-
Hidhen themelet e banesave të dy familjeve në Kodër Kashar të prekura nga tërmeti, Ahmetaj: 3400 shtëpi në proces ndërtimi
Ahmetaj dhe Gjylameti vizituan anëtarët e dy familjeve, atë të Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku ka filluar rindërtimi i banesave. Ahmetaj tha se për rreth 4 javë shtëpia do të mbarojë dhe ata do të futen.
13 Gusht 2020, 13:42 -
Rindërtimi/ Ku do investohen 95 mln eurot e dhëna nga Italia për Shqipërinë, ku 5 mln janë grante! Ambasadori Bucci: Treguam se jemi vëllezër
Shuma e akorduar nga Italia për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për Shqipërinë do të fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës energjetike, forcimin e infrastrukturës së peshkimit dhe në sektorin e mbrojtjes civile për krijimin e një flote të re të emergjencave civile.
11 Gusht 2020, 13:04 -
Ahmetaj inspektim në Baldushk: Ndërtimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti nis në shtator
Në fund të muajit shtator do të nis ndërtimi i pallateve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj nga Baldushku tha se për ndërtimin e pallateve do të shkojnë 30 miliardë lekë. Ndërsa të gjitha banesat individuale në Tiranë sipas nënkryetarit të Bashkisë Arbian Mazniku përfundojnë para festave të nëntorit.
6 Gusht 2020, 15:29 -
Programi i Rindërtimit/ Shkolla 9-vjeçare 'Hasan Koçi' në Shkozet gati në nëntor, mjedise të reja për 600 nxënës
Shkolla do të ketë 10 klasa të ciklit të ulët, 8 klasa të përgjithshme për ciklin 9-vjeçar dhe 4 laboratorë, 1 bibliotekë, palestër dhe fushë sporti të hapur, infermieria, dhoma e posaçme për psikologun dhe mjediset ndihmëse të shërbimit.
5 Gusht 2020, 20:24 -
Rindërtimi në Tiranë/ 5.6 mln dollarë grante cash për riparimin e banesave! Rama: Pagesën do e marrin të gjithë! Veliaj: Të premten nis ndërtimi i 50 banesave individuale në Farkë
Qeveria ka nisur shpërndarjen e granteve prej 5.6 milionë dollarë për riparimin dhe meremetimi vetjak i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë. Nga këto grante përfitojnë banorët e atyre banesave të cilat kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme dhe që kanë nevojë vetëm për rikonstruksione të lehta, duke marrë pagesë me para në dorë.
14 Korrik 2020, 11:50 -
8 mld lekë për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Ahmetaj: 2.5 mld lekë vetëm për Durrësin! Rama: Në tetor dorëzojmë banesat e para
Në Bashkinë Durrës ka filluar shpërndarja e granteve cash për rikonstruksionin e banesave që kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme, ku kapin shifrën prej 2.5 miliardë lekë dhe përfitojnë 7500 banorë.Në total për riparimin e banesave janë 8 mld lekë në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti.
11 Korrik 2020, 12:52 -
Ahmetaj: Javën e ardhshme nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)
Javën e ardhshme do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Vora ku ishte për inspektimin e punimeve për ndërtimin e një shkolle.
8 Korrik 2020, 12:45 -
Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Do të ndërtohen 522 banesa, sheshe e shkolla në Kurbin
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një lidhje online me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum me bën me dije se përveç banesave do të rindërtohet edhe sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare.
2 Korrik 2020, 19:45 -
Rindërtimi i 'Sami Frashërit', Ahmetaj i përgjigjet 'cinikëve': Do ndërtojmë 2400 shtëpi individuale
Sot është prezantuar projekti për rindërtimin e shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky është premtim i mbajtur i qeverisë.
26 Qershor 2020, 17:52