-
Resortet e dhëndrit të Trump në Sazan? Rama: Po shqyrtojmë projektin! Nuk negociojmë interesa personale por pjesëmarrjen e shtetit në investim
"Një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku do të negociohet dhe pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim" Kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama projektin e dhëndrit të ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump për resortet në Sazan.
19 Mars 2024, 10:08 -
Dhëndri i Trump resorte në Sazan, Kryebashkiaku i Vlorës: Mirëpresim çdo investim
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, përgjatë komunikimit të tij për media, në investimin që po realizohet tashmë për rehabilitimin e rrugës së fshatit Bestrovë, i pyetur nga gazetarët, ka komentuar edhe aplikimin për investim të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit.
18 Mars 2024, 13:11 -
Media zvicerane 'Blick' i bën jehonë planeve të dhëndrit të Donald Trump për ishullin e Sazanit
Media zvicerane Blick i ka kushtuar një artikull planeve ambicioze të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, për ishullin e Sazanit në Vlorë dhe për ndërtimin e një hoteli në qendër të Beogradit.
18 Mars 2024, 08:13 -
Minxhozi: Dhëndri i Donaldit dhe një ëndërr naive me antikomunistë
Ky “ngatërrim” dhëndurësh, në fakt thjesht figurativ e pa lidhje, tregon në fund të rrugës kotësinë dhe naivitetin e kalkulimeve (për të disatën herë) që bëhen në “katundin” shqiptar, kur është fjala për amerikanët
17 Mars 2024, 13:20 -
Dhëndri i Trump aplikon për resorte në Sazan, Rama: Projekt ambicioz! Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s! E kthejmë ishullin në kurorën e turizmit
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Kryeministri Rama i ktheu përgjigje akuzave pas publikimit të projekteve të dhëndrit të ish President Trump për investime në Shqipëri. Ai i quajti delirantë ata që flasin për zona të mbrojtura ndërsa projektin në Sazan e cilësoi xhevahir. Rama kritikoi edhe vendimin e SPAK për sekuestron e Portit të Limionit, ndërsa paralajmëroi edhe investime private në ushtri
17 Mars 2024, 11:48 -
Detajet/ Investimi i dhëndrit të Donald Trump në Serbi, hotel luksoz në godinat Shtabit të Ushtrisë që u bombarduan nga NATO, projekti 1 mld dollarë
Dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, synon të investojë në bregdetin shqiptar, si edhe në Beograd. Mediat e huaja, por edhe vetë Kushner ka publikuar foto të projekteve.
16 Mars 2024, 21:35 -
Projekti turistik në bregdetin shqiptar, reagon dhëndri i Trump: I emocionuar
Dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, ka rikonfirmuar se synon të investojë në bregdetin shqiptar, duke ndërtuar disa komplekse turistike të mëdha dhe të veçanta në arkitekturë.
16 Mars 2024, 17:14 -
'New York Times' shkruan për projektet e dhëndrit të Donald Trump në Sazan dhe Zvërnec, po ndihmohet nga Richard Grenell
'New York Times' i ka kushtuar një artikull planeve të dhëndrit të Donalid Trump, Jared Kushner, për investime në Shqipëri në ishullin e Sazanit. I ndihmuar edhe nga Richard Grenell, Kushner pritet të ndërtojë një hotel dhe disa vila luksoze në Sazan.
16 Mars 2024, 10:37 -
Dhëndri i Trump resort turistik në Sazan e Zvërnec, ministria e Turizmit e konfirmon aplikimin e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner
Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon se kompania e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump ka paraqitur aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve për projekte. "Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur"
15 Mars 2024, 21:10 -
Bloomberg: Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turstike në ishullin e Sazanit, Zvërnec e Beograd! Investimi 1 miliardë dollarë (Foto)
Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron se ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd. Shkrimi shoqërohet dhe me disa foto të projektit të vilave në ishullin e Sazanit dhe në Beograd.
15 Mars 2024, 16:52