-
Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.
8 Gusht 2023, 16:20 -
Bërnabiç e vlerëson si mbështetje për Kurtin letrën e ligjvënësve evropianë e amerikanë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, më 8 gusht shkroi në X se letra e ligjvënësve evropianë dhe amerikanë, përmes së cilës ata kërkuan qasje më të ashpër ndaj Serbisë është “e mirëpritur”. Kjo është “provë e gjallë” që homologu i saj kosovar, Albin Kurti, në të vërtetë gëzon “mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.
8 Gusht 2023, 16:14 -
Eurodeputeti holandez ‘kritika’ BE-së: Shpresoj që në shtator Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese, kanë qasje izoluese dhe jo balancuese
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka deklaruar se në shtator pret nga Bashkimi Evropian të tërheqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës, në qershor të këtij viti si pasojë e mos deeskalimit të situatës në veri.
8 Gusht 2023, 14:57 -
-
Tensionet në veri të Kosovës, Michael Roth i Bundestagut gjerman bën thirrje për një strategji kushtuar lirisë dhe demokracisë
Ndërkohë që ligjvënësit evropianë dhe amerikanë, po kërkojnë një qasje më të ashpër të perëndimit ndaj Serbisë për ndërhyrjet e saj në Kosovë, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Micheal Roth bën thirrje gjithashtu për një strategji të besueshme në ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.
7 Gusht 2023, 12:01 -
Daçiç për reduktimin e forcave speciale në veri: Kurti po tallet me ndërkombëtarët, ne s’i pranojmë mashtrimet
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka vlerësuar se tërheqja e 25 për qind të forcave elitare të Policisë së Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri, nuk është hap drejt de-eskalimit të situatës atje, por përpjekje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të “mashtruar dhe tallur” Serbinë dhe Bashkimin Evropian.
6 Gusht 2023, 14:57 -
Ligjvënënësit europianë dhe amerikanë letër Blinken e Borrell: Duhet qasje e ashpër ndaj Serbisë! Jo politikë që bën Beogradin qendër të Ballkanit
Disa ligjvënës të perëndimit, mes të cilëve deputeti gjerman Michael Roth dhe senatori amerikan, Bob Menendez kërkojnë përmes një letre një qasje më të ashpër ndaj Serbisë për ndërhyrjet e saj në Kosovë. Letra e përbashkët i është drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe kryediplomatit të BE Joseph Borrel.
6 Gusht 2023, 14:08 -
-
Vuçiç: Serbia do të injorojë sanksionet amerikane ndaj politikanëve serbë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtete e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.https://www.zeriamerikes.com/a/7212412.html
5 Gusht 2023, 07:20 -
-
-
-
Kompania telefonike serbe, rrezikon t’i konfiskohet një pjesë e përfitimeve të saj në Kosovë
Nëse vërtetohet se kompania MTS d.o.o. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, do të gjobitet deri në dhjetë për qind të fitimit të përgjithshëm të realizuar kudo në botë gjatë vitit të fundit
1 Gusht 2023, 19:00 -
-
Për herë të parë pas tensioneve, dyqanet në veri të Kosovës pa produkte të Serbisë
Për herë të parë në periudhën e pasluftës, në Mitrovicën e Veriut, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, pothuajse nuk ka produkte nga Serbia. Mungesë e këtyre produkteve vërehet edhe në komunat tjera të Kosovës
31 Korrik 2023, 11:26 -
‘Octopus’, Rusia shfrytëzon grupet e djathta ekstreme në Serbi për të rritur ndikimin në Ballkan
Një raport i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Octopus, me seli në Prishtinë, vlerëson se Rusia po shfrytëzon grupet e djathta ekstreme në Serbi për të shtuar ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit
28 Korrik 2023, 19:57 -
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
Promovimi dhe shpjegimi i iniciativave të ndryshme politike të Qeverisë së Serbisë, përmes kontaktit me mediat dhe grupet përkatëse me seli në SHBA, është obligim i kompanisë amerikane, PR KARV Communications, nga kontrata e nënshkruar në korrik
28 Korrik 2023, 16:59 -
Tifozët e Crvena Zvezda shpalosën pankartën në stadium 'Kur ushtria kthehet në Kosovë!' Reagon ministri Çeku: Serbia mobilizon tifozëri për mesazhe lufte
Në ndeshjen miqësores mes Fiorentinës dhe Crvena Zvezdës, ndeshje kjo e zhvilluar dje në Beograd, tifo-grupi "Delije" i skuadrës serbe, u shfaq me një koreografi ku shkruante: "Kur ushtria kthehet në Kosovë".
27 Korrik 2023, 17:56 -
O'Brien: Pasojat e luftës ndjehen për dekada, por SHBA do të mbështesë rimëkëmbjen e vendeve nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor
James O’Brien, diplomati me përvojë që është emëruar për postin e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë paralajmëroi të mërkurën se pasojat e vuajtjeve që po shkakton Rusia në Ukrainë do të ndjehen për breza me radhë, por siguroi se SHBA dhe Perëndimi kanë modele që mund të ndjekin për rimëkëmbjen e saj.
27 Korrik 2023, 12:19 -