Rindërtimi/ Ku do investohen 95 mln eurot e dhëna nga Italia për Shqipërinë, ku 5 mln janë grante! Ambasadori Bucci: Treguam se jemi vëllezër

Shuma e akorduar nga Italia për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për Shqipërinë do të fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës energjetike, forcimin e infrastrukturës së peshkimit dhe në sektorin e mbrojtjes civile për krijimin e një flote të re të emergjencave civile.  

Pas marrëveshjes së firmosur nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ambasadori italiane Fabrizio Bucci, nga shuma totale prej 95 milionë euro, 90 milionë do të jenë në formën e kredisë së butë dhe 5 milionë euro janë grante.

Gjatë fjalës së tij ministri Ahmetaj bëri detajimin e qartë të shumës se ku do investohej si pjesa në formë kredie dhe granti. Në fondin e grantit nga Italia, 3 milionë euro do të shkojnë për rindërtimin e ndërtesave publike në një nga zonat e reja në zhvillim në Tiranë.

"Falenderojmë kontributin e Italisë prej 95 milionë euro, ku 5 milionë euro janë në formë granti. Nga këto 3 milionë euro do të shkojnë  për rindërtimin e ndërtesave publike në një nga zonat e reja për zhvillim në Tiranë, 1 milionë euro për shkollën profesionale në trajnimin e zanateve të detit dhe 1 milionë euro për infrastrukturën energjetike dhe mbrojtjen civile. Kontributi në formë kredie të butë prej 902 milionë euro me interesa modeste, do të ndahet në 35 milionë euro për infrastrukturën energjetikë, ku do të përfshihet dhe linja energjetike me Malin e Zi dhe linja detare energjetike me Italinë. 30 milionë euro do të shkojnë për sektorin e mbrojtjes civile dhe krijimin e një flote të re të mjeteve të emergjencës, ndërsa 25 milionë euro për forcimin e infrastrukturës së peshkimit", tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci  tha se dy vendet kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe se i janë gjendur gjithmonë njëra-tjetrës në vështirësi.

"Kjo dëshmon marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes dy vendeve qe janë më shumë se vendet mike, janë vëllezër pasi Itali dhe Shqipëria janë gjetur njëra-tjetrës në momente të vështira. Shuma e 95 milionë euro është e ndarë në 5 milionë euro grante dhe 90 milionë euro në formë kredie të butë   që do të lëvrohen në sektorët kyç të ekonomisë", tha Bucci.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj