3400 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë në proces ndërtimi dhe punimet vazhdojnë edhe në 10 bashki të tjera. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, së bashku me deputeten e zonës Blerina Gjylameti ishin sot në Kodër Kashar, një ndër zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata vizituan anëtarët e dy familjeve, atë të Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku ka filluar rindërtimi i banesave. Ahmetaj tha se për rreth 4 javë shtëpia do të mbarojë dhe ata do të futen në banesën e re. Pas tërmetit të 26 nëntorit ata qëndruan në qiell të hapur dhe më pas u vendosën në një çadër.
"Janë rreth 53 shtëpi që po ndërtohen ne zonën e Kasharit , Zallherit dhe Shëngjegjergjit. Zona e Kasharit ka qënë një nga zonat e prekura nga tërmeti . Janë bërë 530 aplikime për DS1 DS2 DS3 një pjesw e madhe janë dëmtuar dhe një pjesë e banorëve kanë marrë shpërblimin. Janë 200 aplikime për DS4 dhe DS5", tha nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.
"Punimet kanë filluar dhe janë në një fazë të avancuar, gjithashtu kanë filluar punimet për shtëpitë individuale në Tiranë dhe për shtëpitë individuale jashtë Tiranës në 10 bashki të tjera. Rreth 3400 shtëpi janë në proces prokurimi dhe ndërtimi , 140 milionë dollarë në zonën e Tiranës, ne dy poliqendrat '5 Maj' dhe Kombinatit. Në fillim të shtatorit do hapen themelet e pallateve në të gjithë zonat e tjera , në Durrës po shpërndahen nga qeveria 34 milion dollar për grantet. Gjatë muajve korrik dhe gusht qeveria po shpërndan grantet DS1 DS2 DS3 rreth 80 milion dollar. Shkollat janë në një proces të avancuar", tha Ahmetaj.
Siç kanë filluar të ndërtohen në Kodër Kashar, kështu po ndodh edhe në Farkë, Baldushk e Zall Herr.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor 2024, 14:52
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor 2024, 11:21
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor 2024, 20:20
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor 2024, 13:48
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor 2024, 16:22
-
Kuvendi/ Gjylameti ironizon opozitën për amendamentet: Si Liza në botën e çudirave! Spiropali i 'tërheq veshin': Më shumë respekt për Lizën...
3 Dhjetor 2024, 18:37