndërmjetësimin e SHBA nënshkruajti dokumentin për largimin e armatimit radioaktiv. Lirimin e Ukrainës nga armët bërthamore. Amerika si garant duhej të ndihmonte Ukrainën por edhe Europa po e ndihmon. Ukraina po i bën ballë. Në fillim ishte superfuqi por Ukraina bëri rezistencë të madhe me ndihmën  perëndimit. Jam pesimist, s’besoj se do kryhet kaq shpejt. Republikanët në Amerika po bllokojnë ndihmën për Ukrainën. Në mungesë të predhave Rusia ka kaluar në ofensivë. Menjëherë pas luftës  mora vendimin për të ikur nga Ukraina. Ishte vështirë, shikoheshin helikoptera që vinin me zbarku ushtarët.

Edhe nja dy tre vjet nuk besoj se përfundon. Krejt Rusia e ka humbur afrimitetin me botën. Putini është i gjykim në Hagë, si kriminel lufte. Nuk ka shanse me iu kthy botës prandaj i shkon deri në fund me luftë. Prandaj dhe perëndimi ia ka shtuar ndihmat shumë Ukrainës”, tha Buxhovi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja