-
Reciprociteti me Serbinë/ Albin Kurti i vendosur pas kërkesës së BE: S'do ketë shtyrje të afatit për targat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor, ajo që ishte përcaktuar që në fillim.
25 Tetor 2022, 12:57 -
Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën dhe çështje rajonale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.
24 Tetor 2022, 15:21 -
Qeveria e re në Serbi, Ivica Daçiç zgjidhet Ministër i Jashtëm
Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç. Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.
24 Tetor 2022, 08:36 -
Osmani: SHBA-ja s’ka kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke me Serbinë! E vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.
23 Tetor 2022, 13:00 -
Kosova ‘merr’ liberalizimin e parë, lëvizje vetëm me kartë identiteti mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ministrat e jashtëm të BP kanë rënë dakord në Berlin për lëvizjen e lirë me karta identiteti mes shtetasve të rajonit, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale!
21 Tetor 2022, 18:04 -
Çfarë dihet për propozimin franko-gjerman?
Që nga viti 2012, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një dialog politik për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së. Aktualisht synohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve - gjë që ende nuk ka ndodhur. Dialogu është ndërprerë disa herë. Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh.
21 Tetor 2022, 10:10 -
Pas vizitës në Kosovë, Escobar mbërrin në Beograd: Pres vazhdim dinamik të dialogut
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”.
20 Tetor 2022, 12:37 -
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd paralajmëron Serbinë: Kjo nuk është 'nëna Rusi'
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare
19 Tetor 2022, 19:28 -
Debat në Këshillin e Sigurimit nën thirrjet për shmangie të retorikës Kosovë - Serbi
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse përshkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh tha se përshkallëzimi i retorikës gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
19 Tetor 2022, 11:40 -
I dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar takon Osmanin: Mbështesim aspiratat euro-atlantike të Kosovës
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe do të angazhohen për ta bërë këtë realitet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
19 Tetor 2022, 09:19 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon Vuçiçin në Beograd: Bisedë serioze dhe e përgjegjshme! Zgjidhje urgjente kërkojnë energjia dhe targat
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë serioze dhe të përgjegjshme dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjet e hapura në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
17 Tetor 2022, 10:39 -
Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë një propozim franko-gjerman për marrëveshje
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se bisedimet Kosovë Serbi kanë zgjatur shumë dhe është koha për përparim ndërsa perëndimi përballet me çështje të tjera të rëndësishme siç është lufta në Ukrainë
15 Tetor 2022, 09:38 -
Lajçak: Kosova dhe Serbia të mos e shpërdorojnë mundësinë për një marrëveshje para vitit 2024
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian në vitin 2024
13 Tetor 2022, 18:14